Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se myftiu Naim Tërnava mbrëmë pas mesnatës ka hyrë në brendësi të Qabesë. Në njoftim thuhet se krerët e disa institucioneve të përzgjedhura me ftesë të ministrit të Haxhit, Tevfik Rebiah, po marrin pjesë në konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres. Njoftimi i plotë” “Myftiu Tërnava mbrëmë pas mesnatës hyri në brendësi të Qabesë Krerët e disa delegacioneve të përzgjedhura pjesëmarrës me ftesë të ministrit të Haxhit, z. Tevfik Rebiah, në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite, mbrëmë pas…
Alby ka lëne shtëpinë më te famshme prime-n e kaluar. Sot ajo i tha disa fjalë për të gjithë banorët. Ajo që preku ndjekësit ishin fjalët për Blerandon. Alby ia tha troç: “Blerando nuk je askush”
Në “Prime-n” e mbajtur natën e mbrëmshme Visar Dermaku i njohur me nofkën si Gani Gërmia ka kërkuar të dalë nga shtëpia. Arsyeja e kësaj kërkese ishte pasi sipas tij është i zhgënjyer. Ai do të qëndroj në ‘Secret Room’ për 24 orë dhe do të marr vendimin përfundimtar. Mirëpo, në rrjetet sociale ai po merr përkrahje të madhe nga fansat e tij por edhe nga fytyrat publike. Ishte këngëtari Gold Ag ai i cili ndau disa foto të Ganisë mbrëmë duke i thënë që mos të dorëzohet. “Mos lsho pe bablok, çmontomi” shkroi ai.
Moderatorja e njohur shqiptare Bora Zemani feston sot ditëlindjen dhe mbush 32-vjeç. Mesa duket, urimin e parë e ka marrë nga partneri i saj, Donald Veshaj. Ai ka postuar një foto të Borës në InstaStory, në të cilën ka shkruar: “Për ty botën”. Siç e do tradita çdo vit, ditëlindjen e moderatores, Donaldi dhe vëllezërit shkojnë për ta festuar në një vend malor me borë. Bora duket që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë edhe me Romeon i cili e ka uruar duke shkruar: Gëzuar ditëlindjen ‘my bro’!
Friends Call, një call center inovativ, ofron mundësi të shkëlqyera pune për ata që flasin gjuhën gjermane. Me një ambient fleksibil, staf të përkushtuar dhe kushte të mira të punës, Friends Call është destinacioni ideal për zhvillimin tuaj profesional. Ky artikull është një thirrje për ata që janë të përgatitur për një sfidë të re dhe janë të gatshëm të kontribuojnë në një ambient fleksibil dhe motivues. Friends Call po bën një investim të madh në zgjerimin e ekipit të saj në fushën e agjentëve të thirrjeve në gjuhën gjermane, në një kohë kur komunikimi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e…
Shumica e njerëzve janë të mendimit se gratë flasin shumë më tepër se burrat dhe tani kjo është vërtetuar shkencërisht. Shkencëtarët arritën në përfundime interesante që treguan se gratë thonë 20.000 fjalë në ditë, në krahasim me burrat që thonë rreth 7.000 fjalë. Hulumtimet kanë treguar se kjo është për shkak të një doze më të lartë të një proteine në tru te gratë e quajtur “Foxp2”. Hulumtuesit nga Universiteti i Maryland zbuluan se gratë kanë një dozë më të lartë të proteinës “Foxp2” në tru, e njohur edhe si “proteina e gjuhës”. Për shkak të kësaj, ato mësojnë të…
WhatsApp po nxjerr një opsion të ri që do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin vetë ngjyrën kryesore të aplikacionit për t’iu përshtatur shijeve të ndryshme të tyre. Kjo jo vetëm e bën aplikacionin të duket më estetik, por gjithashtu përmirëson aksesin për përdoruesit me dëmtime të shikimit ose preferenca specifike ngjyrash bazuar në komoditetin personal. Përditësimi për iOS ka një seksion të ri ku përdoruesit mund të zgjedhin ngjyrën kryesore të aplikacionit. Nga pesë ngjyra të ndryshme për të zgjedhur, përdoruesit mund të eksperimentojnë dhe të gjejnë atë që përputhet me preferencat e tyre.
Kafja mund të jetë mbështetja e çdokujt për të qëndruar vigjilent dhe produktivë gjatë ditës. Stimulon sistemin nervor të trupit dhe na ndihmon të përqëndrohemi më mirë. Sigurisht që ka edhe disa dobësi. Ata që konsumojnë shumë kafeinë mund të përjetojnë efekte anësore, duke përfshirë rrjedhën e mendimit dhe të folurit, dridhjet e muskujve, të përzierat, ankthin dhe pagjumësinë. Ndjenja e gatishmërisë pas një filxhani kafe mund të zgjasë deri në gjashtë orë, mesatarisht. Kjo është arsyeja pse koha kur e konsumojmë ka rëndësi gjithashtu. Pra, kur është koha më e mirë e ditës për të pirë kafe nëse doni…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Loredana i ka dhënë dy mesazhe banores së Big Brother VIP Kosova, Ilirianës. Ajo i ka uruar suksese në rolin e kapitenes si dhe që e ka atë si të preferuar. Ndër të tjera ia ka përmendur edhe ngjashmërinë që kanë me njëra-tjetrën. Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Përgjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material, i fokusuar në ecurinë e “Sfidës së Buxhetit”, me protagonistë kryesor, Blerandon dhe Shqipen të cilët këto tri ditë pushtuan TikTok-un pasi shiheshin shumë të afruar. Pavarësisht se publiku i sheh se të dy ndjenjë diçka për njëri-tjetrin, dyshja e ka mohuar këtë gjë. Ata thanë se gjithçka ishte në kuadër të lojës.