Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Ish-futbollisti Klodian Duro, i përjashtuar nga “Big Brother VIP” për shkak të deklaratave të tij për dhunën, reagoi së fundmi në rrjete sociale. “Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në ‘Big Brother VIP’ është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit,” shkruan ai. “Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtet dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’,” vijon më tej. “Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon…
Vetëm pak ditë më parë, Erida dhe Aleksandros, një nga çiftet finaliste të “Love Island Albania”, konfirmuan se lidhja mes tyre ka përfunduar. Por sot Erida ka treguar edhe arsyen se pse ata u ndanë. “Unë dhe Aleksandros u ndamë. Shfaqet e tij LIVE në Tik-Tok janë më të rëndësishme”, ka shkruar ajo në një insta story. Ndërkohë Aleksandros nga ana tjetër ka postuar një foto të një djali që mban veshur një bluzë ku shkruhej: Ish-i është fansi im më i madh. Por një bluze të tillë e ka veshur edhe Erida pak kohë më parë.
Artisti i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka paralajmëruar së fundmi një album. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory. Ai bën me dije që do të jetë një album i ndërtuar me historitë e tij të jetës. Postimi FOTO GALERI “Albumi po vjen. Historitë e mia të jetës. Qëndroni gati’, ka shkruar këngëtari.
Jemi mësuar ta shohim gjithnjë në skenë dhe super të kuruar, por kësaj radhe Luana Vjollca na surprizoi sërish për mirë. E veshur thjeshtë dhe me një grim minimalist në ambientet e një ferme, Luana na tregoi se di të jetë në super formë dhe stil edhe kështu. Mjafton një crop top i zi dhe një fund për tu dukur kaq mirë për të, ndërkohë që guxon me një palë çizme tipike fermerësh. Luana ka vendosur të ndryshojë stilin e zakonshëm të flokëve, duke i mbajtur të shkurtra, një prerje moderne dhe shumë stil. Ne po iu lëmë të shijoni…
Të hënën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. IHMK-ja ka shtuar se nëpër vise të larta parashihet mjegull.
Sot do të hyjë në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve të Prishtinës. Ndërmarrja ka njoftuar po ashtu se një mijë e 862 qytetarë do të rimbursohen të cilët janë në parapagim në vlerë prej 44 mijë e 130 euro, përcjell Klankosova.tv. Po ashtu qytetarët rezident duhet të ndërmarrin disa veprime në lidhje më rregulloren e re, të cilat janë: – të presin që brenda 30 ditëve të ardhshme të kontaktohen nga N.P.L. Prishtina Parking. – në kontaktin që do e realizojmë do të informojmë banorët nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota. –…
Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 3”, të gjithë banorët janë mbledhur në tavolinë për të darkuar. Në tavolinë nuk mungonte as alkooli, ku mesa duket Klodian Duro e ka tepruar me të. Në një moment teksa ndodhej i ulur rreth tavolinës, ai ka nisur duke kërcënuar. Madje ka zbuluar edhe arsyen se pse dhunonte ish-partneren e tij. “Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki”, janë disa nga fjalët e thëna nga Klodian Duro nën efektin e alkoolit. Nga…
Mirdoni dhe Ardi sot ia kanë treguar një histori interesante Santianës në një dasmë që u kishte ndodhur. Mirdoni tha se kishin shkuar në një dasmë më të vogël për të kënduar dhe të gjithë kishin menduar se ai ua kishte bërë një befasi çiftit që sapo ishte martuar. “Ne ishim vetëm dy pa pjesën tjetër të bendit se na thanë nuk ka nevojë”. “Kur kanë ardhur tupanat e të gjithë menduan që unë ia pata bërë dhuratë çiftit, por unë nuk e dija. një mik i imi u kishte thënë të gjithëve se unë ua kam bërë befasi”. “Erdhi…
Reperi Kanye West ka postuar edhe një herë foto të veçanta të bashkëshortes së tij Bianca Censori. Ajo është e veshur pak dhe në mënyrë të veçantë bie në sy mbulesa e kokës, gjë që ndjekësit e tij e kanë kritikuar, transmeton Indeksonline. Javët e fundit ka pasur shumë bujë rreth Kanye West. Reperi dhe producenti amerikan 46-vjeçar ishte shpesh në lajme për shkak të dhëmbëve të rinj dhe gruas së tij Bianca Censori. Ai ka ndarë edhe një herë në Instagram dy foto shumë të veçanta të Censorit të shtunën. Në njërën prej tyre ajo shihet në kuzhinë dhe…
Dy helikopterë britanikë Merlin kryen fluturime sot mbi Tiranë, si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në fushën e mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur në Facebook se vizita e Grupit Jugor të Reagimit Bregdetar britanik tregon se Shqipëria është një partnere solide e Britanisë së Madhe dhe aleatëve të NATO-s në rrugën drejt sigurisë dhe zhvillimit.