Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Sërish një fundjavë protestash kundër ekstremizmit të djathtë në Gjermani. Protesta më e madhe u organizua në Berlin, ku qindra mijëra vetë u mblodhën para ndërtesës së Bundestagut. Disa dhjetëra mijëra vetë iu përgjigjën thirrjes së protestës kundër ekstremizmit të djathtë në Berlin. Policia e Berlinit bëri të ditur, se pjesëmarrës ishin më shumë se 150.000 vetë. Demonstruesit para ndërtesës së Bundestagut lëshonin thirrje, “Të gjithë së bashku kundër fashizmit”, apo “I gjithë Berlini i thotë stop AfD-së”, sipas një reporteri të AFP-së. Ndryshe nga protestat e tjera, rrjeti “Hand in Hand”, Dorë më dorë” kishte bërë thirrje për protestën…
E ke dëgjuar ndonjëherë këtë term? Nga vetë fjala “divorci gri”, nuk është aq e vështirë për ta kuptuar. Divorci gri është ai që ndodh në një moshë të madhe. Shkalla e divorcit është dyfishuar që nga viti 1990 për amerikanët mbi 55 vjeç. Për çiftet mbi 65 vjeç, shkalla është trefishuar. Dhe në aspektin financiar, sa më pak ‘të divorcuar gri’ të ketë, aq më mirë. Divorci gri është rritur në dekadat e fundit, tregojnë të dhënat federale, edhe pse shkalla e divorcit për amerikanët e rinj në moshë, ka rënë. Një në 10 persona që divorcohen sot është…
Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”, që do të hyjë në shtëpi të martën. Këngëtari u prezantua sot ekskluzivisht në “Fan Club”. “Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”, tha ai.
Së paku 28 njerëz janë vrarë nga një sulm me artileri në një ndërtese në qytetin e uzurpuar nga Rusia, Lisiçansk, në lindje të Ukrainës. Ministria ruse për Situata Emergjente tha të dielën në Telegram se një fëmijë është në mesin e 28 trupave të vdekur që u nxorën nga rrënojat e një ndërtese ku ndodhej një furrë buke dhe një restorant. Rreth 10 njerëz të tjerë u nxorën të gjallë nga rrënojat. Zyrtarët në rajonin e Luhanskit, i cili është pothuajse plotësisht nën kontrollin e Rusisë, e fajësuan fillimisht një sulm ukrainas me dron, por pastaj i ndryshuan fjalët…
Një set prej gjashtë palë atletesh të veshura nga Majkëll Xhordan gjatë finaleve të NBA u shitën për 8 milionë dollarë në një ankand në Nju Jork, duke vendosur një rekord të ri global të ankandit për atletet e veshura në ndeshjet sportive. Këpucët, të veshura nga një prej lojtarëve më të mëdhenj të basketbollit në ndeshjet kryesore të gjashtë kampionateve të karrierës së tij në finalet e NBA, u bënë objekti me çmimin e dytë më të lartë të arritur për reliket sportive të Majkëll Xhordanit. Megjithatë, ata janë në vendin e dytë në renditjen e relikeve sportive. Uniforma…
Dy policë kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar pas rrëzimit të një helikopteri të policisë në Turqi. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya në një postim në X. Helikopteri u ngrit nga aeroporti i Hatay dhe po shkonte për në aeroportin e Gaziantep, tha Yerlikaya, transmeton Klankosova.tv. Ai u rrëzua pranë fshatit Kartal në rrethin Nurdagi të Gaziantep, tha Yerlikaya, pa komentuar shkakun e rrëzimit, raporton Reuters
Kim Kardashian ndezi thashethemet këtë fundjavë kur ajo u dukë mahnitëse në një festë para Grammy, ku mori pjesë edhe Odell Beckham – me të cilën ajo dikur ishte e lidhur. Ylli i realitetit televiziv, 43 vjeçe, dukej magjepsëse kur mbërriti në festën e mbushur me yje në The Bird Streets Club në Los Anxhelos, e veshur me një bluzë me kapëse të bashkuar me një palë pantallona lëkure, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa thashethemet e rinovuara të romancës rrotullohen rreth saj dhe futbollistit 31-vjeçar, një burim i brendshëm zbuloi ekskluzivisht për DailyMail.com se Kim është e prirur ta mbajë jetën e…
Studiuesit kanë konfirmuar se ekziston një frut që ka aftësinë të reduktojë stresin dhe të promovojë shëndetin e përgjithshëm. Domethënë, bëhet fjalë për kivinë që është i pasur me vitaminë C dhe ka shumë efekte pozitive në organizëm. Një studim i kryer në Universitetin e Otagos në Zelandën e Re zbulon se konsumimi i rregullt i kivit mund të përmirësojë ndjeshëm gjendjen shpirtërore dhe shëndetin kognitiv,transmeton Klankosova.tv . Kjo është për shkak të bollëkut të vitaminës C në kivi, e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen nga inflamacioni dhe sëmundjet. Efekti antistres i kivit i atribuohet vetive…
Përgjatë muajit janar të këtij viti në Klinikën e Dermatologjisë në QKUK janë diagnostikuar 127 pacientë nga zgjeba, ku 10 nga ta janë spitalizuar në klinikë. Derisa shifra prej 127 pacientëve të infektuar me këtë sëmundje ngjitëse është e lartë krahasuar për periudhën e njëjtë të 2023-ës dhe vitit paraprak, shkruan KlanKosova. Nga zhuga, siç njihet ndryshe në popull me shprehjen e huazuar nga gjuha e një shteti fqi, në ambulancat specialistike të Dermatologjisë në vitin e kaluar janë kryer 1034 vizita dhe 854 më 2022-ën. Sipas drejtuesit të klinikës, Enver Krasniqi, arsyeja kryesore e rritjes së numrit të rasteve…
Pak ditë më parë, Monika Salihu dhe Remzie Osmani publikuan bashkëpunimin e tyre të parë. Kënga titullohej “Çika e nanës vet” e cila u shoqërua edhe me videoklip. Por, kjo nuk është e gjitha nga dyshja artistike sepse ato kanë gati edhe një tjetër projekt. Kënga “Shko” vjen si rikrijim nga dy artistet në një bashkëpunim.