Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Dea Vieri është një tjetër banore që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP3. Ajo u fut mbrëmjen e djeshme, ndërsa në klipin e saj prezantues tha se do të donte një djalë serioz. Dea u shpreh se është single, ndërsa ishte e hapur për njohje të reja. “Jam Dea Vieri. Jam 26 vjeç. Kam studiuar ekonomi, por nuk e kam ushtruar kurrë profesionin tim. Kam punuar dy vite si stjuardesë. Kam qenë pjesë e një reality-shoë dashurie. Më keni parë në “Trotuar” në “E Diell”. Jam shumë e ndjeshme, bëhem me pika loti shumë kollaj.
Bota është e shqetësuar për ajsbergun më të madh – A23a, i cili ngadalë po udhëton nëpër Oqeanin Jugor. Shumë po pyesin se ku po shkon kjo pjesë gjigante akulli dhe çfarë mund të thotë për vendet që do të takojë gjatë rrugës. Siç është raportuar më parë, në vitin 2018 ajsbergu u shkëput nga Larsen C në Antarktidë. Ajsbergu është katër herë më i madh se Nju Jorku. Ajsbergu aktualisht po lëviz në drejtimin verilindor, duke tërhequr interesin e shkencëtarëve pasi duket se po i afrohet Gjeorgjisë Jugore, një ishull në rajonin nën-Antarktik. Kjo ngre pyetje dhe frikë në lidhje me…
Nutricionistja Alexa Bickhart dhe dietologia Samantha Peyser kanë përshkruar disa gjëra që duhen pasur parasysh nëse po planifikoni të kaloni në një mënyrë jetese vegane. 1. Dieta vegane nuk është për të gjithë “Ndjekja e një diete vegane mund të jetë më sfiduese për dikë që tashmë kërkon kufizime të tjera dietike”, tha dietologia Alexa Bickhart për Huffpost. Ajo thotë se veganizmi mund të jetë sfidues për njerëzit që duhet të shmangin rreptësisht glutenin ose ata me probleme të tretjes që nuk mund të tolerojnë një dietë me fibra të lartë. Edhe njerëzit që thjesht nuk i pëlqejnë disa ushqime…
Banorja e Big Brother Vip, gazetarja Lediona Xheladinaj komentoi sot edhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, që është dhe babai i vajzës, duke thënë se me të ka një marrëdhënie të mirë. Por Lediona gjithashtu u shpreh se vajzën e ka rritur me shumë vështirësi, e vetme, dhe madje e ka lënë në shtëpi vetëm dhe pa ngrënë pasi i është dashur të bëjë 3 punë. Në fakt, këto pretendime bien ndesh me komentin e lënë nga Jorgen Xoxi që është ish-bashkëshorti i Lediona Xheladinajt dhe babai i vajzës së saj. Ky i fundit duket i revoltuar që Lediona i…
Nesër në ora 15:00 Avokati serb Cedomir Stojkoviq do të vendos lule në varrin e Blerima Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Kosovë, ashtu siç bëri Nikolla Sanduloviq. Ky është njoftimi që ai ka dhënë në platformën X. Veprimi i avokatit vjen pasi Sanduloviq u rrah dhe u arrestua për këtë veprim. “…dhe pastaj do të vij në Beograd të dorëzohem tek autoritetet! Në këtë mënyrë i sfidoj autoritetet që të më arrestojnë më pas (dhe të më rrahin nëse duan) dhe të tregojnë se në Serbi ekziston një rregull i ri antihisist, antievropian, anti-civilizimi dhe vandal, sipas të cilit…
Josef Fritzl, austriaku që përdhunoi dhe burgosi vajzën e tij në një burg të ndërtuar nën shtëpinë e tij për 24 vjet, po kërkon lirimin nga burgu, sipas avokatit të tij. Fritzl, 88 vjeç, mund të transferohet në një shtëpi pleqsh, nëse avokatja e tij, Astrid Wagner, është e suksesshme në apelimin e saj në emër të tij, raporton The Guardian. Inxhinieri elektrik u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009 për përdhunimin, inçestin dhe burgosjen e vajzës së tij, Elisabeth, dhe shtatë fëmijëve që ajo kishte me të, një prej të cilëve u konsiderua nga gjykata se ishte vrarë…
Ish-konkurrentja e “Perputhen” dhe “DWTS”, Ina Kollçaku, ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit ku shprehet se ndihet sikur është shtatzënë. Ina e mbylli me kaq shkrimin e saj dhe nuk ka dhënë detaje të tjera. Ajo është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan momente nga përditshmëria e saj. Ina pasi mori pjesë në spektaklin e kërcimit tregoi shumë nga karakteri i saj, duke e lidhur në këtë mënyrë më shumë edhe me ndjekësit.
Në një intervistë për revistën Rolling Stone, Dua Lipa foli sinqerisht për mendimin e saj në lidhje me luftën në Gaza, duke bërë thirrje edhe një herë për një armëpushim. Dua Lipa tha se ndërsa si një yll i muzikës, ndoshta është “më e lehtë të jesh apolitik”, ajo ndihet e detyruar të flasë hapur për luftën midis Izraelit dhe Hamasit dhe të vazhdojë të bëjë thirrje për një “armëpushim humanitar”. “Unë nuk mendoj se ka një diskutim të thellë për luftën dhe shtypjen. Është diçka që e kemi parë të ndodhë vazhdimisht,” i tha ajo Rolling Stone. Ajo shtoi…
Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Gjakovë, pasi e njëjta kishte deklaruar rrejshëm lidhur më një zhdukje. Rasti është cilësuar si “Person i zhdukur-i gjetur dhe deklarim i rremë”. “Më 16.01.2024 është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se ka deklaruar rrejshëm lidhur me zhdukjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së,
Pas disa javësh nga eliminimi i saj nga Big Brother VIP Kosova, këngëtarja Monika Salihu ka ndarë ndjenjat e saj të zhgënjimit në lidhje me respektimin e riteve të saj fetare brenda shtëpisë. E folur hapur për këtë çështje, ajo ka rrëfyer në “Studio A” se përpara hyrjes në program kishte një kërkesë të qartë dhe të rëndësishme për të. “Kushti im numër një ka qenë praktikimi i Namazit”, është shprehur Monika. Ajo tregon se ka diskutuar këtë kërkesë me ekipin e produksionit dhe kishte shpresuar që këto momente intime dhe personale të besimit të saj të mos transmetoheshin për…