Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Arrestohet kamarieri që i siguroi drogën këngëtarit britanik, Liam Payne, para se ai të humbte jetën tragjikisht në një hotel në Argjentinë, sipas raportimeve të mediave vendase. 24 vjeçari Braian Paiz është një nga pesë personat e akuzuar për vdekjen e yllit të popit dhe u urdhërua të paraqitej në gjykatë. Ish anëtari i grupit ‘One Direction’ vdiq pasi ra nga ballkoni i katit të tretë në hotelin Casa Sur në Buenos Aires më 16 tetor të vitit të kaluar. Paiz dhe një punonjës hoteli, Ezequiel Pereyra, u akuzuan për furnizim me drogë në dy raste – një vepër që…
Policia ka njoftuar se katër persona, tre burra dhe një grua, kanë sulmuar fizikisht gjashtë persona të tjerë, tri gra dhe tre burra, dje në rrugën “Shaban Bajraktari” në Pejë. Viktimat si pasojë e sulmet fizik kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq, janë arrestuar tre persona dhe një tjetër është në kërkim. “Raportohet se katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë sulmuar fizikisht gjashtë viktimat tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Si pasojë e sulmit fizik lëndime të rënda trupore kanë pësuar të gjithë viktimat të cilët janë dërguar në tretman mjekësor. Lidhur…
Loja me letra anonime shkaktoi diskutime brenda “BBVA”. Xumi ia dedikoi Eglit teksa ndër rreshta i shprehu dashurinë. Ndërsa po qëndron të dy të ulur jashtë, Xumi i thotë dhe njëherë Eglit se e ka përzemër si njeri dhe se do të dëshironte që dhe ajo ta kuptonte sesi ai e sheh atë realisht. Egli e vënë në siklet, i është përgjigjur duke i thënë se ata kanë ndjenja të ndryshme për njëri-tjetrin dhe se nuk dëshiron të ngarkohet me këtë histori pasi është shumë e ngarkuar emocionalisht. Ndër të tjera Xumi nuk heq dorë duke i thënë se do…
Janari 2025 shënon fillimin e një prove nga universi për disa njerëz, për shkak të Marsit retrogradë që krijon kushtet për një udhëtim me ulje ngritje. Hëna e Plotë në Gaforre më 13 janar do të na lejojë të reflektojmë se si të mbyllim disa kapituj të lidhur. Dashi Ky është një muaj për reflektim dhe rimbushje. Sigurohuni që të planifikoni përpara dhe të frenoni impulsivitetin tuaj ndërsa Marsi kalon në Gaforre më 6 janar. Merri gjërat ngadalë. Hëna e Plotë në Gaforre më 13 janar ju ndihmon të planifikoni lëvizje të reja. Sezoni i Ujorit fillon më 19 janar,…
Tragjedia e mbrëmshme te lumi Vardar, afër Shkupit ka tronditur vendin. Trupat e tri grave janë nxjerrë pa shenja jete nga lumi, pasi u aksidentuan dhe vetura e tyre doli nga rruga. Në veturë ka qenë edhe një person tjetër, familjar i viktimave – teksa fëmija që ndodhej po ashtu në veturë shpëtoi. Të enjten Maqedonia e Veriut u trondit nga aksidenti tragjik afër Shkupit, ku një veturë në të cilën ndodheshin pesë persona, doli nga rruga dhe ra në lumin Vardar. Katër persona humbën jetën si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa shpëtoi mrekullisht fëmija rreth moshës 5-vjeçare, raporton Gazeta…
Këngëtarja e njohur për publikun, Tayna, ka së fundmi ka folur për ndjenjat e saj dhe dashurinë. Në intervistën me Arbana Osmanin, ajo ka theksuar se nuk ka qenë kurrë e dashuruar, duke sqaruar se ka pasur ndjenja për dikë, por jo një dashuri të thellë dhe të përhershme. Këngëtarja ka shtuar se edhe pse është ende e re, fokusi i saj kryesor është te vetvetja, duke vlerësuar gjithnjë e më shumë kohën dhe energjinë që i kushton vetes me kalimin e viteve.
Një gjykatës ka urdhëruar që Donald Trump të dënohet më 10 janar për çështjen e parave që ka dyshohet se ka dhënë në këmbim të heshtjes. Vendimi pritet të jepet më pak se dy javë para se Trump të betohet si president, por gjykatësi i Nju Jorkut, Juan Merchan sinjalizoi se ai nuk do ta dënojë Trumpin me burg, me kusht ose gjobë, por në vend të kësaj do t’i japë një “lirim të pakushtëzua”. Presidenti i zgjedhur mund të paraqitet personalisht ose virtualisht për seancën dëgjimore. Trump është përpjekur të përdorë fitoren në zgjedhjet presidenciale për të pushuar çështjen…
Shumë njerëz e kanë të lidhur në mendjet e tyre kosin me periudhën e dietës ose si një zgjedhje ideale për diçka të lehtë gjatë natës. Sidoqoftë, këto nuk janë të vetmet dy. Përveç kalciumit dhe proteinave, një pjesë e kosit gjithashtu përmban të ashtuquajturat baktere “të mira” të cilat mbështesin funksionimin e duhur të zorrëve dhe sistemit imunitar, përmirësojnë tretjen dhe mbrojnë nga depresioni. Në fakt, sipas hulumtimeve përkatëse, ka disa arsye për të ngrënë kos. Shihni më poshtë tre prej tyre: Sipas disa studimeve, konsumi i rregullt i kosit dhe produkteve të qumështit me pak yndyrë mbron nga…
Këngëtari i njohur Skerdi ka dhënë një intervistë për Indeksonline ku ka zbuluar detaje nga jeta e tij profesionale. Ai ka pranuar se ka bllokuar disa persona në rrjetet sociale, por nuk ka preferuar të zbulojë emra, shkruan Indeksonline. Artisti ka folur edhe për “divën” ku sipas tij këtë nofkë e meriton Dafina Zeqiri.
Dy vajza të mitura janë zhdukur që nga data 1 janar, dhe deri më tani familjarët nuk dinë asgjë për to. Rastin në polici e ka paraqitur nëna e tyre. “Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.