Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Çiljeta Xhilaga është shkëputur prej kohësh nga muzika. Duket se kjo nuk është një zgjedhje e rastësishme, pasi ajo i është rikthyer sërish bankave të shkollës. Artistja ka kryer Masterin për “Kriminologji” në Universiten e Drejtësisë, ku dhe është diplomuar së fundmi. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se tashmë është e angazhuar pranë Klinikave të Ligjit. “Arti dhe Dija kanë ecur paralelisht në jetën time.
Një seancë intensive u mbajt në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty ku pronarët e rrjeteve sociale si Facebook dhe TikTok u vunë përballë senatorëve dhe familjeve të dëmtuara. Prindër të revoltuar dhe të mërzitur drejtuan dhjetëra pyetje kah Mark Zuckerbergut dhe dhe shefit të TikTok-ut, Shou Zi Chew. Prindërit janë të shqetësuar me përmbajtjen e palimituar në rrjete sociale, e cila edhe u servohet fëmijëve, transmeton Indeksonline. Zuckerberg u përball me familje që humbën pjesëtarë të tyre si pasojë e vetëvrasjes dhe lëndimeve të tjera të kryera pas bullizimit në rrjetet e Meta-s. Senatori Thom Tillis kërcënoi…
Dy persona kanë pësuar lëndime në Rahovec, derisa ishin duke punuar në ndërtimin e një shtëpie. Ngjarja ka ndodhur të premten, në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, rreth orës 10:00. Lëndimet ata i pësuan kur vinçi është shkëputur nga pllaka dhe ka rënë në tokë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës. “ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE – Rr. Vëllezërit Frashëri, Rahovec 02.02.2024 – 10:00. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në ndërtimin e një shtëpie, kur vinçi është…
Në mes të spekulimeve rreth lidhjes së tyre, Jessica Biel dhe Justin Timberlake kanë rënë sërish në qendër të vëmendjes. Titujt e fundit lanë të kuptohet për telashe në mesin e çiftit, me thashetheme rreth një divorci të mundshëm që vërtitet mes dramës së vazhdueshme që përfshin Timberlake dhe Britney Spears. Megjithatë, Biel i dha fund me një gjest të përzemërt ndaj të shoqit. Mes ringjalljes muzikore të Timberlake, Biel shkoi në Instagram për të ndarë mbështetjen e saj, duke postuar një video të saj duke shfaqur këngën kryesore nga albumi i tij i fundit. Gjithashtu, ajo publikoi edhe një kolazh videosh…
Çifti i njohur Adri dhe Iliriana gjatë qëndrimit të tyre në ‘Big Brother VIP Kosova’ kanë ngjallur dinamika dhe momente të shumta. Mbrëmë ishte nata finale e këtij edicioni ku fitues u zgjedh Lumbardhi. Çifti qëndruan rreth një orë në studio ku më pas u larguan arsye ishte sepse Iliriana nuk e kishte në gjendje të duhur fustanin. Në një videolive në Tik-tok çifti shprehet “Pse nuk qëndruam me shumë se një orë është se Ilirianës iu prish fustani, dhe nuk kishin zgjidhje tjetër u larguam”
Këngëtarja 28-vjeçare, e cila konfirmoi romancën e saj me aktorin në janar, u shoqërua me aktorin 33-vjeçar teksa po largoheshin nga Sunset Tower. Për natën e kaluar jashtë, interpretuesja e hitit “New Rules” ishte veshur me një mini fustan të zi, pantyhose të zeza transparente dhe një pallto të gjatë të zezë.
A do ta prezantojë apo jo Big Brother, kjo frazë muajve të fundit është dëgjuar shumë për Arbana Osmanin. Disa javë para nisjes së “BBV” ajo konfirmoi se nuk do të jetë në moderim këtë vit, të gjithë pyesin se ku dhe kur do të rikthehet në ekran. Së fundmi në një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram Arbana ka theksuar se po punon. Një gjë është e sigurt Arbana do të rikthehet në ekran, por se me çfarë projekti mbetet për t’u parë.
Të premten ka qenë një mbrëmje e zjarrtë fitoreje në spektaklin e shumë shikuar, Big Brother VIP Kosova. Në fund fitues u zgjodh ish-futbollisti Lumbardh Salihu nga Vitia, i cili siguroi më së shumti vota në televotimin për fituesin, i cili zgjati për një javë të tërë. Por, jo çdo gjë duket se shkoj mirë. Siç raportohet në media në “After Party” ka ndodhur një incident. Bëhet fjalë për Bleron, i cili dyshohet se u konfrontua fizikisht me sigurimin e KlanKosovës. Sipas burimeve të Sinjalit, përleshja dyshohet se ndodhi pasi pjesëtarët e sigurimit kanë kërcënuar të dashurën e Bleros, me…
Shqipja nuk doli fituse në BBVK. Por, u pa në disponim të mirë.Në një video që po qarkullon në rrjete sociale ajo shihet e afërt me ish banorin e BBV Ardin. Teksa duket se po kalojnë momente të mira pranë njëri tjetrit.
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha më 2 shkurt gjatë një vizite në një rajon të varfër në jug të vendit se Teherani nuk po kërkon konflikt ushtarak, por shtoi se do të përgjigjej me forcë ndaj çdo vendi që e kërcënon Republikën Islamike. “Ne nuk do ta nisim asnjë luftë, por nëse dikush dëshiron të na ngacmojë, do të përballet me një përgjigje të fuqishme”, tha Raisi gjatë vizitës në Provincën Hormozgan, e cila ndodhet në Gjirin e Omanit. Deklaratat e Raisit janë më të fundit nga zyrtarët iranianë gjatë kësaj jave, të cilat tregojnë se Irani është i…