Author: G. R.

2024-ta do të sjellë rregulla më të ashpra për shoferët në Austri. Ato do të hyjnë në fuqi nga muaj mars. Ata që i shkelin rregullat e komunikacionit e sidomos tejkalojnë shpejtësinë do të mund t’ju konfiskohet vetura. Siç raportojnë mediat austriake, nëse në zonat urbane kufiri i shpejtësisë tejkalohet me më shumë se 60 km/h, automobili mund të konfiskohet menjëherë Po ashtu edhe jashtë një vendi të populluar, nëse shpejtësia tejkalohet me më shumë se 70 km/h, automjeti mund të merret në vend.

Read More

Gjatë panairit CES 2024, Samsung prezantoi ekranin e parë transparent në botë MicroLED. Kompania jugkoreane prezantoi tre ekranet e ndryshme transparentë MicroLED me dizajnë paksa të ndryshme, transmeton Telegrafi. Dy modele demo përmbajnë xhamë të errësuar, duke e bërë më të lehtë anashkalimin e objekteve shpërqendruese pas panelit, ndërsa ekrani i tretë transparentë si xham i zakonshëm dhe ka një dizajn pa korniza. Kur shikohet drejtpërdrejt, sipas vizitorëve në kabinën e Samsung, përmbajtja në këto ekrane duket pothuajse si një hologram që fluturon në ajër. Të gjithë njësitë që u demonstruan kanë një ekran që është vetëm rreth një centimetër…

Read More

Brenda 4 vjetëve nga Kosova janë larguar më shumë se 156 mijë banorë, që në përqindje i bie 8.85% e popullsisë së vendit. Sipas të dhënave të fundit të publikuara në portfolion vjetore të emigrimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është vlerësuar se deri në fund të vitit 2022 mbi 949 mijë banorë jetojnë jashtë vendit. “Për periudhën 2018-2022 vlerësohet se nga Kosova janë larguar 156,080 banorë apo rreth 8.85% e popullsisë së vendit. Më tutje në raport thuhet se emigrimi i rregullt i shtetasve të Republikës së Kosovës me leje të vlefshme qëndrimi në shtetet anëtare të BE-së…

Read More

Pasi konkurrenti i Big Brother VIP Kosova Gani Gërmia ka marrur vendimin që të lë shtëpinë më të famshme në vend, disa nga banorët nuk e kanë përshëndetur fare. Ata të cilët nuk e kanë përshëndetur fare kanë qenë Ylli dhe Santiana ku kanë biseduar rreth Ganiut dhe se sipas Yllit kështu ndodh kur nuk mendon se çfarë flet. Ylli duke qeshur ka thënë se ndjehet keq që nuk ka mundur ta përshëndet Ganiun, edhe Santiana i ka bërë pyetje Blerandos rreth daljes së Ganiut.

Read More

Jonathan Majors këmbëngul se ai “nuk ka goditur kurrë një grua” pasi u dënua për sulm ndaj ish-partneres së tij. Ylli i “Marvel”, i cili është hedhur poshtë nga Disney dhe Marvel Studios pasi u shpall fajtor në gjykatë, bëri një intervistë përpara dënimit të tij. 34-vjeçari u akuzua për sulm dhe ngacmim të rëndë mes pretendimeve se ai sulmoi të dashurën e tij të atëhershme, Grace Jabbari. Ish-partnerja e tij pati lëndime të lehta në kokë dhe qafë, por ylli i “Creed III” mohoi të gjitha akuzat e bëra kundër tij. “Isha i pamatur me zemrën e saj, jo…

Read More

Në platformën e-Kosova janë lansuar katër shërbime të reja të Ministrisë së Shëndetësisë. E para, kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar; 2. Kërkesë për ndryshim të mjekut familjar; 3. Kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar për persona tjerë; 4. Kërkesë për ndryshimin e mjekut familjar për persona tjerë, thuhet në njoftim. Këto shërbime merren duke ndjekur këta hapa: 1. Hapja e Platformës eKosova; 2. Identifikimi në Platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit; 3. Klikimi mbi shërbimin “Shëndetësia”. Ky shërbim është aktiv për katër komuna, Prishtinë QMF në Ulpianë dhe Bregu i Diellit, Prizren, Lipjan dhe Istog.

Read More

Pas një sezone të ngjeshur me koncerte e ahengje familjare, këngëtarja Shkurte Gashi ka gjetur kohë për t’i kaluar disa ditë pushimi në një vend bregdetar. Përmes ‘Instastory’ ajo zbuloi se gjendet në Afrikë bashkë me familje. Edhe pse në Kosovë po shënojnë temperaturat minus, artistja ka vendosur që t’i ik të ftohtit dhe të shijojë bukurinë e këtij vendi përrallor. Kujtojmë që projekti të cilin e lansoi së fundmi ishte në duet me Ermal Fejzullahun ku në kanalin ‘Youtube’ ka arritur të marrë miliona klikime.

Read More

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në ‘Golden Globes’. Ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi glamuroz teksa ka theksuar linjat trupore. Përmes disa pozave atraktive ajo ka falënderuar këtë event për mbrëmjen e bukur, e që pati edhe një ‘kritikë’. Artistja tha që mungonte një karrige për t’u shtrirë.

Read More

Këngëtarja simpatike, shumë e dashur për publikun, Kida, nuk dëshpëron asnjëherë me fotografitë që sjell në rrjetet e saj sociale. Kida edhe këtë herë mahniti fansat e saj duke u paraqitur shumë aktraktive, në postimin e fundit që bëri në Instagram. Bukuroshja tregoi linjat e theksuara për të cilat ushtron në palestër. Ajo gjithashtu shfaqet e veshur me mjaftë stil, teksa grimi dhe flokët e kompletojnë dukjen magjepsëse të Kidës. Ndryshe, kënga e fundit e artistes është në bashkëpunim me reperin Buta dhe mbanë titullin “Mesazh” e cila po ashtu është pëlqyer mjaftë shumë nga publiku.

Read More