Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Georgina Rodriguez ka marrë vëmendjen e fansave me paraqitje magjepsëse në Dubai. Ajo ka publikuar disa fotografi ku është shfaqur mjaftë joshëse teksa ka ekspozuar asetet e bujshme trupore. Atmosfera e ndriçuar dhe luksoze e natës e plotësoi shkëlqimin e saj, duke e bërë një ikonë të vërtetë mode.
Marrëdhënia në mes të aktorit Brad Pitt dhe të dashurës së tij, Ines de Ramon, është bërë më e afërt se kurrë, dhe disa burime kanë thënë se ajo e ka shtyrë aktorin ta përfundojë divorcin nga ish-bashkëshortja, Angelina Jolie. Pitt, 61 vjeç, dhe Ramon 32 vjeçe, që janë në lidhje që nga viti 2022, kanë pasur një periudhë të gjatë me vështirësitë që pati Pitt që nga vitit 2019, kur ai dhe Jolie u shpallën ligjërisht të ndarë. Megjithatë, aktorët, në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar arritën marrëveshje për çështjet e ndarjes pas një beteje të…
Mërgimtarët po vazhdojnë të presin me orë të tëra nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Në Merdarë, pritjet e mërgimtarëve janë prej dy orë e gjysh deri në tri orë, ndërsa pritje deri në një orë ka edhe në Jarinje. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë e gjysmë. Kurse, në pikat e tjera kufitare, pritjet më të gjata janë prej 3 deri në 15 minuta.
Ylli Dervishi, i njohur si Buci nga “Big Brother VIP Kosova”, dhe partnerja e tij Verona janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmi është bërë publik përmes rrjeteve sociale, ku çifti ka ndarë fotografi që tregojnë barkun e rrumbullakosur të Veronës. Ylli dhe Verona kanë qenë në qendër të vëmendjes që nga pjesëmarrja e Yllit në “Big Brother VIP Kosova”. Diferenca e moshës mes tyre është 15 vjet, me Yllin 39 vjeç dhe Veronën 24 vjeç. 
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, pati një shaka për Gresën. Zeka pati një propozim për Gresën. “Kur t’i bësh 55 vjet, meqenëse po të zgjedh për të folur do të martohemi bashkë, për të folur mua më ke”, u shpreh Milaimi.
Tenori i famshëm kosovar, Ramë Lahaj, shquhet si një prej artistëve më të suksesshëm jashtë trojeve shqiptare. Lahaj, së fundmi ka publikuar një fotografi në të cilën duket se gjendja shëndetësore i është përkeqësuar. Lahaj ka postuar një fotografi ku tregonë se është në Bari të Italisë, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë informacion tjetër.
Sami dhe Remzi Beqiri shërbejnë si zjarrëfikës në komunën e Mitrovicës për gati 25 vite. Vëllëzërit që ndiqen hapat e babait të tyre, tregojnë për sfidat me të cilat ballafaqohen në profesionin e tyre. Për IndeksOnline, ata rrëfejnë disa raste me të cilat janë ballafaquar ndër vite.
Si të mposhtim ankthin, sëmundjet dhe depresionin duke përdorur bimët. Problemet e shëndetit mendor janë më të shpeshta se sa mendojnë njerëzit. Gati 70% e amerikanëve marrin një lloj ilaçi pa recetë, gjysma tjetër marrin dy ose më shumë pilula me recetë, raporton “Daily Health Post”. Në një vit të caktuar, një në katër amerikanë përjetojnë një çrregullim të shëndetit mendor, siç është depresioni ose ankthi, duke i bërë antidepresantët recetën e dytë më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, shpjegon Dr. Jennifer St. Sauver. Fatkeqësisht, antidepresantët e përshkruar zakonisht si “Benzodiazepines” kanë efekte anësore serioze si: Ndryshimet e humorit…
Shumë janë të shqetësuar për HMPV, i njohur zyrtarisht si metapneumovirusi njerëzor, pas raportimeve për një shpërthim të ri virusi në Kinë. Postime të ndryshme në rrjete sociale paralajmërojnë se spitalet kineze po mbushen me pacientë që kanë kontraktuar HMPV dhe viruse të tjera, shumë prej të cilëve po përjetojnë simptoma të ngjashme me COVID-19. I zbuluar në 2001 në Holandë, HMPV është një virus sezonal që zakonisht shkakton infeksione të mushkërive. Ja çfarë dihet deri më tani për rritjen e infeksioneve HMPV në Kinë në janar 2025. Cili është shpërthimi i ri viral HMPV në Kinë? Përhapja e…
Ana dhe Kevini, u bënë një nga çiftet më të ndjekura në mediat sociale. Dyshja që bashkë u bënë përgjatë izolimit në Big Brother VIP Kosova, ndoshta po përjetojnë krizat e para në romancën e tyre. Aktualisht ata kanë fshirë imazhet e tyre ku pozuan së bashku, dhe nuk e ndjekin njëri-tjetrin po ashtu. Nuk dihet akoma nëse bëhet fjalë për diçka serioze, apo është thjesht një trik i tyre për të vendosur fokusin e publikut, mbi ta.