Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj gjatë këtyre ditëve kanë qenë ndër emrat më të komentuar në media e shtypin rozë. Kjo për faktin se Lumi u shpall fitues i edicionit të dytë, e bukuroshja nga Prizreni i ka qëndruar afër gjatë gjithë kohës. Gjate ditës së sotme ata u panë së bashku në vendlindjen e Lumbardhit, në Viti , ku u pritën nga fansat e tyre. Ndërsa pak minuta më parë Kaderi ka hedhur një foto se bashku me Lumbardhin dhe familjaret e saj në Prizren,pra qytetin e saj ku edhe jeton. Duket qe e kanë pritur mjaftë mirë…
Rita Ora, një prej këngëtarëve më të famshme shqiptare, jo rrallë herë ka dëshmuar se është e lidhur me librat dhe leximin. Madje, ajo kishte treguar disa herë që ka libra gjithandej afër vetës, raporton Indeksonline. Nëna e saj, Vera, ka treguar më shumë lidhur me këtë. Ajo ka postuar në “InstaStory” Ritën, duke lexuar para gjumit. E shtrirë në shtrat, me syze dhe me libër, duke lexuar me një dritë të ngjitur në kopertinë të librit. “Gjyshja Rita” ka shkruar Vera në mbishkrim.
Se shoqëria e Santianës dhe Albës nuk është ajo që e patën për rreth 80 ditë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kjo tashmë dihet! Gjithçka u vulos nga ftohtësia që reflektuan në natën e finalës kur dy vajzat as nuk u përshëndetën me njëra-tjetrën. Për më tepër, ato më as nuk ndiqen në rrjete sociale. Por çka realisht ndodhi mes vajzave dhe ku qëndron problemi? Prive.al merr vesh se gjithçka ka nisur pas daljes së Santianës nga shtëpia. “SANTIANA ËSHTË ZHGËNJYER TEPËR SHUMË NGA ALBA. AJO PASI DOLI E KUPTOI QË SHOQJA E SAJ NUK E KA PËRKRAHUR…
Shkurti ka sjellë disa projekte të reja muzikore në estradë. Një prej tyre është ai mes DJ PM, Dagz, Zaza dhe Fajt. “100 gabime” titullohet ky projekt i dalë së fundmi në Youtube bashkë me videoklip. Kënga në ditët e para po ecën relativisht mirë duke premtuar që do jetë hit i kësaj periudhe.
Në Kosovë këtë të mërkurë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë ditës pritet të fryjë erë në jugperëndim, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos në rajonin e Gjakovës, ku shpejtësia e saj pritet të shkojë deri në 57 kilometra në orë, shkruan MeteoKosova Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 6 gradë Celsius. Ndërkaq, maksimalet e ditës do të jenë mes 13 dhe 16 gradë Celsius.
Këngëtarja Lori Kaçka së shpejti sjell albumin e saj të ri i cili mban titullin “Krejt dashni”. Këtë lajm ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram duke zbuluar edhe numrin e këngëve dhe titujt e tyre Poashtu, Lori tregoi se publikimi i albumit do të bëhet më 8 shkurt.
Njësia e Krimeve Kibernetike e Policisë Rajonale në Gjilan ka zhvilluar një aksion lidhur me një rast të denoncuar në janar dhe si rezultat ka arrestuar një person. I dyshuari ka përfunduar në ndalim policor dhe ndaj tij kanë nisur hetimet. Siç mësohet, i dyshuari 19-vjeçar është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”. Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në ditët e para të janarit dhe viktimë është një vajzë 26-vjeçare, fotografitë e së cilës dyshohet se janë shfrytëzuar nga i dyshuari përmes rrjeteve sociale Telegram dhe Whatsapp. Pas denoncimit të…
Edona James ka postuar një video virale të Xhulit, ish finaliste e BBVK’ 1. Ajo ka bërë një përshëndetje për Lumin dhe babain e tij. Në video shkruhet: “Lumabrdhi nipi i ……” Me këtë postim në instastory Edona James ka lënë të nënkuptoj se nuk beson në votat e publikut, dhe nuk është e pajtimit me fitoren e Lumbardhit. Si e komentoni këtë veprim?
Rusia ka reaguar ashpër në lidhje me planin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar armë bërthamore në Britaninë e Madhe. Përfaqësuesi i Përhershëm i Moskës në Kombet e Bashkuara, Gennady Gatilov, tha për median shtetërore ruse, Russia-24, se janë duke e monitoruar situatën nga afër. “Ne po flasim për riaktivizimin e një baze ajrore me armë bërthamore amerikane në Britaninë e Madhe, flitet edhe për mundësinë e dërgimit të armëve bërthamore në shtetet baltike dhe në Poloni. E gjithë kjo krijon një situatë të tensionuar. Ne po monitorojmë se si po shkojnë zhvillimet në këtë drejtim. Sigurisht, nëse është…
Gjatë një interviste të realizuar, Kaderi shprehet që ka qenë e ndrojtur kur ka takuar familjen e Lumit, pasi ata ishin shumë persona. Ndërsa prezantuesja e emisionit tregon që pyetja më e shpeshtë për t’ia bërë Kaderit ka qenë: “A do te jetoje me prindërit e Lumbardhit?” Kaderi pa hezitim përgjigjet: “Dy prindërit i ka të mirë Lumbardhi, nuk më pengon hiç të jetoj me ta.” “Bile më bëhet qejfi, sepse nëse kemi ndonjë punë ne, e kryejnë ata, e ne dalim.” – përgjigjet Kaderi me shaka. Ndërsa Lumbardhi ka treguar që do të qëndrojë në Kosovë për një kohë…