Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Nga shiu në breshër. Sara dhe Bardhi kanë shkëmbyer puthjen e parë mbrëmjen e djeshme, duke u kthyer në çiftin e dytë që zyrtarizohet brenda Shtëpisë së Big Brother VIP këtë edicion të tretë. Megjithatë pas puthjes nuk kanë munguar as ngacmimet e banorëve, ndërsa Meri duke ‘i qarë hallin’ Bardhit, e vuri më në siklet. “O boo, shife atë u shkri… O Bardhi, për Zotin ik futi ndonjë dush dhe fli me Meritonin”- i tha Meri, koment të cilit këngëtari i replikoi duke thënë: “Jam duke bërë dush 7 herë në ditë… plus pishinë.”
Dhuna dhe tradhtia në familjen shqiptare në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetvarur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, ku më pas u gjet edhe trupi i viktimës. Në informacionet e sigurara nga gazetari i Top Channel, Artur Bibe, thuhet se policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin. Duket se shkak i vetëvrasjes së 47-vjeçares ishin problemet familjare dhe tradhtia e të shoqit, por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj…
Vetëm pak ditë më parë gjatë një bisede me banorët e “Big Brother VIP 3”, moderatorja Roza Lati u shpreh se dëshiron që në krahë të ketë një mashkull me kostum dhe jo një personazh publik. Ajo theksoi se në të kaluarën ka pasur një lidhje me një person të famshëm (Stine), dhe pas atij momenti ka vendosur të mos krijojë më marrëdhënie të tilla. Në përfundim, ajo tha se donte një burrë me kostum dhe jo burra me streçe. Kjo deklaratë u komentua nga mediat dhe publiku si një “thumbim” për ish-partnerin e saj, këngëtarin Stine. Së fundmi, në…
Këngëtari i njohur, Blero i cili ishte pjesë e kastit të këtij formati, është konfrontuar fizikisht me disa nga pjesëtarët e sigurimit të KlanKosovës. Sinjali ka mësuar detaje të reja të rastit nga persona që ishin prezentë në vendin e ngjarjes dhe demantojnë deklaratën e këngëtatit Blero. Gjithçka thuhet të ketë ndodhur pasi njëri nga pjesëtarët e sigurimit po dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht të dashurën e Bleros, gjë që shkaktoi reagimin e saj. Sipas sinjalizuesve, e njëjta pas ngacmimit, i është rikthyer me një pije në dorë sigurimit shtatlartë duke ia hedhur në fytyrë dhe aty dyshohet se…
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se këtë vit trendi i çmimeve të derivateve është në rritje por që nuk është e theksuar. Sipas tij, Kosova krahasuar me vendet e rajonit është e dyta pas Maqedonisë së Veriut, me çmimet më të lira të derivateve në treg. Berjani ka thënë se viti 2022 ka qenë viti i sfidave sa i përket çmimeve të larta të derivateve dhe se e njëjta situatë është duke vazhduar edhe këtë vit, kjo pasi sipas tij, ka lëvizje në tregjet ndërkombëtare dhe ka reduktim…
Mbrëmë u shënua përfundimi i spektaklit më të ndjekur në vend Big Brother VIP Kosova 2. Në krye të këtij edicioni të dytë të BBVK doli Lumbardhi. Ai u pasua nga Blerando që doli i dyti, Shqipja e treta dhe Edona e katërta.
Reperi i njohur, Ledri Vula mbreme iu bashkua finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 2, me një performancë direkte. Përveç se njoftoi se më 7 shkurt publikohet albumi i tij më i ri, ai duket se konfirmoi edhe ndarjen e shumëpërfolur nga Sara Hoxha, me të cilën kanë dhe një vajzë. Reperi u ngacmua nga moderatori i spektaklit, i cili e pyeti “se si po të duket jeta single?”. “Qysh? Qysh? Qysh? Duhet pyetur Fatonin (menaxherin) për këtë pyetje. Mirë, nice, nice jom. A po më shihni t’u qeshë?”, u shpreh ai.
Mediat e Rusisë vazhdojnë me propagandën e tyre lidhur me zhvillimet në Kosovë. Analistja Ivana Stradner, ka shkruar për lajmet që shpërndahen nga mediumi propagandistik rus, Russia Today dhe kanalet e Telegramit. “Titujt e sensacional “Enklavat serbe në Kosovë janë sulmuar” dhe Vuçiq do të kontaktojë Rusinë dhe Kinën. Russia Today tashmë ka filluar “raportimin e drejtpërdrejtë”. Telegrami i djathtë tregon gazin se spastrimi etnik kundër serbëve ka filluar. Do të jetë një fundjavë e ngarkuar”, ka shkruar ajo në platformën ‘X’. Sipas saj gjërat që ajo i lexon në kanalet e Telegramit janë të çmendura. “Nuk dua ta përforcoj…
Aktori dhe këngëtari i njohur, Olsi Bylyku i cili së fundmi është bërë pjesë e formatit televiziv Big Brother Vip Albania, ka rrëfyer historinë e shumë përfolur të dashurisë me këngëtaren Egli Tako. Olsi foli për arsyet që sollën në ndarjen pas 5 viteve me Egli Takon. Aktori u shpreh se marrëdhënia kishte kohë që ishte e ndërlikuar dhe se ata duhet ta njihnin më mirë veten dhe pastaj të merrnin një vendim. “Lidhja 5-vjeçare që kam pasur ka qenë një marrëdhënie tmerrësisht e ndërlikuar, pavarësisht se unë jam tip që jam i dhënë pas marrëdhënies, i kushtoj kohë, nuk…
Mbrëmë u mbajt finalja e Big Brother VIP Kosova. Pas mbarimit të spektaklit, të gjithë konkurrentët e këtij edicionin ishin pjesëmarrës në “After Party”, për të festuar mbarimin e këtij rrugëtimi. Siç raportohet në media në “After Party” ka ndodhur një incident, ku dyshohet se Blero u konfrontua fizikisht me sigurimin e KlanKosovës. Në lidhje me këtë temë, tash ka folur vet Blero, i cili për Prive, ai ka thënë se nuk ishte rrahje, por një ngatërresë e vogël. “Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen…