Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, tha se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë “e patrembur” pasi anëtarët e lëvizjes rebele jemenase, Huthi, tentuan të sulmonin një luftanije britanike në Detin e Kuq. “Dje [e shtunë, 27 janar] anija HMS Diamond me sukses ka zmbrapsur një sulm me dronë në Detin e Kuq nga Huthët që mbështeten nga Irani”, shkroi Shapps në X, që më herët njihej si Twitter. Ai i cilësoi sulmet e vazhdueshme ndaj anijeve nga Huthët si “të patolerueshme dhe të jashtëligjshme”. “Me dislokimin e sistemit raketor, Sea Viper, Diamond shkatërroi dronin që ishte nisur” drejt luftanijes,…
Këngëtari i talentuar Bardhi, i cili aktualisht është një nga banorët e shtëpisë Big Brother VIP Albania 3, reperja Tayna, sollën bashkëpunimin më të ri. Kënga, e titulluar “Unaza”, trajton historinë e një lidhjeje që nuk ka arritur të lulëzojë. Tayna dhe Bardhi, të cilët janë të njohur për tekstet e tyre të ndjeshme dhe të thella, kanë vendosur të vazhdojnë të jenë kreativë duke shkruar vetë tekstin e këngës. Klipi muzikor që shoqëron këngën është një tjetër pikë e fortë e kësaj bashkëpunimi. Siç pritej, dyshja shkëlqejnë me imazhet e tyre të mprehta dhe me një stil që tërheq…
I arrestuari i katërt për përfshirjen në vrasjen e Liridona Ademajt, Tom Dodaj, ka pranuar në dëshminë e tij se ia ka shitur armën e krimit Naim Murselit e Granit Plavës. Në dëshmitë e siguruara ekskluzivisht nga Paparaci, Dodaj rrëfen ngjarjen e shit-blerjes së armës te Naim Murseli e Granit Plava. Ai mohon të jetë i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, teksa thekson se armën ia ka shitur për 280 euro. “Vlera e armës ka qenë 250 Euro, ndërsa fishkët ia kam shitur për 30 Euro“, thuhet në dëshminë e Dodajt të siguruar nga Paparaci. Dodaj tregon mënyrën se…
Dy banorët e shtëpisë më të famshme shqiptare javën e fundit janë parë më të afërt me njëri tjetrin. Bëhet fjalë për Meritonin dhe Ilnisën të cilët ka pak javë që kanë nisur rrugëtimin e tyre në Big Brother VIP Albania. Mbrëmë në spektakël dyshja pranuan se ndjehen mirë pranë njëri-tjetrit. E pas prime, dyshja janë afruar edhe më shumë ku Ilnisa edhe ka fjetur në krevatin e banorit nga Kosova. Madje në një video që po qarkullon në rrjete sociale, ndjekësit e këtij formati thonë se ata tashmë kanë shkëmbyer puthjen e parë.
Alumini i pranishëm në tabakatë metalike dhe fletët e letrës që përdoren për ruajtjen dhe gatimin e ushqimit mund ”të migrojnë” në ushqim dhe të çojnë në tejkalimin e dozës së vendosur maksimale, me rrezik potencial shëndetësor për pjesë të cënueshme të popullatës, në veçanti për bebet dhe gratë shtatzëna, deklaroi Komiteti Kombëtar italian për Sigurinë e Ushqimit (CNSA). Rruga kryesore e ekspozimit ndaj aluminit për popullatën e përgjithshme mbetet ushqimi. Në vitin 2008, Autoriteti Europian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përcaktoi një dozë të tolerueshme javore prej 20 miligramësh për një fëmijë me peshë 20 kilogramë dhe 70 miligramësh për…
Kryeministri i Maqedonisë Talat Xhaferi zgjedhjen e tij e ka cilësuar si ëndërr e shqiptarëve në Maqedoni, duke premtuar se do ta bëjë vendin të zhvilluar dhe demokratik ku duan të kthehen të rinjtë. “Sot përmbushet ëndrra për Kryeministër të parë shqiptar! Sot premtoj se do e përmbushim ëndrrën edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut të përparuar, të zhvilluar, demokratike dhe evropiane! Shtet ku të rinjtë do të duan të kthehen, ku gjenerata ime do i shohë nipërit si rriten, ndërsa më të moshuarit do të krenohen që investimi në shtetësinë ka dhënë rezultat! Urime Qeveria!” ka shkruar Xhaferi,…
Ka nisur në Podujevë marshi për 18 vjeçarin, Lulzim Fejzullahu, i cili u rrah për vdekje para disa ditësh. “Drejtësi për Lulzimin”, “duam dënim maksimal”, dëgjohen duke thënë pjesëmarrësit. 18 vjeçari, që u rrah brutalisht nga dy të rinj më 14 janar në qytetin e Podujevës ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke marrë trajtim mjekësor. Viktima vdiq, pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve që kishte marrë në tru. Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve.
Në prime mbrëmë në Big Brother VIP Albania 3 janë bërë të ditur tre banorët e preferuar dhe më pak të preferuar të publikut në këto mbi dy javë lojë. Siç njoftoi produksioni, publiku si të preferuarit e tyre ka votuar Ilnisën, Romeon dhe Julin. Ndërsa, më pak të votuarit janë Ervini, Gabriele dhe Elvisi, të cilët automatikisht janë në nominim së bashku me Vesën që u ndëshkua nga Vëllai i Madh pasi theu rregullat. Ndërkohë nominimet morën një rrjedhë tjetër, ku këtë herë Eglës iu dha një avantazh nga Vëllai i Madh. Si lidere e shtëpisë, ajo mund të…
Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez i ka rezistuar etapave delikate, duke u konsoliduar më tej, teksa kanë edhe një familje të madhe. Por veprimi i fundit nga Georgina ka habitur jo pak. Ajo ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram” foto nga Maldivet, ndërsa prezanton hiret joshëse.
Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli si një banorë i vetëm kanë ndërprerë mbrëmë rrugëtimin e tyre në gjysemfinalen e Big Brother VIP Kosova 2. Ardi dhe Mirdoni sot kanë publikuar pamje nga shtëpia duke shkruar falënderimet për mbështetjen e përkrahjen që kanë marrë nga ndjekësit e tyre dhe jo vetëm. “I lumtur, e jashtezakonisht falenderues per mundesine dhe rrugetimin e perbashket. Big Brother, perpos mundesi, eshte edhe nje sfide shume e madhe, te cilen e kaluam suksesshem me Ardin ❤️ Sot, po me doket qe gjithcka filloi nga e para. Por kete here, e para nuk eshte nga zero. Sot…