Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Rita Ora mori vëmendje përgjatë qëndrimit të saj në Paris. Këngëtarja kosovare shfaqi trupin e saj në bluzën e sipërme dhe një palë pantallona. Ajo kishte të veshur xhaketën e gjatë me gëzof dhe i shtoi veshjes një shall të përshtatur dhe çizme ngjyrë kafe. Rita e përfundoi dukjen e saj të mbrëmjes duke vendosur një numër gjerdanesh argjendi dhe veshi një palë vathë rrathë.
Prishtina Parking ka njoftuar se të hënën, më 22 janar 2024, hyn në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet. Sipas njoftimit të Prishtina Parking, banorët rezident duhet të presin që brenda 30 ditëve të ardhshme të kontaktohen nga N.P.L. Prishtina Parking dhe në kontaktin që do ta realizojnë, do të informohen banorët nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota.
Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka kohë që ka nisur pushime të gjata. Pas pushimeve në Kolumbi javën e kaluar, këtë javë ajo ka zgjedhur si destinacionin Dubain. Me vete ka marrë edhe Ninën, vajzën e saj, me të cilën po kalon kohë kualitative. Nënë dhe bijë kanë pozuar përpara kamerës në disa fotografi të cilat Arbenita i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Në prime’në e së shtunës u zhvillua nominimi i parë për edicionin e tretë në Big Brother VIP Albania. ‘Vëllai i Madh’ vendosi që 6 banorët më pak të preferuar të publikut, të nominoheshin nga njëri-tjetri, për t’i dërguar në fund banorët me më shumë vota në televotim. Vesa, Gazi, Gabriele, Ervini, Alfio, Heidi me votat e tyre dërguan në nominim Gazin, Gabrielen, Alfion dhe Heidin. Së bashku me 4 banorët e tjerë në nominim u dërgua edhe Meri pas dënimit nga ‘Vëllai i Madh’.
Transgjinorja ka folur për mungesën e dashurisë nga babai i saj. Ajo ka treguar se nuk ka ndonjë interes të takohet me babain e saj, pasi sipas saj, ai nuk ka qenë i pranishëm ose nuk i ka ofruar dashurinë që ajo kishte nevojë gjatë rritjes së saj. Mbrëmë, Edona iu drejtua kamerës, duke iu përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë babait të saj. “Nëse më sheh, ndale televizorin mos më shiko më”, është shprehur Edona.
Ledjona është përballur me deklaratat e ish-bashkëshortit. Ledjoni: Për çfarë të ka marrë më shumë malli nga vajza. Ledjona: Më ka marrë malli për mesazhin që më dërgon kur vjen nga shkolla dhe kur më thotë ‘sa do vonohesh ma’. Ledjoni: Si ishte për ty të bëheshe nënë? Ledjona: Ka qenë momenti më i bukur edhe pse ka qenë shumë e vështirë sepse kam qenë në shkollë. Po sakrifikoj shumë për rritjen e saj edhe pas divorcit. Edhe pse ka p;asur gjithmonë mb ështetjen e babaikt dhe vazhdon ta ketë sepse i ka marrëdhëniet shumë të mira, por gjithmonë i ka munguar ajo figura…
Përgjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, krahas shumë gjërave, Alba Vukaj spikati me një aftësi të jashtëzakonshme për të ditur tekstet e plota të thuajse secilës këngë. E ndër këngët që i këndoi më shpesh Alba në shtëpi ishin ato të Noizyt. Duket se këndimet e kërcimet e saj virale në TikTok nuk kanë kaluar pa i rënë në sy liderit të OTR.
Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur qytetin e Podujevës, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi brutal nga disa persona. Sipas familjarëve të të ndjerit, pas një fjalosje me disa persona, Lulzimi është përplasur nga një veturë dhe më pas është goditur me shkopinj bejsbolli, duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe me pasojë humbjen e jetës në QKUK. “Unë jam axha i tij. Lulzimi si 18 vjeçar ka qenë puntorë, ka qenë jetim. Pa dy prindtë. Prej dorës kruiminele shqiptare. Maspari e kanë ndjek me kerr, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e…
Teksa banorja e Big Brother VIP Kosova, Edona u tregonte Ardit dhe Mirdonit se ka një vaskë dhe se çfarë bënë në të, ka pyetur Ardin diçka provokuese. “A e ke bërë ndonjëherë në vaskë Ardi, a e ke pa sa mirë është”, ka pyetur Edona. Ndërsa Ardi i tha se këtë informacion do t’ia jap jashtë.
Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Lumi dhe Kaderi kanë folur për martesën. Lumi është shprehur se ai nuk ka nevojë ta njeh më shumë Kaderin, pasi i ka mjaftuar koha brenda shtëpisë. Po ashtu Lumi ka thënë se ka ende kohë për tu martuar pasi që do të shëtisë me Kaderin.