Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Kryetari i Dumës ruse akuzoi sot Ukrainën për rrëzimin e avionit rus me 65 robër lufte ukrainas, i cili u rrëzua në rajonin e Belgorod. “Ata vranë ushtarët e tyre”, tha Vyacheslav Volodin, duke iu drejtuar parlamentarëve rusë. Përveç kësaj, gjenerali në pension Andrei Kartapolov tha se avioni rus Il-76 u rrëzua nga tre raketa që Perëndimi i ka ofruar Ukrainës. Edhe pse ai nuk shpjegoi burimin e këtij informacioni, Kartapolov shtoi se hetuesit do të zbulojnë nëse raketat ishin Patriot apo IRIS-T. Referuar mediave vendase në bord kishte edhe nëntë persona të tjerë, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Shtabi…
11 raste me fruth janë konfirmuar në Shqipëri nga Instituti i Shëndetit Publik. Mësohet se 6 prej këtyre rasteve kanë lidhje familjare dhe janë të pavaksinuar. Po ashtu, bëhet e ditur se të infektuarit janë fëmijë të moshës nga 1 deri në 9 vjeç. Këto raste janë të konfirmuara në qytetin e Tiranës dhe në Durrës.
Nën masa të rrepta sigurie është sjell në prokurori Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj. Pak më herët për po të njëjtin rast është marrë në pyetje Kushtrim Kokalla. Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Kokalla është paraqitur mëngjesin e sotëm para prokurorisë së shtetit. Ai është marrë në pyetje nga organet e drejtësisë për rastin e Liridona Ademit. Kujtojmë, se pjesëtari i FSK-së ishte arrestuar në dhjetor te vitit të kaluar nën dyshimin për veprën penale: “marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”. Kokalla është dërguar në burgun e…
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Fansat e tyre janë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth jetës së tyre. Këngëtari dhe moderatorja janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale, mënyrë kjo për të qëndruar sa më pranë fansave. Ata postojnë foto e video të ndryshme, duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria. Një ditë më parë, Kiara ka postuar dy foto që janë pëlqyer shumë nga fansat e saj. Tito nuk ka ngurruar që të tregojë barkun e rrumbullakosur dhe krahas pozave të ëmbla…
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, feston ditën e sotme (e mërkurë) ditëlindjen. Me këtë rast, këngëtari i njohur është befasuar nga banorët e tjerë me një tortë. Ai mori një urim special edhe nga ish-banori i këtij reality shou, artisti Blero Muharremi.
Debatet e fundit me tone të larta në shtëpinë e ‘BBV’ duket se kanë rënduar emocionalisht Ledjonën e cila nga spektakli i djeshëm doli në nominim me Ilnisën, Rozën dhe Sarën. Mëngjesin e sotëm teksa po bisedonte me Eglën dhe Ervinin, ajo është shprehur se dëshiron që të lërë lojën. Teksa Ledjona tha kështu, Egla ia pret “po shaj ndonjë gjë”. Gazetarja i përgjigjet se ‘do të dalë tamam’ dhe jo me sharje.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar rrëzimin e aeroplanit ushtarak në rajonin e Belgorodit në Rusi. Bëhet fjalë për aeroplanin transportues Ilyushin Il-76 që transportonte 65 ushtarë ukrainas, që ishin zënë rob dhe ishin pjesë e shkëmbimit të burgosurve. “Po transportoheshin në Belgorod ku pritej të ndodhte shkëmbimi i të burgosurve”, u tha nga ministria ruse e Mbrojtjes. Në anën tjetër, rusët bënë të ditur se ekipet e hetimit kanë dalë në terren për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të këtij aeroplani. Belgorodi është një rajon që shtrihet përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë, dhe ishte sulmuar disa herë muajve të fundit nga…
Një trekëndësh dashurie mes Lewis Hamilton, Tom Brady dhe Irina Shayk do të ishte i përshtatshëm për supermodelen duke qenë se Hamilton dhe Brady ndajnë të njëjtën ndërtesë apartamentesh në lagjen Tribeca të New Yorkut. Megjithatë, një burim i afërt me Shayk ka shuar thashethemet se ajo është në lidhje me pilotin e Formula 1. “Hamilton dhe Shayk janë miq prej vitesh! Asgjë nuk po ndodh”, tha burimi. Shayk, 38 vjeçe, dhe Lewis, 39 vjeç, ndezën thashethemet për romancë pasi u fotografuan së bashku në Paris katër ditë pasi ajo kaloi kohë me Brady në New York.
Disa nga pyetjet më të shpeshta në faqen e internetit focus.it kanë të bëjnë me frikën gjatë fluturimit, si ta mposhtim atë e shumë të tjera. Sipas statistikave avioni është mjeti më i sigurt i transportit. Mesatarisht, më shumë se tetë milionë njerëz fluturojnë çdo ditë. Në vitin 2013, numri i përgjithshëm i pasagjerëve civilë ishte 3,1 miliardë (baraz me 44% të popullsisë së botës). Gjatë kësaj periudhe ka pasur vetëm 81 aksidente dhe 210 të vdekur. Probabiliteti David Ropeik i Universitetit të Harvardit llogariti në vitin 2006 se shanset për të vdekur në një aksident avioni janë 1 në…
Dorjo Duka, shkoi në Itali për të festuar ditëlindjen e kushëririt por fati i 30-vjeçarit shqiptar ishte tragjik. Natën e 21 janarit, makina me të cilën udhëtonte u përplas kokë me kokë me një Mercedes CLA, e cila ndodhej në korsinë e kundërt. Sipas medieve italiane i riu kishte shkuar nga Shqipëria në Itali të shtunën së bashku me motrën, për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij me të cilin ishin shumë të lidhur. Dorjo është kushëriri i moderatores së njohur Kiara Tito, e cila dje reagoi rrjetet sociale dhe shkruante se e gjithë familja ishte e tronditur për vdekjen e tij. “Një…