Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Këngëtarja britanike, Adele do të performojë në katër koncerte në gusht në Mynih, si pjesë e turneut të saj veror, koncertet e saj të para dhe të vetme në kontinentin e Evropës pas disa vitesh, njoftoi sot “Live Nation”. “Ylli 35-vjeçar i Pop-it do të performojë në një arenë të krijuar posaçërisht në qendrën e ekspozitave të qytetit jugor gjerman”, tha Live Nation. “Nuk kam kënduar në Evropë që nga viti 2016!”, shkroi Adele në Instagram. “Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mrekullueshme për të kaluar verën time dhe për ta mbyllur këtë fazë të bukur të jetës…
Reperi Gold Ag ka dhënë lajmin e hidhur. Me anë të një postimi në ‘Facebook’ ai tregoi se ka ndërruar jetë daja i tij. “Allahu të mëshiroftë daja jem i mirë PLAK MEJDI ASLLANI,trim e çlirimtarë.Faleminderit që ma mësove si ruhet pragu i shpisë e ku jan’ kufijtë e Shqipërisë.Do të kujtoj gjithmonë të buzëshur e me plot këshilla.Me shkru për ty s’mundem pak se ti ke lënë më shumë vepra se fjalë.Zoti na takoftë në Xhenet e ti u bashkofsh në Xhenet me shokët e luftës dëshmorët që aq shumë i deshe”, shkroi ai.
E lindur mes tmerreve të luftës në Gaza, foshnja njëmuajshe e vendosur një inkubator nuk e ka njohur kurrë përqafimin e një prindi. Ajo u lind me prerje cezariane pasi nëna e saj, Hanna, u vra në një sulm ajror izraelit. Hanna nuk jetoi për t’i vënë emrin vajzën e saj. “Ne thjesht e quajmë atë vajza e Hanna Abu Amsha”, thotë infermierja Warda al-Awawda, e cila po kujdeset për të porsalindurin e vogël në spitalin al-Aqsa në Deir al-Balah në Gazan qendrore. BBC sjell dëshmitë nga kaosi i shkaktuar nga luftimet e vazhdueshme dhe me familje të tëra pothuajse…
Ditën e sotme Juli është rrëfyer për herë të parë për vdekjen e babait të tij. Ashtu sikurse rrallëherë e shohim, ai u shfaq i emocionuar teksa tregonte momentet e fundit të jetës së babait të tij. ‘Qenka shumë e vështirë të shikosh prindin të iki dhe nuk ke se çfarë ti bësh më‘, ka deklaruar Juli. ‘Ditën e parafundit më tha mua dhe Marios: ‘ A po më jepni pak frymë’, se s’merrte dot frymë kishte arritur lart shumë. Merrte frymë një herë në 20 sekonda. E tha edhe një batutë në fund’, edhe i thashë: Po ça të bëj…
Sa më shpejt kalojnë vitet, edhe trupi jonë fillon të lodhet, prandaj edhe sistemi imunitar fillon të dobësohet më shumë. Nëse në dimër ju prekeni lehtë dhe shpejt nga ndonjë sëmundje, atëherë do të thotë që sistemi juaj imunitar nuk është aq i fortë. Për të forcuar sistemin imunitar duhet të veproni si më poshtë: Vitamina C është një aleat i rëndësishëm për të shmangur infeksionet dhe për të parandaluar ato. Por nuk duhet të abuzoni me këtë vitaminë, sepse ka edhe efekte anësore. Duke qenë se dimri është sezona e portokalleve, atëherë do t’ju bënte mirë që të konsumoni një…
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri nuk din të ndalur. Pas albumit “The Absolute”, ajo ka paralajmëruar një projekt të ri për nesër ( e enjte) Kësaj here kënga është në bashkëpunim me reperin Elinel. “Interes”, do të lansohet nesër në orën 18:00.
Rep artistja e njohur Tayna po shijon suksesin e këngës së fundit që e solli në bashkëpunim me artistin Bardhin. “Unaza”, nga Tayna dhe Bardhi që u prit mirë nga publiku vërehet edhe nga klikimet në You Tube. Projekti i dyshes ka marrë një milionë klikime për tri dite. Me rastin e një milionëshit të parë, Tayna ka ndarë disa imazhe në rrjetin e saj social në Instagram. Ndërsa Tayna nuk ka shumë kohë që ka publikuar këngën me Ardian Bujupin të titulluar “ O jetë” Kurse, Bardhi kujtojmë se po merr pjesë në formatin televiziv Big Brother Vip Albania.
Fermerët francezë dhe belgë vendosën dhjetëra bllokada në autostrada dhe në rrugët hyrëse në një port të madh kontejnerësh të mërkurën për t’u bërë presion qeverive që të lehtësojnë rregullat mjedisore dhe t’i mbrojnë ato nga rritja e kostove dhe importet e lira. Protestat janë përhapur në të gjithë Evropën. Fermerët spanjollë thanë se do t’i bashkohen lëvizjes, ndërsa 1,000 fermerë italianë po planifikojë të marrin pjesë në mitingjet në Bruksel të enjten, për të nxitur liderët e BE-së që takohen në kryeqytet për të vepruar. Fermerët gjermanë dhe rumunë me ankesa të ngjashme kanë marrë gjithashtu masa. Fermerët thonë…
Momente nervozizmi janë transmetuar ditën e sotme mes banorëve të ‘BBVK’. Bëhet fjalë për Edonën dhe Shqipen. Vajzat kanë patur një debat me njëra-tjetrën, ashtu sikurse gjithmonë i kemi parë të shfaqen, por ditën e sotme Edona e ka ofenduar Shqipen duke e quajtur ‘falso’ dhe ‘e pafytyrë’. ‘O vajzë ta kam parë fytyrën tënde. Unë s’jam budallaqe. Unë se mendoj kështu e shoh! Sytë i kam në ballë! Je falso je, e pafytyrë!’– bërtet Edona nëpër shtëpi.
Një zbaticë e theksuar është krijuar prej disa ditësh në qytetin e Durrësit, duke bërë që deti të tërhiqet dhe të krijohet një brez i ri rëre. Qytetarët e Durrësit që kanë frekuentuar vijën bregdetare këto ditë kanë konstatuar fenomenin duke nisur që nga dita e diel. Tërheqja e fortë gravitacionale e hënës ka shkaktuar fenomenin natyror, që habit jo pak qytetarët. Ky fenomen është më i theksuar në këtë periudhë të viti pasi po i afrohemi afër datës 21 mars, afër ekuinoksit dhe toka gjatë rrotullimit të saj afrohet më shumë me diellin dhe me hënën. Por ka dhe…