Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës për herë të dytë brenda më pak e një muaji, duke lëshuar lavë në drejtim të një vendbanimi të afërt. Shpërthimi, pak para orës 8:00 të mëngjesit të dielën, ndodhi pas një sërë tërmetesh në afërsi të qytetit Grindavik, njoftoi Zyra Meteorologjike e Islandës. Banorët e këtij vendi u evakuuan gjatë natës, raportoi televizioni islandez RUV. “Lava po rrjedh disa qindra metra në veri të vendit, pra 400 deri në 500 metra”, tha Kristin Jonsdottir nga Zyra Meteorologjike e Islandës për televizionin RUV. “Lava po rrjedh drejt Grindvikut”, shtoi ai. Banorët e…
Bardhi është komentuar javët e fundmit që do të jetë banorë në shtëpinë më të madhe në Shqipëri. Por në natën e parë ai nuk hyri. Bardhi në orët e para të mëngjesit ndau një fotografi në Luizin, fituesin e vitit të kaluar në “Big Brother”. Duket se reperi ka zgjedhur të marrë leksione të mira para aventurës që po e pret në ditët në vazhdim.
Bota e kujdesit ndaj lëkurës është kaq e madhe dhe e larmishme. Me rregulla të vjetra, por edhe të reja që ndryshojnë dhe pasurohen kohë pas kohe, ka disa teori në lëmin e bukurisë që shpesh diskutohen nga dermatologët. Një ndër to: A mund të kombinohet vitamina C dhe retinoli? Si dy përbërës shumë të fuqishëm, vitamina C përdoret gjatë ditës falë vetive antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga faktorët mjedisorë si ndotja. Nga ana tjetër, retinoli duhet të përdoret në mbrëmje sepse mund të irritojë lëkurën nga rrezet UV. Vitamina C është e tretshme në ujë, ndërsa retinoli është…
Ervin Gonxhi, violinist, kompozitor, producent muzikor është banori që hyri mbrëmë në “Big Brother VIP”. Ai ka lindur në Tiranë në 30 mars 1985 dhe jeton në Tiranë me bashkëshorten dhe djalin. Violina ka qenë pasioni i tij që në një moshë fare të vogël dhe mund të quhet dashuria e jetës së tij. Falë talentit, përkushtimit dhe devotshmërisë, ka arritur të ketë një karrierë të suksesshme në këtë fushë dhe të jetë një ndër instrumentistët më të kërkuar në tregun muzikor por edhe në evente familjare. Ish-pjesëtar i grupit të mirënjohur muzikor “Threedots”, Ervini ka kompozuar hite për këngëtarët…
Banorja e edicionit të parë VIP, në Big Brother, aktorja e njohur Arjola Demiri tha se në muajin mars pritet të hyjë në banesën e dhuruar nga produksioni gjatë pjesëmarrjes në këtë spektakël. Demiri tha se vonesat kanë ndodhur për shkak të punimeve që janë bërë. “Është vonuar pak jemi me vonesë, por këtë mars pritet të hyjmë në shtëpi. Bebat janë bërë më të mëdhenj, se thonin bebat, bebat. Ka qenë një moment që unë nuk e kam pritur. Ky ishte një çmim jashtëzakonisht shumë i madh dhe një dhuratë e jashtëzakonshme nga Top Channel”, shtoi ajo.
Duke bërë gjumë të tepërt ose duke fjetur pak, meshkujt rrezikojnë fertilitetin! Në mesin e 790 çifteve studiuesit kanë gjetur se çiftet në të cilat meshkujt bënin gjumë më pak se 6 orë ose më shumë se 9 orë, kishte gjasa të reduktuara të shtatzënisë. Nëse marrim për pikë referimi – 8 orë gjumë si kohëzgjatjen ideale të të fjeturit, meshkujt që bëjnë gjumë më pak se 6 ose më shumë se 9 orë, kanë një rënie prej 42 për qind të fertilitetit të tyre. Shpjegimi hormonal është shumë i qartë. Testosteronet janë vendimtare për prodhimin e pasardhësve dhe shumica…
Një dritë në fund të tunelit”, kështu u pa njohja e pasaportës së Kosovës nga Spanja, pesë ditë më vonë pasi qytetarët e vendit ishin të lirë të udhëtonin nëpër Evropë pa viza. Ky vendim i Spanjës nga njohësit e politikës së jashtme shihet si fillim i zbutjes karshi qëndrimeve ndaj Kosovës. Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emruash Ujkani, njëherë edhe njohës i çështjeve të politikë së jashtme thotë se njohja e pasaportës nga ana e qeverisë spanjolle e zbut pak qëndrimin e Spanjës karshi Kosovës. “Njohja e pasaportës nga ana e qeverisë spanjolle është një akt shumë…
Binjakët e njohur, Donald dhe Romeo Veshaj përsëri u ndanë nga njëri-tjetri por me një arsyeje të njëjtë. Këtë herë Romeo u bashkua kastit të banorëve në “BBVA 3″. Donaldi përmes një postimi në Instagram tha se qenka shumë e vështirë të shohësh vëllain nga jashtë brenda shtëpisë së famshme. “Kam thënë gjithmonë që “Big Brother” është eksperienca me e vështirë që mund të përjetosh. Nuk e dija që të shohësh nga jashtë vëllain, gjysmën time, qenka shume më e vështirë. Suksese zemra ime!”, ka shkruar Donaldi. Kujtojmë që Donaldi dy vite më parë shkoi deri në finale por nuk…
Moderatoja Luana Vjollca vazhdon të mahnitë ndjekësit e saj në Instagram me imazhet që ajo publikon. Së fundmi, ajo ka bërë një ndryshim në pamjen e saj, duke prerë flokët shkurt. Bukuroshja ka marr sërish vëmendjen teksa ekspozon linjat trupore në një kostum të zi me shkëlqim të hapur tek gjoksi, dhe me flokët bionde të shkurta që i shkojnë shumë stilit të saj. Luana guxon shumë të bëjë eksperimente tek vetja, madje pëlqehen shumë nga publiku duke marr kështu komente pozitive.
Tavani i një restoranti në qytetin italian Pistoia, një qytet i vogël në Toskanë, u shemb mbi të ftuarit gjatë një ceremonie martese. Autoritetet italiane raportojnë se 35 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa pesë janë në gjendje kritike për jetën dhe janë dërguar në spitale. Mes personave të shtruar në spitalin e San Jacopo janë edhe dhëndri dhe nusja. Shembja ndodhi në sallën në katin e parë të ish-manastirit Giaccherino të shekullit të 15-të, i cili përdorej si restorant prej vitesh. Disa të ftuar tashmë ishin larguar nga festa, por rreth gjashtëdhjetë persona, kryesisht të rinj, mbetën në hapësirë…