Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti mes një automjeti për furnizim me derivate dhe një veture në autostradën “Arbër Xhaferi”, raporton Policia e Kosovës. Sipas Policisë, të lënduar kanë pranuar tretman mjekësor. “Autostrada-Arbër Xhaferi (km-29) /27.01.2024 – 10:30. Është shkaktuar aksident trafiku në të cilin është përfshirë një automjet-cisternë për furnizim me derivate, dhe një veturë. Si pasojë, lëndime të lehta kanë pësuar dy persona (një mashkull dhe një femër) kosovarë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rënia e flokëve paraqet problem serioz për shumë njerëz. Preparatet e ndryshme kozmetike shpesh mund të shkaktojnë rënie më të madhe të flokëve, në vend se të parandalojnë një gjë të tillë. Në mënyrë që të liroheni nga ky problem, provojeni ndonjë nga këto trajtime natyrale, përzierje që mund t’i përgatisni në shtëpi e të mos humbni shumë para dhe kohë. Më poshtë i keni tri përzierje kundër rënies së flokëve: Tundeni një të verdhë të vezës derisa të bëhet shkumë, shtoni një lugë të vogël rum dhe një lugë të vogël vaj ricini. Aplikojeni këtë maskë në flokë dhe…
Të shtunën ka ndodhur një tentim vrasje në fshatin Surkish të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00. ”Viktima mashkull kosovar dyshohet se në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku është duke u trajtuar. Një veturë është sekuestruar që dyshohet që është e përfshirë në rast. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.”, thuhet në raportin e Policisë. Ngjarja është cilësuar si vrasje në tentativë
Tre banorët më të preferuar dhe votuar nga publiku janë Ilnisa, Romeo dhe Juli. Më pak të votuarit janë Ervini, Gabriele dhe Elvisi, të cilët automatikisht janë në nominim së bashku me Vesën që u ndëshkua nga Vëllai i Madh pasi theu rregullat.
Pas stuhisë vjen qetësia dhe Wanda Nara e di mirë këtë. E di aq mirë sa i propozoi një kontratë ‘anti-tradhtie’ bashkëshortit të saj Mauro Icardi. Wanda Nara dëshiron të mbrojë marrëdhënien e saj me Mauro Icardin. Si? Përmes një kontrate me futbollistin argjentinas. Pas akuzave, tradhtive hipotetike dhe lajmeve që kanë trazuar marrëdhënien e tyre, ka ardhur koha për siguri. Prej 10 vitesh martesë, Mauro Icardi dhe Wanda Nara ka pasur ulje-ngritje. Të dy kanë sjellë në jetën vajzat Francesca dhe Isabella. Kanë kaluar disa stuhi bashkë dhe ndoshta çmimi 100 milionë dollarë është i mjaftueshëm për të mbajtur…
Sara rikthehet në shtëpinë e “Big Brother” pasi bileta e fatit nga “Lori Caffe” ishte vajtje-ardhje. Pas eliminimit nga votat e publikut, Sara do të ketë mundësinë të tregojë dhe njëherë veten e saj në rikthimin e saj në shtëpi.
Një trekëndësh dashurie dyshohej se ishte krijuar në këtë edicion të Big Brother VIP. Prime-n e sotëm u shfaqën në klip momente që kanë kaluar me njëri-tjetrin Rikja, Romeo dhe Heidi. Në to shihej afrimiteti që Romeo kishte me të dyja vajzat, por trekëndëshi i cili dyshohej se ishte krijuar u hodh poshtë nga ky i fundit. Banori tha se Riken e sheh si motër, ndërsa me Heidin gjërat janë më ndryshme dhe se ajo i jep energji të mirë dhe se ka simpati për të. Rikja po ashtu hodhi poshtë pretendimet se ka pëlqim për Romeon.
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në disa zona pritet të ketë reshje të pakta bore. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C.
Princesha Kate u shtrua në Klinikën e Londrës për një operacion abdominal javën e kaluar dhe me rikuperimin e saj në spital që pritet të zgjasë 10-14 ditë, ajo mund të kthehet në shtëpi. Mirëpo, me sa duket ende nuk është rikuperuar tërësisht Më herët, Princesha e Uellsit ka bërë disa herë dalje publike nga spitali. Në vitin 2012, ndërsa ishte shtatzënë me Princin George, Kate u fotografua në shkallët e spitalit King Edëard VII pasi u trajtua për hyperemesis gravidarum (sëmundje akute). Ajo u fotografua gjithashtu duke sjellë në jetë tre fëmijët e saj, Princin George, Princeshën Charlotte dhe…
Ish-futbollisti Klodian Duro u përjashtua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3 për shkak të deklaratës së tij, ku tregonte për dhunën që kishte ushtruar ndaj ish-gruas së tij. “Unë kur kam rrahur gruan, e di si më dukeni ju të tjerët?” – ishin fjalët e Duros gjatë një darke me banorët e tjerë të BBVA3. Katër vjet më parë Gjykata e Tiranës, e dënoi Klodian Duron me 4 muaj burg për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij. Sipas dokumenteve të Gjykatës së Tiranës, ai u dënua me 6 muaj burg, por prej gjykimit të shkurtuar,…