Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Në rajonin e Ferizajt ka mjegull të dendur në disa vende ku pozita gjeografike është më e ulët, ka njoftuar sot Policia e Kosovës. në një njoftim, policia bën apel te qytetarët për kujdes më të shtuar gjatë vozitjes në këto kushte. “Apelojmë tek shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull”, tha policia. Ndërsa, policia rekomandon që: – Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme! – Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve. – Përdorni dritat e…
Një ngjarje krejt e papritur ka ndodhur mbrëmë në Big Brother VIP Kosova, teksa mbahej programi festiv i Vitit të Ri. Sara u përball me një incident të vogël por tejet të rrezikshëm ndërsa po shijonte ushqimin dhe muzikën, ajo nuk e vuri re se palltoja e saj kishte marrë flakë nga një qiri. Banorët e tjerë reaguan menjëherë dhe arritën të shuanin zjarrin pa shkaktuar asnjë dëm tek Sara. Por e gjithë situata u kthye në një moment humori mes banorëve pasi Sara e mori gjithë situatën me sportivitet dhe të qeshura. Big Brother VIP Kosova 3estrada…
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia pas mesnatës shkuan në vizitë të dy foshnjat e para të 2025-ës që erdhën në jetë pas ndërrimit të motmotit. Kurti, që ndau fotografi nga spitali, tha se edhe nënat edhe foshnjat ishin më shëndet të mirë. “Menjëherë pas mesnatës iu bashkuam gëzimit të zonjës Teutë për vajzën e saj Poemën dhe zonjës Fortesë për djalin e saj Diamantin, që erdhën në jetë të parët gjatë ndërrimit të motmoteve. Edhe nënat edhe foshnjat ishin shumë mirë me shëndet. Ne u uruam mbarësi dhe jetë të gjatë bashkë me familjet e tyre”.…
“Mbështetja e miliarderit amerikan për të djathtën ekstreme në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë, është një lojë logjike dhe sistematike për të dobësuar Europën”. Këtë tha kancelari Robert Habeck në fjalimin e tij të Vitit të Ri. Thirrjet e Musk, sipas tij, nuk bëhen nga injoranca, vijoi më tej Habeck, i cili është kandidat për kancelar i Të Gjelbërve në zgjedhjet parlamentare të shkurtit. “Është logjike dhe sistematike. Musk po fuqizon ata që po dobësojnë Europën. Një Europë e dobët është në interes të atyre për të cilët rregulloret janë një kufizim i papërshtatshëm i pushtetit të tyre”, tha Habeck. Qeveria…
Edona James mbrëmë ka treguar se është e shtrirë në spital pasi ka bërë një intervenim në gjoksin e saj. Pas kësaj komentet negative e lëndonin pafund gjë që ia përkeqësonin edhe gjendjen shëndetësore. Ajo deklaroi se shumë persona i kishin shkruar duke dëshiruar vdekjen e saj Andaj ish banoret e ‘Big Brother VIP Kosova’ Kaderi, Iliriana dhe Santiana i dërguan fjalë zemre që ajo të kaloj sa ma lehtë këtë situatë dhe të bëhet mirë. Për këtë Edona i është falënderuara pafund.
Kosova ka fituar njohje zyrtare nga Amazon dhe është përfshirë tashmë në të gjitha platformat e Amazon. Përmes një njoftimi për media nga zyra e presidentes dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë bëhet e ditur se me përfshirjen e saj në te gjitha platformat e Amazon, Republika e Kosovës shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin dhe transformimin digjital të vendit. “Kjo arritje vjen si rezultat i takimeve të nivelit të lartë të mbajtura në tetor 2024, ndërmjet Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe përfaqësuesve të gjigantit teknologjik Amazon në Washington D.C., SHBA. Këto diskutime janë gjithashtu…
Driloni e ka ngacmuar Xuxin gjatë gjumit, e kjo gjë bëri që të eskaloj situata. Xuxi u ngrit në këmbë duke iu afruar Drilonit ku i tha “mos më hajde më, hiqmu prej dorës, në kofsh burrë hajde”. “Ta qes veten prej qejfit. Më lodhi më, largohu prej krevatit. Boll më, u krye”, i tha Xuxi me tone të ashpra. Ndërsa, Driloni i kërkoi falje Xuxit, ku i tha se “e kam kuptuar keq”. E, në fund ishte Xuxi ai që e qetësoi situatën, duke e përqafuar pas këtij debati. Për ta parë këtë situatë mes Xuxit dhe Drilonit, klikoni…
Artisti Mihallaq Andrea është shprehur optimist se këngën e re të tij do e ketë bashkëpunim me artistin e tërhequr nga muzika prej disa kohës, Flori Mumajesin. Kënga e re titullohet “Më mirë mos të kisha njohur” dhe artisti u shpreh optimist se ky projekt do të realizohet së bashku me këngëtarin Flori Mumajesi. “Besoj se do të kem një bashkëpunim të ri me Flori Mumajesin. Shpresoj dhe uroj që këtë këngë të re ta bëj më Florin. Po të doni një pjesë të këngës mund ta interpretoj live. Me Florin kam folur para disa kohësh dhe besoj se kënga…
Dua Lipa ka ndarë një moment të lumtur me fansat e saj, duke treguar unazën e saj të fejesës, pas një propozimi romantik të aktorit Callum Turner gjatë festimeve të Krishtlindjeve. Edhe pse asnjëri nga ata nuk ka konfirmuar ende lidhjen zyrtarisht, thuhet se Callum, 34 vjeç, i kërkoi Duas, 29 vjeçe, dorën gjatë një mbrëmjeje festive, duke u ulur në gjunjë për një propozim që do të mbetet i paharrueshëm. Dua, e cila po kalonte një ditë relaksuese me miqtë e saj në Londër, u pa duke mbajtur me krenari unazën e fejesës gjatë një seance joge të hënën,…
Shega mund të luftojë simptomat e sëmundjes inflamatore të zorrëve, besojnë shkencëtarët. Polyphenolsi natyror i gjetur në frutë ndërvepron me bakteret e zorrëve për të prodhuar një përbërje me efekte anti-inflamatore. Hulumtuesit, në Universitetin e Louisville në Kentaki, thanë se zbulimi i tyre thekson rëndësinë e shëndetit të zorrëve për të mbrojtur nga sëmundjet inflamatore. Rreth 1.6 milion njerëz në SHBA dhe 261 mijë në Britani të Madhe kanë sëmundje inflamatore të zorrëve, sipas shifrave nga organizatat bamirëse kryesore.