Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyçi, ka apeluar tek çiftet të mos nxitojnë të hyjnë në martesë. Ajo tha se me martesë krijohen obligime. “Nuk është tragjike, sikur është lidhja e martesave, edhe zgjidhja është normale”, tha ajo. Sipas saj, ka raste kur nuk janë ekzekutuar vendimet e gjykatave kur janë arrestuar në pikat kufitare, për shkak të rasteve që kanë të bëjnë me çështjeve të martesës.
Që prej shfaqjes së tij, ishte parë se tradicionalisht Covid 19-ta infektonte përmes hundës dhe gojës e shumohej në traktin respirator, duke lëvizur në mjaft raste edhe në mushkëri. Duke cituar një grup virologësh megjithatë, mediat britanike thonë se ky virus ka ndryshuar përpjekjet e tij për të hyrë nëpër qeliza, çka do të thotë se mund të infektojë më lehtë stomakun e zorrët. Viruset e stomakut gjenden në sasi të mëdha tek mbetjet fekale të individëve të infektuar. Marc Johnson, profesor i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë Molekulare në Universitetin e Misurit, shpjegoi se ishte vënë re një rritje drastike e…
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandën e stimulantve seksual përmes rrugëve malore. “Viti, 8 janar 2024 Njësit e Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar dhe identifikuar me sukses tentimin për kontrabandë përmes rrugëve malore në regjionin e Vitisë”, thuhet në njoftim. “Pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë është arritur të ndalohet një automjet, i cili kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore, derisa pas ndalimit u gjet një sasi të konsiderueshme e mallrave të paligjshme” “Janë zbuluar dhe sekuestruar 2,880 copë mjaltë/stimulans seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00…
Buci gjatë një bisedë me Ardin, ka folur mbi për raportin e tij me Ganiun. Gjatë bisedës Buci ka bërë një paralajmërim të ashpër në shenjë revolte mbi situatat, që ai thotë të jetë ballafaquar përgjatë kësaj aventure televizive të deritanishme. “Atë ditë që iu përlamë, i thash se ‘ti më ke prekur në biznes, familje, në grua’, e bone edhe gjestin me më nënçmu me ‘Go Plus’. Nuk i kam përmend këtij Ganisë, prej jashtë, asnjë fjalë asnjëherë – derisa ky i ka fut sendet nga jashtë brenda”, ka thënë Buci, në bisedën e tij me Ardin “Për akuzë,…
Filmi “Oppenheimer” i regjisorit Christopher Nolan fitoi Globin e Artë për filmin më të mirë dramë. Ai fitoi kundër “Killers of the Floëer Moon”, “Maestro”, “Past Lives”, “Anatomia e një rënie” dhe “Zona e interesit”. Vëmendje morën edhe yjet të cilët shkëlqyen me paraqitjet e tyre. Sipas DailyMail, këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez kryeson renditjen e modës së këtij viti me fustan të kuq. Në vendin e dytë renditet Helen Mirren. Ndërsa në vendin e tretë është këngëtarja shqiptare Dua Lipa./Indeksonline/
Dy ditë më parë, më datë 6 janar, tre persona të moshës madhore kanë vjedhur kapakët e pusetave në komunën e Gjakovës. Të njëjtit u fotografuan nga kalimtarë të rastit, derisa shihen se janë me një BMW. E gjithë kjo u filmua rreth orës 22:55, të shtunën, dhe pamjet u publikuan në faqen “Gjakova Sot”. Ngjarja ka ndodhur në Piskotë-Dardani.
Përdoruesit e pajisjeve Android duhet të jenë të kujdesshëm nëse kanë ndonjë nga aplikacionet e mëposhtme në telefonin e tyre. Google ka hequr 13 aplikacione nga Play Store, të cilat ekspertët e sigurisë zbuluan se përmbanin virusin Xamalicious. Xamalicious është një virus që lejon hakerët të shkarkojnë në distancë të dhënat nga pajisja e një përdoruesi pasi të instalohet aplikacioni. Kjo i lejon hakerët të hynë në ekran si dhe të aktivizojnë leje të ndryshme në telefon. Pasi t’i jepet qasja, hakerët mund të infektojnë pajisjen me spyware ose Trojans që vjedhin para nga llogaria. Lista e aplikacioneve që përdoruesit…
Gjatë ditëve të para të vitit ka pasur një fluks të madh të pacientëve në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor, si pasoj e gripozave të sezonit dimëror. Infektologu Ilir Tolaj, tha për RTK se është e natyrshme që tani kemi virusë të ndryshëm. Ai tha se janë disa lloje të virusve dhe ka Covid. Sipas tij, simptomat janë të ngjashme me rastet e covidit, apo edhe virusë të tjerë Infektologu Tolaj ka rekomanduar të mos përdoret shumë antibiotikët. “Me antibiotik nuk bën të ngutemi, por duhet të qëndrojmë në shtëpi, regjim shtrati etj”, theksoi ai.
Gjatë natës së mbrëmshme i gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshje shiu, ndërsa në zonat malore ka pasur reshje bore. Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se grupet e punës janë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës. Reshjet janë shoqëruar edhe me temperatura të ulëta. Sipas ARRSH-së, Në akset rrugore Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese, informon ARRSH, kanë vijuar punën pa ndërprerje. BoreShqiperi
Burrat e horoskopit që do t’ju tregojmë më poshtë janë të mirë dhe të këqij. Nëse një grua nuk i trajton siç duhet, atëherë ata do të nxjerrin në pah veten e tyre më të keqe. Pra, le të shohim kush janë zotërinjtë konkretë që një femër duhet të jetë e kujdesshme dhe të mos jetë shumë e relaksuar dhe komode! Akrepi Akrepi, para së gjithash, ju shikon, ju skanon fjalë për fjalë nga lart poshtë dhe është një kërcënim real për këdo që tradhton besimin e tyre. Instikti i tij nuk e mashtron aspak, sado që tjetri ta mohojë,…