Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Camila Cabello ndau një mesazh të fshehtë për fansat dhe ndjekësit e saj në një postim të ri në Instagram, të ngarkuar të shtunën mes thashethemeve për romancën me Drake. Krijuesja e hitit “Havana”, 26 vjeçe, e cila kohët e fundit kaloi kohë me shoqen e ngushtë Selena Gomez, veshi një ansambël elegant ndërsa pozonte brenda një vendparkimi të veturave. Këngëtarja përshkroi fotografitë: “Të vjen keq, zemër? Më sheh kështu kur të të lë”, shkruan DailyMail.
Në një atmosferë plot shkëlqim dhe pritje, filloi mbrëmjen e së shtunës (13 janar), edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”. Njëri ndër reality show-t më të ndjekur në vend hap dyert sërish për një aventurë që pritet të mbajë të lidhur para ekranit miliona shikues për muaj me radhë. Siç ka ndodhur në çdo hapje, edhe këtë vit, ceremonia hapëse ishte madhështore dhe premtuese për një sezon plot intrigë, emocion dhe natyrisht, surpriza. Në mbrëmjen e parë të BBVA, 18 personazhe të njohur të botës së spektaklit, televizionit, sportit dhe jo vetëm, u futën në shtëpinë më të…
Pajisjet me valë që transmetojnë të dhënat mbi nivelet e glukozës në gjak në telefonin celular personal, përdoren gjerësisht në Mbretërinë e Bashkuar nga ata që vuajnë prej diabetit të tipit 1. Por tashmë ato po tregtohen për të gjithë edhe për ata që nuk vuajnë nga diabeti. Prodhuesit e këtyre pajisjeve thonë se ato ndihmojnë në krijimin e zakoneve të mira të të ngrënit, por mjekët tërheqin vëmendjen duke theksuar se glukoza në gjak, nuk është i vetmi tregues i shëndetit të përgjithshëm. Kjo pajisje që ngjitet në krah është ndër gjeneratat e reja të pajisjeve qe monitorojne glukozës…
Mbi dhjetë persona janë lënduar të shtunën pasdite si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në fshatin Kçiq të Mitrovicës.Të lënduarit menjëherë janë sjellur për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, për shkak të djegieve që kanë pësuar nga zjarri. Nga të lënduarit katër janë duke u trajtuar në mjekim intensiv dhe gjendja e tyre vazhdon të jetë e rëndë.Kështu ka bërë të ditur doktoresha Agreta Gashi nga Klinika Intensive. “Në mjekim intensiv qendror janë duke u trajtuar katër pacientë. Gjendja e tyre është e rëndë pasi që kanë djegie në përqindje më të madhe”, ka…
Moderatorja e njohur Kiara Tito ka diçka për të thënë për sezonin e ri të Big Brother Vip Albania 3. Në një format të tillë, mori pjesë edhe vetë ajo, ku e gjeti dashurinë e jetës. “Pak orë na ndajnë nga eksperienca që ndryshoi jetën time dhe do të ndryshojë jetët e shumë konkurrentëve tjerë. Çfarë nostalgjie sonte, suksese të gjithë produksionit”, shkruan moderatorja. Kiara shprehet e sigurt se ky do të jetë një tjetër super edicion. Ndërsa konkurrentëve u ka thënë: “Kjo është një sfidë që jen vetëm njëherë në jetë dhe duhet shijuar në çdo moment, me shumë…
Larja e fytyrës është hapi i parë në një rutinë të mirë të kujdesit të lëkurës. Larja largon papastërtitë, vajin dhe ndotësit mjedisorë që grumbullohen në fytyrë gjatë ditës. Pse është e rëndësishme të lani fytyrën? Ju nuk kaloni asnjë ditë pa larë duart, apo jo? Njësoj duhet të jetë edhe me fytyrën! Pra, nuk duhet të kaloni asnjë ditë pa e larë atë. Në fund të fundit, ajo është e ekspozuar mjaftueshëm ndaj çdo ambienti dhe faktori të jashtëm. Grimi, smogu apo djersa janë kërcënim direkt për lëkurën dhe nëse ju i lini këto të grumbullohen, kjo shkakton pore…
Teksa ka shumë persona që e kanë përqafuar trupin e tyre duke i lënë qimet të rriten, ka të tjerë që duan të kenë lëkurë të butë dhe të depiluar. Depilimi me sheqer është metoda e bërë virale në TikTok dhe madje ka shumë SPA me këtë shërbim. Kjo mënyrë depilimi është shumë e vjetër dhe konsiderohet si opsioni më natyral dhe ekonomik për t’u depiluar. Shumë nga ata që e kanë provuar betohen se është shumë herë më pak e dhimbshme sesa të tjerat. Çfarë të duhet për ta realizuar? Sheqer, ujë dhe lëng limoni, janë tre përbërësit kryesorë…
Vëllai i Madh”, mëngjesin e sotëm i ka lëshuar Edonës këngën e saj, kështu duke e gëzuar tej mase banoren e cila e këndonte e kërcente duke buzëqeshur. Fans tjetër i këngës së saj ishte Lumbardhi, i cili u shpreh se kënga e Edonës i jep shumë energji pozitive. Fans tjetër i këngës së saj ishte Lumbardhi, i cili u shpreh se kënga e Edonës i jep shumë energji pozitive.
Disa qytetarë të Prishtinës kanë dalë në rrugën e transformuar në shesh, “Xhorxh Bush” për të protestuar në kërkim të hapjes së saj, një ditë pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama zbuloi projektin për shndërrimin e kësaj zone në bulevard. Protesta është thirrur nga faqja “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë” në Facebook, ku raportohen problemet e ndryshme të kryeqytetit. Rruga “Xhorxh Bush” është shndërruar në shesh për këmbësorë dhe vijon të jetë e mbyllur për autobusë dhe vetura. “Pas mbylljes së rrugës, kemi përballuar një problem të vazhdueshëm me trafikun dhe kollonat e gjata që kanë shkaktuar ndërprerje në qarkullim.…
Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës për herë të dytë brenda më pak e një muaji, duke lëshuar lavë në drejtim të një vendbanimi të afërt. Shpërthimi, pak para orës 8:00 të mëngjesit të dielën, ndodhi pas një sërë tërmetesh në afërsi të qytetit Grindavik, njoftoi Zyra Meteorologjike e Islandës. Banorët e këtij vendi u evakuuan gjatë natës, raportoi televizioni islandez RUV. “Lava po rrjedh disa qindra metra në veri të vendit, pra 400 deri në 500 metra”, tha Kristin Jonsdottir nga Zyra Meteorologjike e Islandës për televizionin RUV. “Lava po rrjedh drejt Grindvikut”, shtoi ai. Banorët e…