Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i ka vënë “zjarrin” rrjetit me disa foto provokuese nga dushi. Artistja ka guxuar dhe ka postuar në Instagram disa foto sensuale ku shfaqet nudo në dush. Në foton e parë shihet portreti i saj dhe duart jashtë në dritaren e banjos ndërsa në të dytë ajo shfaqet e fshehur duke treguar vetëm kokën me flokët e lagura. Ajo që shkaktoi më shumë reagime ishte fotoja e tretë dhe e katërt, në të cilën artistja shihet nudo me trupin gjithë shkumë duke i lënë pak vend imagjinatës. “Këtë vit qëllimi im është të…
Reperi i njohur nga Ferizaji Gramoz Aliu i njohur me emrin e tij artistik Mozzik ka vendosur të largohet nga mediat sociale. Mozzik ka treguar se do të mbyllë ‘Instagram-in’ për nje kohe të gjatë pa treguar ndonjë arsye. Ai ka njoftuar fansat përmes një postimi ku shprehet se “Kjo llogari do të jetë joaktive dhe private për një kohë të gjatë faleminderit për mirëkuptimin”.
Modelja kosovare, Santiana Maloku është një nga personazhet më të përfolur të këtij edicioni të Big Brother Vip Kosova2 Historia e jetës, ajo e dashurisë dhe marrëdhënia me Bucin, e kanë vendosur Santianen në qendër të vëmendjes. Santiana shpesh komentohet për linjat se seksuale. Atë gjithë kohen e kemi parë të grimosur dhe të rregulluar bukur. Mirëpo në disa fotografi të bëra në dush, Santiana po grim po duket goxha me ndryshe.
Shyhrete Behluli feston sot ditëlindjen e 62-të. Këngëtarja e njohur në dekada në estradën kosovare vazhdon të jetë aktive në këtë profesion. Së fundi Shyhretja ka realizuar disa duete me vajzën e saj, Ëngjëllushen. Këngëtarja është mjaft e pëlqyer edhe në rrjetet sociale duke u ndjekur nga 272 mijë fansa në Instagram.
Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri ka paralajmëruar projektin e saj më të ri. Përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka publikuar një pjesë të këngës së saj “Huti” që pritet të lansohet nesër rreth orës 18:00. Ndërkohë kujtojmë që Dafina më 25 janar do të publikojë edhe albumin e saj “The absolute Vol.1”. Ndërsa, kujtojmë se kënga e fundit e yllit të estradës ishte “My Love”. View this post on Instagram
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Edona është revoltuar ndaj Blerandos, pasi ky i fundit tha një fjali me spec. “Do t’iu qes të gjithve me rend nga BBVK. “Ti nuk i qet, i qet publiku, tu flejt po i qet ti, tu fol me ‘llutka’, ti je njëri i ulët. Kur kam qenë unë në këtë lojë, ti ke qenë bebe me pelena. Kam 12 vjet në showbiz”, ka thënë Edona. /GazetaSinjali/
Ka ndërruar jetë Amalija Knavs, nëna e Melania Trump. Ajo ishte 78 vjeç. Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar ish-zonja e parë e SHBA-së në Twitter. Për vdekjen e vjehrrës, ka reaguar edhe Donald Trump. “Me pikëllim të thellë ju njoftoj se nëna ime e dashur Amalija ka ndërruar jetë. Amalija Knavs ishte një grua e fortë, gjithmonë e hijshme, e ngrohtë dhe dinjitoze. Ajo ishte plotësisht e përkushtuar ndaj burrit, vajzave, nipit dhe dhëndrit. Do të na mungojë pa masë dhe do të vazhdojmë ta respektojmë dhe duam trashëgiminë e saj”, ka shkruar Melania. “Kjo është një…
Merr fund tmerri në një stacion televiziv në Ekuador, ku stafi u rrëmbye nga persona të armatosur të cilët kërcënonin gjithashtu se kishin me vete edhe bomba. Policia ekuadoriane bën me dije se më në fund arriti të lirojë të gjithë stafin e mbajtur peng të medias, si dhe ka arrestuar 13 persona. BBC raporton se dy punonjës të stafit janë plagosur gjatë ngjarjes. “Një kameraman u qëllua në këmbë dhe një tjetri iu thye krahu në sulm”, tha zëvendësdrejtori i lajmeve. Ndërkohë Agjencia e lajmeve AFP raporton se gjatë pengmarrjes dëgjoheshin të bërtitura “Mos qëlloni, ju lutem mos qëlloni”.…
Nëse vuani shpesh nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, mendoni për konsumimin e përditshëm të xhenxhefilit, duke filluar prej sot. Konsumimi i përditshëm i ginsengut gjatë vjeshtës dhe dimrit ka rezultuar të jetë i shkëlqyer në parandalimin e ftohjes, gripit dhe virusit respirator sincicitial (RSV), zbulojnë rezultatet e hulumtimit, të publikuara në revistën “Nutrients”. Për shkak se vaksinat kundër gripit dhe RSV-së ende nuk janë 100% efektive, studiuesit kanë vendosur ta hulumtojnë më detajisht efektin e ekstraktit të ginsengut të kuq, për të cilin tashmë është dëshmuar se e forcon imunitetin. “I japim edhe pa recetë” – Paratë në kuletë,…
Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë që pas zyrtarizmit të Ledion Liços si moderator i Big Brother VIP 3. Arbana e cila ka qenë edhe figura e këtij spektakli do të mungojë, ndërsa të shumtë kanë qenë reagimet e fansave të saj. Së fundmi, moderatorja u është përgjigjur reagimeve të fansave, duke shprehur bindjen se Ledioni do ta moderojë shkëlqyer spektaklin. Prezantuesja gjithashtu konfirmon rikthimin në ekran së shpejti.