Author: G. R.

Një grua në Gjakovë ka raportuar në Polici se i është zhdukur vëllai. Sipas saj, i njëjti më 25 nëntor kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur në drejtim të Serbisë dhe se më nuk është kthyer e as nuk e di se ku gjendet. “Rr. Dëshmorët e Dujakës, Gjakovë 12.01.2024-15:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj që nga data 25.11.2023 ka dalë nga shtëpia dhe është nisur në drejtim të Serbisë dhe deri me tani nuk është kthyer dhe nuk ka njohuri se ku gjendet”, thuhet në raport.

Read More

Ndoshta nuk e keni ditur se në këmbët dhe duart tona ekzistojnë pika që lidhen me të gjitha organet vitale në trup. Duke i stimuluar këto pika ne u bëjmë masazh organeve të brendshme dhe e përmirësojmë qarkullimin e energjisë vitale nëpër to, dhe në këtë mënyrë jemi më të shëndetshëm dhe më vital. Dikur njerëzit ecnin këmbëzbathur nëpër bar, shkëmbinj dhe plazhe, dhe në këtë mënyrë akupresura zhvillohej në mënyrë natyrale. Çfarë është akupresura? Akupresura është sistemi i aplikimit të presionit në pjesë të caktuara të trupit për qëllime shërimi nga sëmundja dhe ruajtja e ekuilibrit optimal të të…

Read More

Indeksonline ka raportuar mbrëmë lidhur me një rast të neglizhencës ndaj një pacienti, i cili brenda një dite është endur sa në Prishtinë e sa në Ferizaj, pasi asnjëri spital i këtyre dy qyteteve nuk po i operonte këmbën e infektuar. Djali i pacientit ka rrëfyer për Indeksonline se babai i tij, që ka sëmundjen e diabetit dhe këmbën e infektuar, brenda ditës katër herë ka udhëtuar Ferizaj-QKUK-Ferizaj-QKUK për të gjetur trajtim shëndetësor. Ai ka thënë se neglizhenca e madhe e të dy spitaleve përveç se i ka lodhur, njëherazi edhe e ka rënduar gjendjen shëndetësore të të atit. “Prindin…

Read More

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka vendosur që vitin e ri 2024 ta nisë me një ndryshim drastik në pamjen e saj. Shkira ka habitur të gjithë ndjekësit në Tik Tok me vendimin për të prerë flokët me duart e saj. Personazhi i njohur televiziv ka shpjeguar se nuk dallohet për ndonjë flok të shëndetshëm dhe se ato që momentalisht ka, janë extensions. Kështu që moderatorja ka marrë një palë gërshërë dhe i ka prerë vetë flokët e saj, përpara pasqyrës, ndërkohë që komunikonte me ndjekësit e saj.

Read More

Nuk u paraprijnë të gjitha ndarjeve grindjet dhe tradhtitë. Megjithatë ekzistojnë disa tregues universalë që marrëdhënia juaj më nuk funksionon dhe që ka ardhur koha ta ndërprisni… Çdo gabim që vini re në fillim e tejkaloni me qetësi. Epo, do të vijë momenti kur kjo të ndodhë. Ja pesë indikatorët nga psikologu dr. William Doert, që tregojnë se jeni në një marrëdhënie të gabuar dhe që duhet të largoheni prej saj sa më shpejt të jetë e mundur. 1. Gjithnjë e më shumë mendoheni dhe i bëni llogaritë Nëse kohët e fundit gjithnjë e më shpesh po analizoni se sa…

Read More

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të prezantojë sot projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush” Prezantimi i këtij projekti do të bëhet në Sallën e Mediave në Komunën e Vjetër, me fillim nga ora 11:00. “Nesër, e shtunë, 13.01.2023, ora 11:00, në Sallën e Mediave në Komunën e Vjetër, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të prezantojë projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush””, thuhet në njoftim. Rruga “Xhorxh Bush” ishte mbyllur për qarkullim për disa javë, deri kur Rama kishte njoftuar se do të shndërrohej në shesh.

Read More

Pasi Lisa Bonet dorëzoi letrat e divorcit nga Jason Momoa dy vjet pasi çifti njoftoi se ishin ndarë, aktori hollivudian zbuloi se nuk kishte shtëpi. Ai ka shpjeguar për “Entertainment Tonight” se është duke punuar për dokumentarin “On the Roam” dhe për këtë arsye udhëton shumë. “Tani për tani nuk kam as shtëpi. Unë jetoj në rrugë”, tha ylli i “Aquaman”. Seriali i dokumentarëve me të cilin po punon ndjek takimet e tij me sipërmarrës, muzikantë dhe sportistë gjatë udhëtimeve në SHBA.

Read More

Mesazhi që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Serbi, duke paralajmëruar shitjen e raketave kundërtanke në Kosovë, është se Beogradi zyrtar nuk konsiderohet partner i besueshëm. Kështu tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Kurt Bassuener, hulumtues i latë në Këshillin për Demokratizim të Politikave me seli në Berlin. SHBA-ja njoftoi më 11 janar se ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 sistemeve kundërajrore Javelin, që prodhohen në SHBA. Departamenti amerikan i Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë se blerja e tyre do t’i kushtojë Kosovës 75 milionë dollarë. Tani kjo çështje është dërguar…

Read More

Sonte në Big Brother ka qenë nata e eleminit. Mes Shqipes, Bucit, Adrit e Ilirjanes dhe Lindës, publiku ka vendosur se shtëpinë duhet ta lë Linda. Linda ka qenë banore e shtëpisë që prej fillimit të edicionit të dytë të këtij formati.

Read More