Author: G. R.

Shkencëtarët kinezë po eksperimentojnë me një lloj të ri të coronavirusit që shkakton 100 për qind ngordhjen e minjve të “humanizuar”. Virusi vdekjeprurës, i njohur si GX_P2V, sulmoi trurin e minjve të krijuar për të pasqyruar një përbërje të ngjashme gjenetike me njerëzit, sipas një studimi të publikuar javën e kaluar në Pekin, raporton New York Post. “Kjo nxjerr në pah rrezikun e përhapjes së GX_P2V tek njerëzit dhe ofron një model unik për të kuptuar mekanizmat patogjenë të viruseve të lidhura me SARS-CoV-2”, shkruajnë autorët. Virusi vdekjeprurës është një version i dyfishuar i GX/2017, një lloj i coronavirusit që…

Read More

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku për pasojë një person ka mbetur i lënduar. Policia ka bërë të ditur se për shkak të pakujdesisë një veturë ka goditur veturën tjetër, shkruan Arbresh.info. Rasti është në procedurë të rregullt. “Mitrovicë 19.01.2024 – 10:30. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia, ka shkaktuar aksidentin duke goditur një automjet tjetër, ku si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime një person. Rasti në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë./

Read More

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar lidhur me gjendjen e rrugëve që çojnë në pikat kufitare. Siç shihet edhe në fotografinë më poshtë rrugët që të çojnë në pikat kufitare janë të kalueshme, gjersa magjistralja Prishtinë-Mutivodë është e kalueshme, por me vështirësi. Gjithashtu për këtë rrugë raportohet edhe për mjegull. QKMK njofton se edhe rruga Pejë-Kullë është e kalueshme, Prishtinë-Merdar po ashtu e kalueshme, Gjilan-Dheu i Bardhë e kalueshme.

Read More

Ish-konkurrentja e fundit e eliminuar nga Big Brother VIP Kosova, Alba ka qenë e pranishme sonte në spektaklin ‘Prime’. E derisa Alba ishte në skenë, u transmetua një video material me mesazhet e saj për banorët aktualë të shtëpisë. Ajo i përshëndeti pothuajse të gjithë, veçse për Kaderin, Lumbardhin e Blerandon nuk pati koment. Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.

Read More

Një e mitur është zhdukur në fshatin Gadime e Ultë në Lipjan. Rastin në Policinë e Kosovës e ka paraqitur vëllai i saj, duke dhënë detaje se ajo me datën 18 janar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke e hetuar rastin. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e cekur motra e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Read More

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) kanë thënë se nuk do ta përjashtojnë Izraelin nga pjesëmarrja në “Eurovision Song Contest 2024”. Siç raporton gazeta suedeze Aftonbladet, EBU beson se Radio Televisioni Publik i Izraelit (KAN) i plotëson të gjitha kriteret për të konkurruar në festivalin evropian, shkruan WiwiBloggs. EBU tha në një deklaratë: “Eurovisioni është një garë ndërmjet organizatave të shërbimit publik nga e gjithë Evropa dhe Lindja e Mesme që janë anëtare të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU). Është një konkurs për transmetuesit – jo qeveritë – dhe transmetuesi izraelit ka marrë pjesë për 50 vjet në festival”. Organizatorët e festivalit…

Read More

Për shkak të përbërjes së jashtëzakonshme, për shumë vjet me radhë, mjalti është trajtuar si një ushqim i shenjtë dhe një nga recetat më efektive natyrore për trajtimin e një sërë sëmundjesh. Por, a keni dëgjuar për kombinimin e mrekullueshëm të mjaltit dhe ujit? Efektet pozitive të këtij kombinimi: Një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë ka përbërjen e njëjtë me plazmën e gjakut – një lëng i verdhë që merret pas centrifugimit të qelizave të gjakut. Ndihmon tretjen dhe zgjidh problemet e zorrëve. Forcon sistemin imunitar, shëron ftohjet dhe bronkitin ashtu si edhe pastron mukozën…

Read More

Shtetasit shqiptarë vijojnë të kryesojnë në raport me shtetasit e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për numrin e lartë të kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Evropiane për Azilin, publikuar të premten, shqiptarët paraqitën vetëm gjatë muajit nëntor të vitit 2023 rreth 892 aplikime për azil në vendet e Bashkimit Evropian. Shqiptarët pasohen nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut, me 711 aplikime, shtetasit nga Serbia që kishin paraqitur 507 kërkesa, nga Kosova me 281 kërkesa, nga Bosnja me 127 kërkesa dhe nga Mali i Zi me 30 kërkesa për azil.…

Read More