Author: G. R.

Konkurrenti nga Kosova, Meriton Mjekiqi ka treguar një afërsi të dukshme me vajzat aty brenda. Por, Meritoni dhe Rike janë më shumë të afërt, ku nuk mungojnë puthjet dhe përqafimet. Dyshja ka ndarë edhe momente të veçanta në lavanderi, ku janë parë të qëndrojnë të përqafuar për një kohë të gjatë. Mbetet për të parë se si do të vazhdojë raporti mes dyshes.

Read More

Një qytetar i Prishtinës është kafshuar gjatë ditës së djeshme në këmbën e majtë nga qentë endacakë. Viktima ka treguar se rasti ka ndodhur gjatë ditës afër Shtëpisë së të Moshuarve në kryeqytet. Ai thotë të jetë trajtuar në QMF 3, ndërsa thekson se është duke e vazhduar pastrimin e plagës. “Deri kur kështu, të cenohemi nga lëvizja prej rrezikut që na vjen nga qentë endacakë”, ankesen e tij e ka adresuar te faqja “Ju Flet Prishtina”.

Read More

Komuniteti turk në Gjermani pret 50.000 aplikime për natyralizim prej banorëve me rrënjë turke këtë vit, si në vjetët e ardhshëm, pas reformës së kryer prej Gjermanisë në ligjin për shtetësi. Besoj që në periudhë afatgjatë, 1.5 milion shtetas me origjinë turke në Gjermani, që nuk e kanë ende shtetësinë gjermane, do të kenë shtetësi të dyfishtë”, ka thënë Gokay Sofuoglu për mediumin gjerman RND. Komentet e tij kanë ardhur një ditë pasi Bundestagu ka miratuar një reformë në ligjin për shtetësi, që synon shkurtimin e kohës për posedim të pasaportës gjermane, dhe u mundëson banorëve që të kenë më…

Read More

Paul Walker, i njohur më së miri për rolin e tij si Brian O’Conner në serinë e filmave “Fast & Furious”, refuzoi 10 milionë dollarë në vitin 2003 kur iu ofrua roli i një prej superheronjve më të famshëm në histori. Aktori, i cili u vra në një aksident automobilistik në vitin 2013, refuzoi të luante Supermenin. Matt Luber, menaxheri i Walker dhe Oakley Lehmann, shpjeguan se çfarë ndodhi saktësisht në dokumentarin për jetën e aktorit, “Unë jam Paul Walker”. “Mendoj se ishte një marrëveshje prej 10 milionë dollarësh dhe ai ishte i pari. Ai donte ta bënte, e dija se…

Read More

Prej më shumë se një viti, Dani Alves është i mbyllur në një burg të Barcelonës ku akuzohet për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në tualetin e një diskoteke. Braziliani pritet që në fillimin e muajit shkurt të dalë para trupës gjykuese dhe të prezantohet me masën ndëshkimore. Në rast se akuza vërtetohet, 40-vjeçari rrezikon deri në nëntë vite burg. Ndërkohë, mediat bëjnë të ditur se në përpjekje për të përgatitur mbrojtjen e tij së bashku me avokatin kanë vendosur të ndryshojnë dëshminë për herë të pestë. Kështu, para trupit gjykues, Alves do të deklarojë se atë mbrëmje ka qenë…

Read More

Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania 2, Zhaklina Lekatari ka komentuar pak për ecurinë e edicionit të ri të këtij formati në Kosovë si dhe në Shqipëri. Ajo vlerëson se Big Brother VIP Kosova 2 ka kopjuar strategjitë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania 2, ndërsa BBVA3 ka shkuar një nivel më lartë duke zbuluar strategji të reja. “Big-u i Kosovës po më duket se ka marr strategjinë që ka ndjekur Big-u i Shqipërisë vjet, dhe Big-u i Shqipërisë ka ndërruar strategji sivjet, sepse do të shihnim dy Big-e me tematika të njëjtë. Unë nuk jam absolutisht…

Read More

Mohammed Al Gandur kishte menduar prej muajsh, jo vetëm ditën e dasmës por edhe festën, njerëzit, muzikën, ëmbëlsirën dhe dhuratat që do t’i bënte nuses së tij. Por ëndrrat e tij dhe të bashkëshortes, u shkatërruan nga bombat mbi shtëpitë e të dyve, që prej nëntorit., Kësisoj edhe dasma, siç ishte paracaktuar nga dy familjet, u mbajt në tendë, në jug të Gazës, atje ku mijëra familje kanë gjetur strehë, në këtë dimër të acartë, nga moti dhe lufta, vetëm pak metra më tutje. Edhe pse nga bombat mbi shtëpi, Shahad humbi gjithçka, fustanin e nusërisë dhe bizhuteritë, ajo përsëri…

Read More

Justin Timberlake ka publikuar pak nga kënga e tij e re, “Sefish” (“Egoist”), duke shënuar kështu rikthimin në muzikë. “Selfish” është pjesë e albumit të tij të ri “Everything I Thought It Was”. “So I get jealous/ I can’t help it/ I want every bit of you/ I gues I’m selfish”, këndon ai në një teaser 33-sekondësh të publikuar në kanalin e tij të YouTube-it dhe në rrjetet sociale. Kënga e plotë do të publikohet më 25 janar.

Read More

Debatet mes Merit dhe Roza Latit janë intensive, pasi ato debatojnë çdo moment me njëra-tjetrën. Në një bisedë me Eglën, Meri Shehu tregon se është kapur sërish me Rozën, këtë herë sepse i tha që mjekra e saj duket silikon. Sipas saj Roza i është kthyer duke i thënë se “do ia shkulte flokët dhe ekshtejshënat”. Meri Shehu: I thashë ja kjo mjekra duket si silikon. Kaq dhe ika dhe më tha mua moj kë quan ti…? I thashë moj je në terezi ti? I thashë je mirë ti moj? Po unë të shkul flokët, të shkul ekstejshënat, e di…

Read More