Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Olivia Hussey, e njohur për rolin e Xhulietës në dramën klasike të Franco Zeffirelli të vitit 1968 “Romeo dhe Zhulieta”, ka vdekur në moshen 73- vjeçe, të premtën me 27 dhjetor. Aktorja ndërroi jetë të premten në shtëpinë e saj e rrethuar nga familja, sipas një postimi të gjatë në faqen e saj në Instagram, por shkaku i vdekjes së saj nuk u zbulua. Vdekjen e saj e kanë njoftuar përmes një postimi në instagram ku shkruhet se “Olivia ishte një person i jashtëzakonshëm, ngrohtësia, mençuria dhe mirësia e pastër e së cilës preku jetën e të gjithë atyre që…
Këngëtarja, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen me një postim të paharrueshëm në Instagram, pasi ka shfaqur unazën e saj të fejesës dhe një pamje festive. Ajo pozoi me një kostum të bardhë dhe kapelë të Babadimrit, duke tërhequr vëmendjen për diamantin e saj mahnitës, vlerësuar në 25 mijë funte (30 mijë euro). Dua, 29 vjeçe, ndau momentet e Krishtlindjeve me fansat, duke shkruar se “krishtlindja ishte e bukur” dhe se kishte gatuar një gjel deti të shijshëm. Unaza e saj, e vendosur në një shirit ari 18 karat, u vlerësua nga ekspertët si një diamant klasik, me një çmim të…
Gazetari Vullnet Krasniqi ka pranuar homoseksualitetin e tij. Në një rrëfim emocionues, ai ka treguar se si e ka kuptuar se është ‘gay’ dhe në çfarë vështirësi ka hasur në rrugëtimin e tij prej një burri që ka pëlqim për gjininë e njëjtë. “Unë e kam kuptu që seksualiteti im nuk është diçka e zakonshme e kjo ka ndodh diku sa isha në shkollën e mesme. Në shkollën e mesme në Drenas dhe në katunin tem ku unë jetoj, dashnia i ka taku një mashkulli dhe një femre dhe çdo diskutim për të kundërten ka qenë përqeshës dhe i ndaluar.…
Perparim Rama, kryetar i Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga 1 janari, qytetarët mund t’i marrin faturat e tatimit në pronë dhe mbeturinave në 18 lokacione të ndryshme. Postimi i plotë: Nga 1 Janari, mund t’i merrni faturat e tatimit në pronë dhe mbeturinave në 18 lokacione të ndryshme, direkt në bashkësitë lokale! Sherbimet më afër jush – për ta bërë gjithçka më të lehtë dhe më të shpejtë. �Decentralizim që kursen kohë dhe ul ngarkesën në objektin kryesor. Më afër, më lehtë, më shpejt!
Tayna ka ndarë mendimet e saj rreth ndjenjave dhe përkushtimit. Në intervistën me Arbana Osmanin, ajo ka theksuar se, sipas saj, nuk ka qenë kurrë e dashuruar, duke sqaruar se ka pasur ndjenja për dikë, por jo një dashuri të thellë dhe të përhershme. Këngëtarja ka shtuar se, edhe pse është ende e re, fokusi i saj kryesor është te vetvetja, duke vlerësuar gjithnjë e më shumë kohën dhe energjinë që i kushton vetes me kalimin e viteve. Sipas Taynas, ajo nuk është e gatshme të investojë kohë dhe mund në një marrëdhënie që nuk i sjell ndonjë vlerë apo…
Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë fotografuar së bashku për herë të parë pas ndarjes së tyre, gjatë festës për ditëlindjen e vajzës së tyre, Poem. Në pamjet e kapura, Ledri mbante vajzën në krah, ndërsa Sara mbante një arush të pelushit që reperi i kishte sjellë Poem, dhe më pas largohej, pa shkëmbyer asnjë fjalë me ish-partnerin e saj, përveç disa puthjeve për vogëlushen. Sara ecte disa hapa përpara, duke tentuar të shmangte të ecë krah për krah me Ledrin, ndërkohë që reperi nuk ktheu as vështrimin nga ish-partnerja. Këto imazhe i japin një pasqyrë të qartë të ndarjes…
Kryetari i AAK’së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, sot do të organizojë pritje në nderim të veteranëve të UÇK’së. Pritja do të nisë në ora 13:00, në hotel “Venus” në Prishtinë. “Në nderim të sakrificës për liri të popullit shqiptar dhe UÇK-së, në prag të Ditës së Veteranit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj organizon pritje në nderim të veteranëve të UÇK-së. Pritja do të mbahet më 29 dhjetor, e diel, në ora 13:00 në Hotel Venus në Prishtinë.
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë dhe me acar e mundësi për mjegull e në disa zona edhe vranësira të ulëta. Temperaturat minimale nga -1 deri në -6 gradë Celsius. Dita me rritje të temperaturave deri në 6 apo 7 gradë Celsius. Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, pas një mëngjesi mjaft të ftohtë dhe me mjegull nëpër shumë lugina dhe ultësira. Temperaturat ditore në rritje për shkak stabilitetit të atmosferës. Vranësira do të ketë…
Pasi u largua papritur nga shtëpie BBV, Redoni ka folur për herë të parë sot me Eglin, një nga banoret me të cilën krijoi një lidhje të ngushtë. Ai i tha se e ka marrë malli dhe po ashtu, se mezi pret të shohë sytë e saj. Egli nga ana tjetër tha se nuk e priti mirë largimin, por e mirëkupton nëse është për të mirën e Redonit. Ajo u shpreh se mezi pret ta takojë. Redoni: Zemra ime… Egli: Zemër…. Më ka marrë shumë malli Redoni: Edhe mua. Dua të të them disa fjalë, unë nuk jam aty,…
Njeriu më i vjetër në botë, John Tinniswood ka vdekur në moshën 112 vjeçare, kanë njoftuar “Rekordet Botërore Guinness” . Ai lindi në Liverpool më 26 gusht 1912, viti kur Titaniku u fundos dhe vdiq të hënën në një shtëpi të kujdesit për të moshuarit në Southport. Në një deklaratë, familja e tij tha: “Dita e tij e fundit ishte e rrethuar nga muzika dhe dashuria”.