Author: G. R.

Pasi Vullneti refuzoi të shoh se cila fytyrë publike ka folur për orientimin e tij, disa nga banorët ishin kureshtar të dinin se kush dhe çka ka thënë. Xheneta krijoi “zhurmë” duke kërkuar që të hiqen 10 mijë euro nga çmimi i madh dhe të shikojë deklaratën e plotë, ndërsa pati të tillë që e kundërshtonin këtë vendim, Pas këtij veprimi, reperi ka ironizuar duke publikuar të holla që i posedon. “Mirmengjesi per krejt ata banore qe u merziten pse Xheneta jau hupi 10.000 euro”, shkroi ai.

Read More

Një nga hitet më të mëdha dhe të papritura botërore të vitit 2024, ‘A bar song (tipsy)’ nga Shaboozey, ka tejkaluar një miliard transmetime në Spotify. E nga kjo gjë është habitur edhe vetë reperi. Nuk ndodh aq shpesh dhe veçanërisht jo me një këngë që është tetë muajsh, por një këngë bar (tipsy) tashmë arriti një miliardë transmetime në Spotify gjatë javës së fundit të 2024-ës. Kënga kryesoi listat në Australi, Kanada, Irlandë, Norvegji, Suedi, Belgjikë dhe Shtetet e Bashkuara dhe arriti në dhjetëshen e parë të top-listave në Danimarkë, Islandë, Holandë, Zelandën e Re, Afrikën e Jugut dhe…

Read More

Këngëtarja kosovare Dhurata Dora ka surprizuar fansat duke publikuar këngën e re të titulluar “Ha Ha”. Projekti ka një ritëm dhe një stil unik, duke treguar edhe njëherë që Dhurata është ndër emrat më të spikatur të muzikës moderne, shkruan Indeksonline. Kënga u shoqërua me një videoklip plot ngjyra dhe elemente kreative. Kujtojmë që këngëtarja po vazhdon të jetë ikonë e muzikës duke sjellë gjithmonë risi për publikun e saj.

Read More

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell e me pak vranësira, por mëngjesi do të jetë me ngrica. “Moti kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. “Temperaturat minimale ndërmjet -7 deri -3°C, ndërsa maksimale 3-7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja”.

Read More

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi. Aktualisht nuk ka pritje më shumë se 5 minuta për të hyrë e për të dalë nga Kosova në asnjë nga pikat kufitare.

Read More

Edon Zhegrova ka pasur një vit fantastik me fanellën e Lille dhe 2024 do të mbahet gjatë në mend për të.   Ylli dardan ka shkëlqyer në kampionatin francez Ligue 1 derisa është një nga futbollistët më të vlerësuar. Në një sondazh nga gazeta prestigjioze franceze L’Equipe, tifozët francezë kanë votuar për 11-shen e vitit në Ligue 1. Sulmuesi kosovar ka marrë vota për t’u përfshi në formacionin e vitit, derisa aty ndodhet përkrahë yjeve të mëdha të kampionatit. Në portë është portieri Chevalier i Lille, derisa mbrojtja përbëhet nga Achraf Hakimi, Marquinhos, Yoro dhe Mendes.

Read More

Gjesti është futur në koshin e bërllokut. “Hina me kqyrë kush o vëlla, kam me i kallëzu pasha allahin e madh. Deshta me hi veç me kqyr bro se qysh ia kom marrë inati. Leonard fmijaqi”, i tha Gjesti Xuxit, i cili e ndoqi nga pas. “Derisa ti më prek në lidhje, mos prit sen prej meje. Unë jam mas Lelës. Qaq vllai jem”, i tha Leo. Derisa, Gjesti iu përgjigj: “Ta kom qitë Lelën, ti nuk e ke qitë kërkon jashtë” Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Read More

Aeroplani i aviokompanisë së Azerbajxhanit që u rrëzua, ku si pasojë humbën jetë 38 persona, u dëmtua ndërsa fluturonte mbi Rusi “për shkak të të shtënave nga toka”, tha presidenti i Azerbajxhanit. Presidenti Ilham Aliyev tha se beson se aeroplani, i cili u rrëzua rreth tre kilometra nga Aktau në Kazakistan të mërkurën, nuk ishte rrëzuar qëllimisht. Megjithatë, ai akuzoi disa qarqe në Rusi se duan të mbulojnë të vërtetën rreth natyrës së rrëzimit, transmeton Telegrafi. Aeroplani i pasagjerëve Embraer 190 ishte në rrugë nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku për në qytetin çeçen Grozny, kur ndryshoi kurs. Ai u rrëzua…

Read More