Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
WhatsApp do të lejojë së shpejti përdoruesit të krijojnë sfonde për bisedat duke përdorur Meta AI, raporton Business Standard. Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të krijojnë sfonde të personalizuara duke përdorur komanda me tekst. Sipas përditësimeve nga WABetaInfo, kjo veçori është aktualisht në zhvillim dhe pritet të dalë në javët në vazhdim. Aktualisht, WhatsApp lejon përdoruesit të personalizojnë sfondet e bisedave duke zgjedhur foto ose duke zgjedhur një ngjyrë të thjeshtë. Veçoria e ardhshme ka për qëllim të përmirësojë këtë përvojë duke lejuar përdoruesit të krijojnë sfonde bazuar në komanda të dhëna nga ata duke përdorur Meta AI. Veçoria e…
Gjatë javës së kaluar, “Prive” nga Liberta Spahiu zbuloi se çifti shumë i dashur për publikun, Selvija dhe Shpati, janë ndarë, duke shkaktuar një zhurmë të madhe në publik. Vetë Shpati nuk ka qëndruar në heshtje dhe ka dhënë një sinjal të tijin për Selvijen. Në llogarinë e tij në Instagram, Shpat Kasapi ka treguar se shumë shpejt do t’i japë publikut një super baladë të ndjerë, ku gjatë videos së postuar një pjesë e tekstit thoshte: “Nuk du me u nda, nuk du me u nda”. Kjo shihet edhe si një mesazh që ai është bërë pishman për ndarjen…
Ditën e sotme, në Ferma VIP ka ardhur një helikopter me petale trëndafilash të hedhura nga ajri, ku shkruhej “Nuri the queen habibi”. Nur është emocionuar dhe është ngacmuar për këtë veprim, por ajo që është zbuluar në rrjet është se pjesë e kësaj surprize ka qenë ish fituesi i Ferma VIP 2, Dionis Biba.
Shumë ngjarje u zhvilluan dje rreth emrit të Drilon Ramës. Prive BY Liberta Spahiu raportoi për vendimin e AIP për çështjen me Xhenetën që mbylli rastin duke e konsideruar vazhdimin si të “kotë”. Jo pak më vonë, qarkulloi në rrjet një video e Drilonit duke u puthur me një vajzë në një parking në Gjermani. E sot ka zhvillime të reja. Fotot e Drilonit me Sarën janë hequr dhe ata më nuk ndiqen në rrjete sociale. Nuk dihet nëse Sara i ka bërë “bllok” Drilonit, tashmë kur nuk ka asnjë hapësirë për të vazhduar “loja” me episode duke ushqyer publikun…
Një incident është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Strellc të Epërm të Deçanit, ku një përleshje fizike mes dy personave ka eskaluar deri në goditje me veturë. Fillimisht, rasti ishte raportuar si aksident trafiku, por policia në vendngjarje ka konstatuar se bëhej fjalë për një konflikt të nisur në një lokal, e që më pas ka përfunduar jashtë tij, transmeton IndeksOnline. Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për IndeksOnlinen se njëri nga të përfshirët në përleshje e ka goditur me veturë personin tjetër. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i godituri nga vetura…
Artisti i njohur, Robert Berisha është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku bën postime të ndryshme. E InstaStoryn e fundit, ai ka kushtuar të dashurës së tij, të cilës ia ka shprehur publikisht dashurinë. “My love”, ka shkruar Roberti krahas fotografisë së të dashurës.
Bebe Rexha ka folur mes kritikave për paraqitjen e saj në Met Gala 2025. Këngëtarja 35-vjeçare u tregua e sinqertë në “X”. “Jam shumë e lodhur nga njerëzit që komentojnë peshën time”, filloi ajo në postime. “Unë kam PCOS dhe luftoj me infertilitetin”, vazhdoi artistja. “Unë mbeta shtatzënë por nuk funksionoi, dhe këtë dhimbje e kam mbajtur në heshtje”, shtoi Rexha duke shtuar se megjithëse nuk ia kishte borxh askujt atë informacion, ajo mendonte se kritiket “të mendonin dy herë”, përpara se ta komentonin trupin e dikujt. Bebe ishte e lidhur më parë me inxhinierin arkitekturor Simos Liakos dhe regjisorin…
Kohëve të fundit ishte raportuar se martesa e Vesa Lumës me Big Basa ishte në krizë. Mirëpo pas hyjres së Big Bastas në ‘Ferma Vip’ këtyre thashethemeve ju ka dhënë fund vet këngëtarja kosovare. Vesa po vazhdon të përkrah vazhdimisht bashkëshortin e saj gjatë qëndrimit në ‘Ferma Vip’ duke konfirmuar se martesa e tyre nuk ka asnjë krizë. Këngëtarja ka bërë një postim për Big Bastën pasi ai u shpall fermeri më i votuar për të qëndruar në garë, ku është shprehur me fjalët: “Zemra mal”.
Lidhja e dashurisë mes Albës dhe Limit në FermaVip, duket se nuk po ecën edhe aq mirë ditët e fundit. Sot ata kanë zhvilluar një bisedë, ku Limi i tha se nuk do i linte qëllimet e tij për të. Kjo gjë, si dhe sjellja e fermerit këto ditë duket e ka mërzitur Albën. Video
Artistja shqiptare që jeton dhe vepron në Kanada, Rinesance, ka njoftuar se është detyruar të bëjë dy ndërhyrje kirurgjike në tru. Rinesance ka bërë të ditur se ka pak kohë që është diagnostikuar me tumor në tru. “Tashti jam në qendër rehabilitimi e shpejt kom me fillu terapinë radiologjike, që pritet me zgjasë disa javë… Mënyra se qysh ka rrjedhë gjithçka është bekim në vete për mua edhe po e shoh si motiv për me e kalu edhe këtë sfidë e me iu kthy muzikës qashtu qysh di unë”, shkroi mes tjerash ajo. Ngjarja e rëndë për Rinesën vjen pak…