Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Shqipja ka zhvilluar një bisedë me Adrin në lidhje me raportin e saj për Mirdonin dhe Ardin. Ajo është shprehur se nuk priste reagime nga Mirdonin, sepse u shpreh se për Ardin nuk i ka interesuar kurr. “Me Mirdonin kam pasë afrimitet edhe nuk e prisja nga ky, se mua për Ardin s’më ka interesuar kurrë”, është shprehur ajo.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë promovimin e librit “Pushteti dhe intelektualiteti” në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova. Botimi i librit është bërë nga Fondacioni “Ibrahim Rugova, ndërsa Abdixhiku në këtë rast ka thënë se libri ka të bëjë me mendimin politik, letrar e kulturor të Ibrahim Rugovës. Me anë të një postimi në Facebook, lideri i LDK-së ka theksuar se Rugova ishte një epokë dhe pas vete la një trashëgimi të pasur intelektuale dhe një trashëgimi politike, me rezultate të papërsëritshme e monumentale. Mes tjerash, ai bërë të ditur se ka bërë…
Arteriet janë kanale, të cilat kanë një funksion shumë të rëndësishëm për zemrën, duke e dërguar gjakun me oksigjen në zemër dhe duke e hequr gjakun që përmban dioksid karboni. Mirëpo në rastet kur arteriet janë të bllokuara nga yndyra apo kolesteroli, gjaku nuk mund të qarkullojë mirë dhe si pasojë bllokohen arteriet dhe shkaktohen sëmundje të ndryshme kardiovaskulare. Disa nga produktet natyrale, sipas këshillës që e transmeton Gazeta Shqiptare, që mund t’i përdorni çdo ditë për të zhbllokuar arteriet dhe për të ruajtur shëndetin e zemrës janë: Vaji i ullirit – përbëhet nga yndyra të shëndetshme, të cilat kanë…
Ndonëse një insekt i vogël, relativisht i padëmshëm, nga morri i kokës frikësohen shumë prindërit e fëmijët e vegjël. Është e kuptueshme: të kesh insekte që fshihen në flokët tuaj është shqetësuese. Deri në momentin që do të përfundoni së lexuari këtë artikull, me siguri do të ndjeni ndjesi shpimi gjilpërash në lëkurën e kokës dhe një dëshirë të papritur për të kruar. Gjashtë deri në 12 milionë fëmijë të moshës 3 deri në 11 vjeç marrin morra çdo vit, sipas vlerësimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në ShBA. Gazetarja e “New York Times”, Elizabeth Passarella, ka…
Analisti Ilir Kulla është shprehur se 19-vjeçari Xhuliano Prenga, i cili ekzekutoi mafiozin më të madh të Irakut, Mustafa Aljiburi, rrezikon të vritet në burg nga ish-anëtarët e ISIS, pasi është katolik, por edhe nga pjesëtarë të grupit të mafiozit nga Bagdati. Komentet Kulla i bëri në Euronews Albania, ku tha se Prenga mund të jetë ndihmuar nga kumbarët vendas për të kryer vrasjen e Aljiburit. Ai shtoi gjithashtu se Iraku është një vend ku herë pas here kryhen atentate të shumta dhe sipas tij, një nga profesionet më të mirëpaguara atje, janë security private.
Produksioni i Big Brother VIP Albania ka përjashtuar nga shtëpia banorin Klodian Duro. Ka qenë banorja Egla ajo e cila ka lexuar zarfin e dhënë nga Vëllai i Madh. Përjashtimi i tij ka qenë i menjëhershëm, derisa nuk është lejuar as të përshëndetet me banorët. “Klodian Duro ka thyer një nga rregullat kryesore të këtij formati. Deklaratat që promovojnë dhunë janë kundër rregullave të këtij formati”, thuhej mes tjerash në zarfin e zi. Produksioni ka marrë masa pasi Klodian Duro ka folur me mburrje dhunën e ushtruar ndaj ish bashkëshortes së tij për të cilën është raportuar se është me…
Jennifer Lopez i la pak imagjinatës me një set të brendshmesh të kuqe, teksa modelonte pjesë nga koleksioni i “Intimissimi” për Ditën e Shën Valentinit. Në një foto të re, të postuar në Instagramin e saj mëngjesin e së shtunës, superylli 54-vjeçare, e cila është e martuar me aktorin Ben Affleck, është shfaqur rrezatuese, teksa ka vënë në ekran të plotë kornizën e saj tepër të tonifikuar me një sytjena dantelle dhe mantel prej sateni. Flokët e saj brune të gjata ishin stiluar në një stil romantik, me disa fije të mbetura poshtë fytyrës së saj. Aktorja e “Marry Me”…
Ditën e sotme ka nisur trasmetimin edhe “Big Brother Fan Club”, ku në pjesën e parë e ftuar ishte edhe Gerta Gixhari, motra e aktores Olta Gixhari. Ajo ka komentuar për situatat e ndodhura deri më tani në “BBV”, në këtë rast për Meritonin, i cili është parë shumë i afërt me të gjitha vajzat. Ajo e ka komentuar situatën e Meritonit me vajzat duke thënë që ai do të krijojë lidhje vetëm për strategji. Gerta: Unë e njoh Meritonin sepse kemi punuar bashkë dhe ai është tip shumë i afrueshëm me të gjithë. Meritoni mendoj që mund të…
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përsëriti thirrjet për një zgjidhje mes Izraelit dhe Palestines, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kundërshtoi përsëri idenë e një shteti sovran palestinez. “Refuzimi i zgjidhjes me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët dhe mohimi i së drejtës për një shtet të popullit palestinez është i papranueshëm”, theksoi ai. Guterres tha se refuzimi i një zgjidhjeje me dy shtete zgjat një konflikt që është bërë kërcënim global për paqen dhe sigurinë. Ai përsëriti thirrjet për armëpushim të menjëhershëm në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Netanyahu sërish kundërshtoi idenë e një…
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 2, Jori Delli feston sot ditëlindjen. Modelja mbushi 29 vjet. Në këtë ditë patjetër që nuk mund të mungonte urimi edhe i dashuri i saj, reperi Italian De Palma. Ai ka postuar një foto ku duken shumë të dashuruar dhe i uron asaj ditëlindjen. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Faleminderit që më ndryshove jetën, të dua!”,shkruan ai.