Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Psikologu Visar Sadiku, përmes grupit “Macet e Kosovës” në Facebook, ka propozuar që të realizohet një peticion për të vendosur për varrezat e kafshëve në Prishtinë. “Duke e pasuar parasysh se macet tona dhe kafshët në përgjithësi, janë anëtarët e familjeve tona, dhe ne e dimë që ato nuk do të jenë me ne përgjithmonë, a nuk është e duhur që të realizojmë një peticion për Komunën e Prishtinës, për të vendosur për ‘varrezat e kafshëve’”, ka shkruar Sadiku në këtë grup. Sipas tij të gjitha shtetet e Evropës kanë varreza të kafshëve. “Unë nuk mendoj se është e duhur…
Përveç shqetësimeve të shumta që sjell bora në komunikacion, për shumë njerëz ky mot (i keq) nënkupton edhe një shans për një lloj të veçantë rekreacioni – pastrimin e borës para hyrjes së ndërtesave dhe shtëpive tona Por edhe pse është një detyrë në dukje e thjeshtë që mund të na ndihmojë të kthehemi në formë, pastrimi i borës në mënyrë jo të duhur mund të shkaktojë lëndime. Udhëzuesi për heqjen e duhur të borës Ngrohja është e rëndësishme. Për të shmangur dëmtimet, është mirë të ngroheni përpara se të filloni të pastroni borën. Përndryshe, rrezikoni të dëmtoni shtyllën kurrizore,…
Instagrami pa dyshim është një ndër platformat më të popullarizuara në mesin e përdoruesve për shkak të veçorive të shumta që ofron. Mirëpo, një dilemë në të cilin hasin shumë njerëz është ajo se a njofton Instagrami përdoruesit nëse i bëni ‘screenshot’ storjet e tyre. Sidoqoftë, vlen të theksohet se disa veçori në Instagram kanë rregulla të ndryshme. Për shembull, nëse përpiqeni të fotografoni diçka të dërguar në Vanish Mode, personi tjetër do të njoftohet, kështu që është më mirë të jeni të kujdesshëm.
Buletini i Shkencëtarëve Atomikë vendosën akrepat e “Orës së Kijametit” 90 sekonda pak para orës 12 në mesnatë. Kjo do të thotë se bota, nuk ka qenë që moti më afër katastrofave globale, duke i atribuuar rasteve sikurse të konfliktit të Ukrainës dhe Rusisë, kërcënimit të kësaj të fundit me armë bërthamore si dhe luftën midis Izraelit dhe Gazës. Por, çfarë është “Ora e Kijametit”? Sipas organizatës jofitimprurëse me bazë në Çikago, “Ora e Kijametit” është një orë simbolike ku përmes akrepave të aktivizuar nga shkencëtarët tregon se sa afër jemi “për ta shkatërruar botën”. Sa më afër që akrepat…
Duket se tashmë Arbenita i ka lënë pas ditët e “zeza” duke shijuar pushimet e saj jashtë shtetit. Në disa nga fotot, Arbenita ka treguar se në këto pushime po shoqërohet nga vajza e saj, Nina dhe motra e saj, gjithashtu personazh publik. Ata kanë postuar foto së bashku teksa ndodhen në plazh. Duket shumë të lumtura krah njëra tjetrës.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova edicioni i parë, Juliana Nura, po bën tifo për Edona James. Ajo këtë e ka zbuluar përmes Instagramit të saj ku ka postuar një fotografi të banores në fjalë dhe ka bërë thirrje për ta votuar. Me sa duket, Edona është e preferuara e Xhulit dhe dëshiron ta dërgojë në finale. Shihni më poshtë postimin e saj të bërë në instastory.
Sofia Vergara e ka quajtur veten “tigër” në dhomën e gjumit, ka rrëfyer se nuk pranon të mbajë reçipeta në shtëpi dhe dëshiron që më shumë njerëz të fokusohen tek të pasmet e saj. Në një intervistë për Women’s Health në vitin 2014, Sofia tha: “Shpresoj që i dashuri im të mendojë se jam si një tigër…Ndihem më seksi kur sapo zgjohem, por ndihem më seksi pasi kam bërë dush, e kam tharë flokët dhe vendos grim” “Unë jam latine dhe në kulturën tonë, ne vishemi për të rënë në sy të djemëve, ose për të dashurit ose burrat tanë.…
Kryetari i Dumës ruse akuzoi sot Ukrainën për rrëzimin e avionit rus me 65 robër lufte ukrainas, i cili u rrëzua në rajonin e Belgorod. “Ata vranë ushtarët e tyre”, tha Vyacheslav Volodin, duke iu drejtuar parlamentarëve rusë. Përveç kësaj, gjenerali në pension Andrei Kartapolov tha se avioni rus Il-76 u rrëzua nga tre raketa që Perëndimi i ka ofruar Ukrainës. Edhe pse ai nuk shpjegoi burimin e këtij informacioni, Kartapolov shtoi se hetuesit do të zbulojnë nëse raketat ishin Patriot apo IRIS-T. Referuar mediave vendase në bord kishte edhe nëntë persona të tjerë, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Shtabi…
11 raste me fruth janë konfirmuar në Shqipëri nga Instituti i Shëndetit Publik. Mësohet se 6 prej këtyre rasteve kanë lidhje familjare dhe janë të pavaksinuar. Po ashtu, bëhet e ditur se të infektuarit janë fëmijë të moshës nga 1 deri në 9 vjeç. Këto raste janë të konfirmuara në qytetin e Tiranës dhe në Durrës.
Nën masa të rrepta sigurie është sjell në prokurori Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj. Pak më herët për po të njëjtin rast është marrë në pyetje Kushtrim Kokalla. Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Kokalla është paraqitur mëngjesin e sotëm para prokurorisë së shtetit. Ai është marrë në pyetje nga organet e drejtësisë për rastin e Liridona Ademit. Kujtojmë, se pjesëtari i FSK-së ishte arrestuar në dhjetor te vitit të kaluar nën dyshimin për veprën penale: “marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”. Kokalla është dërguar në burgun e…