Author: G. R.

Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtune kanë filluar kolonat. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se pritjet më të mëdha këtë mëngjes janë tek Dheu i Bardhë deri në 50 minuta, ndërsa pritjet në hyrje janë deri në pesë minuta. Ndërsa, pritjet në dalje në Merdarë janë deri në 35 minuta, e në Jarinje deri në 10 minuta.

Read More

Çdo dhjetor, Google publikon Kërkimet e Vitit, një zbulim i temave më të kërkuara që pasqyrojnë kureshtjen kolektive të botës dhe atë që ata shkruan në shiritin e famshëm të kërkimit. Në vitin 2024, ngjarjet kryesore të lajmeve, të tilla si zgjedhjet globale ishin prapa trafikut më të lartë të kërkimit. Këtu është një përmbledhje e temave më të kërkuara të vitit në lajme dhe njerëz, globalisht Cilat lajme nxitën më shumë kërkime në 2024? Zgjedhjet, temperaturat e larta që nxisin shqetësime mjedisore dhe ngjarje të mëdha sportive ishin pikat kryesore të interesit në lajmet e këtij viti, shkruajnë mediat…

Read More

Zvicra nga sot ka ndaluar mbulimin e plotë të fytyrës në hapësira publike, më saktësisht përdorimin e burkës. Shkelësit e këtij vendimi do të gjobiten me gjobë deri në 1 mijë franga. Vendimi i marrë në vitin 2021, u vendos të hyjë në fuqi këtë vit. Propozimi për të ndaluar mbulimin e fytyrës u soll nga Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë. Qeveria zvicerane, megjithatë, e kundërshtoi atë duke argumentuar se nuk i takon shtetit të diktojë se çfarë të veshin gratë, por shumica ishih kundër mbulimit të fytyrës. Sipas disa hulumtimeve, shumë pak gra në Zvicër veshin…

Read More

Në kategorinë manipulatori i vitit banorët e BBVK3 kanë nominuar, Gjestin, Vullnetin si dhe Drenushën. E nga ky nominim, publiku ka zgjedhur Drenushën si manipulatorja e vitit. Drenusha tha se e priste, pasi sipas saj të jesh manipulator është kogja punë e madhe. “Shumë e mençur, të jesh manipulatore duhet patjeter të jesh e mençur, shumë mirë, pse jo. Kanë parë që kam diçka më shumë se të tjerët”, u shpreh Drenusha.

Read More

Në edicionin festiv të emisionit “Canapé”, Ramush dhe Anita Haradinaj sollën momente plot humor dhe të qeshura. Ramush Haradinaj, duke mos ngurruar të shfaqë anën e tij, tha me shaka: “Jom talent në muzikë,” duke bërë që në studio të shpërthente në të qeshura. Me humor, Anita i vendosi notën e saj, duke theksuar se talenti i Ramushit në muzikë është më shumë për argëtim sesa për seriozitet. ”Ja jap notën 3, jo për zërin por për guximin me këndu”, tha ajo.

Read More

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi, sot feston ditëlindjen e tij të 74-të, për herë të pestë në qendrën e paraburgimit në Hagë. Jakup Krasniqi u arrestuar më 04.11.2020 nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara dhe ishte dërguar në Hagë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Zyra e Prokurorit të Specializuar më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se nata e parë e Vitit të Ri ka kaluar pa incidente me pasoja fatale. Megjithatë, janë raportuar disa raste me lëndime trupore dhe dëme materiale, kryesisht si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike. Sipas njoftimit, disa prej rasteve më të spikatura përfshijnë “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”, zjarrvënie, lëndime trupore dhe armëmbajtje pa leje. Të gjitha këto raste janë trajtuar nga policia në bashkëpunim me prokurorin për procedime të mëtejshme ligjore

Read More