Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVA3”, përveç lojërave pati edhe shumë debate. Meri dhe Sara kanë qenë dy prej banoreve që kanë debatuar duke bërtitur. Një pjesë nga debati: Sara: Nuk po të flas vetëm se je pa qejf Meri: Pse ça do mbësh po isha pa qejf. Boll të durova Sara i afrohet dhe Ilnisa i del në mes. Meri: Hajde bëje. Kë kërcënon ti. Ajd se ta rregulloj unë. S’ke turp
Një nga çiftet më të dashura për publikun Xhensila dhe Besi, nuk po kalojnë ditët më të mira. Sipas “Artistët Shqiptarë” dyshja kanë nisur procedurat e divorcit. Arsyjet deri tani nuk dihen, megjithatë kjo gjë konfirmohet edhe në Instagramin e Xhensilës, pasi ajo nuk e ndjek më Besin, madje ka fshirë edhe të gjitha fotografitë me të. Në ambiente publike këngëtarja është parë në gjendje jo të mirë, për shkak të periudhës që po kalon. Kujtojmë që Xhensila dhe Besi janë prindër të dy fëmijëve.
Në vitin 2019 autoritetet në vend konfirmuan 78 mijë pacientë me sëmundjen e diabetit. Sipas të dhënave, çdo vit në vendin tonë diagnostikohen rreth 4,000 raste të reja me diabet. Vetëm gjatë vitit 2019, 8.6 përqind e 411 mijë qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, kanë rezultuar me diabet. 14.5 përqind janë identifikuar si pre-diabetikë, që tregon numrin e lartë të rasteve., Shifrat në realitet mund të jenë shumë herë më të lartë, duke qenë se një pjesë e mirë e tyre, për shkak të mungesës së simptomave të dukshme, nuk e dinë që janë të prekur nga kjo…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nga ky muaj do ta marr pagën me rritje. Paga e tij mujore do të rritet për 75 euro. Me hyrjen në fuqi të koeficientit të ri të pagave prej 110 euro, kryetari Rama do të marr pagë mujore 1 mijë e 650 euro. Deri më tani paga e Ramës ishte 1 mijë e 575 euro.
Marc Hatch nga Britania e Madhe i ka dorëzuar gruas së tij faturën prej 821 eurove, pasi kaloi gjashtë orë duke pastruar shtëpinë. Hatch i cili drejton biznesin Clean Me, kishte marrë përsipër pastrimin e shtëpisë së tij, ku jeton me gruan dhe tre fëmijët. Por, pasi ka përfunduar punë, faturën e ka adresuar te gruaja e tij në formë shakaje, e cila i është përgjigjur me shaka gjithashtu. Përvojën e tij me “klientin që refuzon të paguajë faturën” ai e ka ndarë në rrjete sociale. Biseda gazmore e çiftit është bërë virale, madje shumë prej komentuesve thanë se nuk…
Në shtrat ose nën jastëk Të flesh me celular është një ide e keqe për disa arsye. Njoftimet nuk ndalojnë natën. Drita e ekranit mund të na zgjojë dhe të çojë në probleme me gjumin në planin afatgjatë. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës blu të ekranit ndikon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit, i cili është shumë i rëndësishëm për pushimin tonë. Përveç kësaj ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të gjeneruara nga celularët mund të shkaktojë dhimbje koke, ndërkohë që nuk janë të pakta rastet e shpërthimeve që kanë ndodhur në mbarë botën për shkak të temperaturave të rritura që…
Raporti i Sara Hoxhës dhe reperit të njohur italian, Luciano ka qenë në qendër të vëmendjes për mediat rozë që prej ndarjes së saj me Ledrin. Luciano shfaqet herë pas here me komplimenta në fotot e Sarës. Së fundmi, ai ka festuar ditëlindjen dhe Sara Hoxha duket se ka qenë e ftuar “speciale”. Ajo shfaqet në tavolinë e ulur në krahun e djathë të reperit, ku përball tyre shihet edhe këngëtarja Dhurata Dora. Ndërkohë, Ledri dhe Luciano ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, duke e bërë kështu edhe më të komplikuar raportin e tij me Sarën dhe pjesmarrjen e kësaj të fundit…
23 vjeçarja e cila pësoi lëndime të rënda si shkak i rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës ende po vazhdon të marrë trajtim në Mjekimin Intensiv në QKUK. Shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka ka thënë për Gazeta10 se gjendja e pacientes është stabile, ndonëse vazhdon të jetë me aparaturë mjekësore. “Pacientja vazhdon edhe më tutje të marrë tretmanin mjekësor në mjekimin intensiv. Sa i perket parametrave vital, prezantohet të jetë stabile përkundër që lëndimet janë të rënda. Ajo vazhdon të jetë me aparaturë mjekësore”, ka thënë Uka.
Ish-ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, para dy ditësh ka kurorëzuar dashurinë e tij me një grua nga El Salvadori, e quajtur Dejzi. Për mikun e Kosovës, kjo është gruaja e tretë, ndërsa nga dy martesat e tij të mëhershme ai ka katër fëmijë. Familjen e tij ai e ka quajtur të madhe, ndërsa thotë se njohja me gruan e tij Dejzi ka ndodhur pas 10 vjetësh, ku i kishte vdekur gruaja e dytë. “Unë mbijetova 10 vjet pasi vdiq gruaja ime e dytë dhe në vend të kësaj takova dikë nga El Salvadori. Tani po martohem…
Aktorja dhe infuencerja Eliona Pitarka ka rrëfyer për herë të parë vështirësitë e mëdha që kishte në hapat e parë për t’u bërë pjesë e ekranit. Ajo tha se për të shkuar në punë duhet të merrte dy autobusë dhe në disa raste nuk kishte para as t’i paguante. “Duke qenë se më ndjekin jo vetëm nëna por edhe vajza të reja në rrjete sociale të tregoj që jo çdo gjë vjen me një kërcitje gishtash, duhet ta kuptojnë se duhet të punojnë fort për të arritur gjërat. Kur kam nisur unë isha në provë në programin në të cilin…