Author: G. R.

Policia në Vushtrri, rreth orës 00:30 kishte pranuar një informatë se në një lokal në Vushtrri ishte duke u zhvilluar aktivitet i bixhozit dhe lojërave të fatit. Policia ka shkuar në atë lokacion dhe përpos provave që në atë lokal ishte organizuar bixhoz i paligjshëm, gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një armë për të cilën personi i dyshuar nuk posedonte leje e gjithashtu është gjetur edhe një sasi e municionit. Personi i dyshuar A.S., 39 vjeçar, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar në lidhje me rastin ndërsa arma, municioni dhe dëshmitë e ushtrimit të kundërligjshëm…

Read More

Shqipja ka treguar kush është personi që ajo e ka pikë të dobët. Fjala është për babanë e saj pasi Lumbardhi i tha se ajo ka folur më shumë për babanë se për Nënën. ’E di, e kam pikë të dobët’, tha Shqipja. Ndiqni videon e mëposhtme.

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Callum Turner janë shfaqur rrugëve të Los Angelos. Ata janë parë duke shkëmbyer puthje në buzë. Këngëtarja e hitit “One Kiss” dhe aktori britanik, u panë duke përqafuar dhe buzëqeshur ndërsa morën kafe dhe bënë disa blerje. Çifti dukej shumë i lumtur dhe po shijon fazat e para të lidhjes së tij. Si një kavalier i vërtetë, Callum kishte hedhur krahun mbi shpatullat e Duas dhe mbante çantat e saj.

Read More

Policia greke ka arrestuar pasditen e së martës një 48-vjeçar shqiptar në aeroportin “Eleftherios Venizelos” të Athinës. Sipas mediave greke, 48-vjeçari është një person me precedentë të rrezikshëm kriminal. Ai njihet në Greqi me nofkën “Takis shqiptari” dhe është mik i Alket Rizait, me të cilin u arrestua në vitin 2021 në Lamia, së bashku me një biznesmen të njohur. 48-vjeçari shqiptar akuzohet për një vrasje të ndodhur në lokalin “Joy” në Glyfada në vitin 2017 , ku u ekzekutua një person.

Read More

Rita Ora vendosi të shkrijë sërish internetin teksa shijoi një festë të çmendur në Paris. Ditët e fundit, biondja ka shijuar pushimet luksoze në kryeqytetin francez me familjen e saj. Ajo shfrytëzoi udhëtimin pasi mori pjesë në javën e modës në Paris, por edhe për të festuar ditëlindjen e nënës së saj. Gjatë fundjavës, këngëtarja e “Hot Right Now” u pa e veshur me pallto leshi të kombinuar me shumë unaza floriri në duar. Por në një postim të kohëve të fundit, bomba bionde realizoi një selfie mahnitëse në pasqyrë. Muzikantja shfaqi barkun dhe fizikun e saj të tonifikuar teksa…

Read More

Marka e njohur e rrobave, “Guess”, ka vendosur portretin e modeles Oriola Marashi në bluzat e saj. Në linjen e re të bluzave për meshkuj, e cilapritet të lansohet së shpejti, është edhe portreti i Oriolës. Kjo gjë e ka befasuar shumë modelen, e cila e ka quajtur këtë si “surprizën më të bukur”. Oriola thotë se ndjehet e lumtur dhe e nderuar nga ky gjest i bërë nga marka të cilën edhe e perfaqëson.

Read More

Balina Bodinaku, ish-opinioniste në “Big Brother Vip 1”, me sa duket e ndjek rregullisht edhe sezonin e tretë. Ajo ka dhënë opinionin e saj në lidhje me banorët e këtij viti dhe sjelljet e tyre të papërshtatshme me njëri-tjetrin. Balina ka vënë theksin tek fjalori i Ilnisës dhe Rozës për Riken dhe Ledjonën. Në një shkrim në Instastory ajo kërkon pezullimin, madje edhe përjashtimin e tyre nga shtëpia. “Si sjella e Ilnisës ashtu edhe ajo e Rozës, përveç se të përsëritura, janë sjellje të toleruara dhe inkurajuara nga Vëllai i Madh. Mendoj se loja nuk do prishej aspak nga penalizimi…

Read More

Erida Caudili, e cila punon si police në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur për ngjarjen e rëndë e ndodhur në Florida, ku një shqiptar vrau ish-gruan e tij në sy të vajzës së mitur. Ajo tha se Renato Muhaj, autori i krimit, mund të dënohet me vdekje, por kjo çështje do të marrë shumë kohë për t’u shqyrtuar. “Në Florida ka dënime me vdekje. Zotin Muhaj e kanë akuzuar për vrasje me paramendim. Vrasja me paramendim merr dënimin maksimal dënim me vdekje. Këto çështje janë shumë të vështira. Ai është i pafajshëm deri në momentin që shteti…

Read More

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli po vazhdojnë të jenë më të afërt se kurrë me njeri-tjetrin. Një debat i ashpër ndodhi mbrëmjen e djeshme mes Rikes, Meritonit dhe Ilnisës ku kjo e fundit ‘xhelozoi’ për afrimitetin e tepërt që Meritoni ka me Riken. Pas debateve të zhvilluara mes banoreve Ilnisa përjetoi një gjendje jo të mirë, dhe nisi të qajë në krahët e Meritonit, duke e fajësuar atë për veprimet e tij ndaj Rikes.

Read More