Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Është gjetur vajza 14-vjeçare për të cilën është raportuar se ishte zhdukur që nga e marta. Lajmin e ka bërë të ditur Rivdan Tahiri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook. “Të dashur vullnetar dhe qytetar. Vajza e lajmëruar e zhdukur është gjetur shëndosh e mirë. Faleminderit Policisë (Prizren)”, ka shkruar ai.
Banorët e BIg Brother VIP Albania, Arta Kabashi dhe Romeo Veshaj janë zgjuar nga gjumi plot energji dhe duke vallëzuar me njëri-tjetrin. Arta me flokët e lagura nga dushi u shfaq duke kërcyer para pasqyrës, ndërsa krehte flokët në ritmin e muzikës, e pastaj Romeo i mbështjellë vetëm me një peshqir pas dushit të tij, iu afrua asaj me një buzëqeshje dhe gati për të ndarë energjinë e saj pozitive. Dyshja kërcyen të ngjitur me njëri-tjetrin. Romeo u largua për të vazhduar përgatitjet e tij për ditën, Arta vazhdoi të shijojë ritmin e muzikës e vetme para pasqyrës.
Modelja shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram së fundmi, pasi ka ndarë disa imazhe ku shfaqet jashtëzakonisht atraktive. Bukuroshja është fotografuar në rreze të diellit, duke vënë në pah stilin e saj unik dhe figurën impresionante.
Konkurrenti i eliminuar i javës, Buci ka dhënë një deklaratë bombastike në spektaklin ‘Prime’, derisa iu drejtua një pyetje e vështirë. “Kush e meriton të fitojë këtë edicion të BBVK?”, ishte pyetja drejtuar Bucit. Dhe përgjigja e tij ishte e thjeshtë – “Santiana”, tha a
Kendall Jenner duket se nuk e ndjenë të ftohtin, pasi kur doli me një veshje zbuluese për darkë në Aspen, Kolorado, të enjten. Modelja 28-vjeçare kishte mjaft lëkurë të ekspozuar ndaj borës që binte dhe temperaturave të ftohta, ndërsa doli nga makina e saj me një mini fustan ngjyrë hiri, shkruan DailyMail. Ajo po takohej me familjen, duke përfshirë motrat e saj më të mëdha Kim dhe Khloé Kardashian.
Tradhtia është pa diskutim një veprim që sjell shumë pasoja, por në shumë raste, zgjat disa kohë, derisa vërehet. Disa shenja e tregojnë qartazi tradhtinë, ndërsa disa të tjera duan më shumë vigjilencë dhe intuitë. Cilat janë ato? Partneri/ja ndryshon papritur shijet muzikore Të akuzon ty për tradhti Nëse është duhanpirës/e, ndryshon paketën e cigareve Ndryshon orarin e gjumit Është gjithnjë i/e çorientuar Ka ndryshime të befta humori, të cilat nuk lidhen me zënkat mes jush Të bën dhurata pa shkak, sepse ndihet në faj Miqtë e tij/saj ndihen paksa nervozë kur ti je vërdallë Nëse ti e pyet për…
KEDS-i njoftoj se disa dalje janë jashtë funksionit në Gjakovë dhe Pejë dhe se ekipet janë në terren. KEDS-i ka theksuar se po punohet intensivisht në rikthim të energjisë. “Paralajmërimet e djeshme për përkeqësim të motit përgjatë natës dhe ditës së sotme, kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, kryesisht në zonat më të afektuara në rajonin e Gjakovës dhe Pejës. Në rajonet e afektuara nga reshjet e borës dhe erërat e forta, disa dalje janë jashtë funksionit. KEDS ka angazhuar ekipe shtesë me qëllim të rikthimit në funksion të tyre”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Një kosovar i moshes 37 vjeç dhe zviceranja 26 vjeçe në Cyrih janë arrestuar për ikjen nga policia, transmeton albinfo.ch. Pak para orës 8 të mëngjesit të së premtes, një patrullë patrulle vuri re një kamion dërgesash në Gubelstrasse në Distriktin 11 që nuk lejohej të parkonte. Kur shoferi i kamionit të dërgesës vuri re makinën e patrullës, ai papritmas u kthye për në Hofwiesenstrasse dhe iku. Makina e patrullës ka shkuar menjëherë pas mjetit që ka ikur. Pavarësisht dritave blu dhe borisë dhe kërkesës për të ndaluar, drejtuesi i furgonit ka vazhduar të ikë nëpër disa rrugë në lagjen…
Banorët e Big Brother VIP Kosova, Ardi, Mirdoni dhe Blerando kanë diskutuar se me kë do të mbajnë kontakt edhe pasi do të dalin nga shtëpia. Mirdoni është shprehur se janë katër ose pesë persona me të cilët do të flasë edhe jashtë shtëpisë. Ndërsa Blerando a thënë se brenda shtëpisë do ua jap dorën dhe do e kryejë me ta. Edhe Ardi ka thënë se do të mbajë kontakt me një numër të madh banorësh.
Ajo ka thënë prej vitesh se vajza e saj më e vogël Chicago i ngjan asaj. Dhe Kim Kardashian e rriti krahasimin të enjten, kur postoi foto kur ishte fëmijë, pranë Chicago. Edhe pse vajza gjashtëvjeçare tashmë ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me nënën e saj tani, krahasimi ishte edhe më i fortë kur fotografia e saj u përball me njërën nga fotografitë e Kimit në të njëjtën moshë me vajzën e saj.