Author: G. R.

Dorjo Duka, shkoi në Itali për të festuar ditëlindjen e kushëririt por fati i 30-vjeçarit shqiptar ishte tragjik. Natën e 21 janarit, makina me të cilën udhëtonte u përplas kokë me kokë me një Mercedes CLA, e cila ndodhej në korsinë e kundërt. Sipas medieve italiane i riu kishte shkuar nga Shqipëria në Itali të shtunën së bashku me motrën, për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij me të cilin ishin shumë të lidhur. Dorjo është kushëriri i moderatores së njohur Kiara Tito, e cila dje reagoi rrjetet sociale dhe shkruante se e gjithë familja ishte e tronditur për vdekjen e tij. “Një…

Read More

Projekti Titan, njëherësh automjeti elektrik i Apple ka nisur që nga viti 2015. Megjithatë ky projekt është përballur me vonesa të shumta. Gjiganti teknologjik fillimisht kishte planifikuar për ta bërë automjetin plotësisht autonom dhe pa timon, por këto ambicie ‘ranë për tokë’ viteve të fundit. Kompania thuhet se tashmë ka caktuar një datë lansimi për automjetin e saj të parë dhe sipas Bloomberg modeli pritet të vijë në vitin 2028. Zëvendës-presidenti i Apple, Kevin Lynch është ai i cili drejton projektin Titan nga viti 2021. Apple ka punuar në teknologjinë autonome të drejtimit për gati një dekadë, por i…

Read More

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e autoriteteve financiare për paratë e gatshme, ku është përmendur edhe dinari serb. Ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës, e ka miratuar një rregullore për operacionet me para të gatshme që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e transaksioneve. Kjo rregullore parashihet të hyjë në fuqi më 1 shkurt. Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili, lidhur me kërkesën e SHBA-së, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor…

Read More

‘The Legend of Tarzan’ është aktualisht filmi më i pëlqyer dhe i ndjekur në Netflix, sipas sistemit të renditjes publike të shërbimit të transmetimit. Në filmin aventuresk të vitit 2016, personazhi protagonist kthehet në shtëpinë e tij të fëmijërisë, në Kongo, pasi ka jetuar në Anglinë Viktoriane. Me kthimin e tij, përfshihet në një komplot që vë në rrezik jetën e gruas së tij. Filmi po rezulton një sukses komercial, pasi ka gjetur fansa të rinj, edhe tetë vjet më vonë. Në ‘The Legend of Tarzan’ luajnë Alexander Skarsgård, Samuel L. Jackson, Margot Robbie, Djimon Hounsou, Jim Broadbent dhe Christoph…

Read More

Të gjithë prisnin që artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, të merrte një nominim për çmimin “Kënga më e mirë origjinale” në “Oscars 2024” për interpretimin e kolonës zanore të filmit “Barbie”, “Dance The Night”. Megjithatë, lista e nominimeve që u publikua të martën tregoi një mungesë të papritur. Këngëtarja dhe kënga e saj e famshme nuk u gjendën në listën e të nominuarve, duke lënë kështu fansat dhe kritikët e filmit në habi. Artikulli i revistës Vogue theksonte mungesën e Lipës si një nga zhgënjimet më të mëdha të këtij viti, veçanërisht pasi kënga u konsiderua si një nga…

Read More

Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, duket se ka kompletuar projektin e ri muzikor. Kështu të paktën ka lënë të kuptohet përmes një postimi të fundit të shpërndarë në rrjete sociale. Ajo ka publikuar disa imazhe nga prapaskenat e videoklipit të ri, ku zbulon se lansohet gjatë vikendit. Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka njoftuar po ashtu se është bashkëpunim. “A jeni gati këtë vikend për një super këngë? Kush”, ka shkruar ajo. Të fundit projekt gjithashtu e ka në bashkëpunim me artistin e njohur, Ardian Bujupi. Ajo pëlqehet mjaft shumë për stilin muzikor dhe për hitet që ka realizuar deri…

Read More

Gjatë kësaj jave, një nga banoret e spektakli televiziv “BBVA3” ka kërkuar një integrantor alimentar. Kjo banore është Sara, e cila sqaroi se një nga funksionet e këtij ilaçi është të rregullojë aritmin e zemrës. “Nuk kam probleme strukturale me zemrën. Qetësohuni. As produksioni nuk do më kishte futur. Kam pasur probleme me gjumin”, u shpreh Sara.

Read More

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka marrë vendim që ta ndalojë posedimit e telefonit gjatë procesit mësimor për nxënësit, mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të institucioneve shkollore. “Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës”, ka njoftuar Bulliqi në Facebook të mërkurën. Për zbatimin e këtij vendimi, siç ka thënë Bulliqi, do të kujdesen Drejtoria e…

Read More

Shpërthimi i bombolës së gazit me të cilin bëhej ushqimi i shpejtë në një nga restorantet e qendrës tregtare kineze në Serbi supozohet të jetë arsyeja pse kjo e fundit ka marrë flakë. Kështu të paktën po raportojnë mediat serbe, duke e cituar shefin e sektorit për situata emergjente, Luka Çaushiq, përcjell Gazeta Insajderi. “Shefi i sektorit për situata emergjente, Luka Çaushiq, tha se shkaku më i mundshëm i shpërthimeve që u dëgjuan ishin bombolat e gazit nga restoranti i ushqimit të shpejtë që ndodhej aty. Ai u ka bërë apel qytetarëve që të mos i afrohen zjarrit, sepse me këtë…

Read More