Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Kaltrina Fazliu-Shillova, e humbi betejën me një sëmundje të rëndë dhe vdiq të hënën në Prishtinë. Lajmin e bënë të ditur familjarët e saj. Bashkëshorti i saj, futbollisti Alban Shillova u shpreh i trishtuar me ndarjen nga jeta të gruas së tij. “Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë!”, tha ai në një njoftim në rrjetet sociale. Fazliu-Shillova dhe ish-sulmuesi i Prishtinës ishin të martuar qe gati gjashtë vjet dhe bashkë kishin një fëmijë. Ajo ishte mësimdhënëse e matematikës në një shkollë fillore në Fushë Kosovë. Drejtoria për Arsim në…
Sezoni i tretë i Big Brother VIP Albania ka filluar të shtunën. Pjesë e shtëpisë janë bërë 18 banorë, të cilët tashmë janë kryefjala e rrjeteve sociale. Një rritje të madhe ka pasur edhe llogaria e tyre në Instagram. Banori që kryeson listën është Romeo Veshaj me një rritje prej 7431 ndjekësish, nga ku vihet re që llogaria e tij është bërë private. Lista vijon si më poshtë: Romeo Veshaj – 7431 ndjekës Meriton Mjekiqi – 1803 ndjekës Vesa Smolica – 1204 ndjekës Roza Lati – 1107 ndjekës Rike Roçi – 643 ndjekës Heidi Baci – 625 ndjekës Ledjona Xheladinaj…
Një 41-vjeçar kosovar, i cili është banues në Kantonin e Luzernit është dënuar me 120 ditë me kusht. Kjo pasi i njëjti dyshohet që i maskuar si postier brenda një viti e gjysmë vodhi 50 pako postare me telefona të rinj celularë dhe më pas i shiti në Kosovë, raporton Tio.ch. Siç thuhet në një njoftim të ministrisë publike, 41-vjeçari do të duhet të paguajë edhe 1200 franga shpenzime gjyqësore. Vlera e mallit të vjedhur arrin në më shumë se 26 mijë franga.
Debati mes Bucit dhe Lumbardhit ka vazhduar edhe më tej. Buci i ka thënë Lumit që të mos ia dëgjojë më zërin që shet mend nëpër shtëpi. “Hera e fundit që të shoh t’u m’u shitë boss”, është shprehur Buci. “O Buc, o mashtrues”, i ka kthyer Lumi atij.
BBVA3 nisi maratonën e saj dhe audienca ka qenë e lartë ndaj Top Channel ka publikuar një artikull ku shkruan që përmes një studimi është zbuluar se “BBVA” po arrin një sukses të madh duke lënë në hije “BBVK”. TCH: Në një studim të fundit të kryer nga Terra Marketing, një agjenci e specializuar në marketing dhe analiza të të dhënave, është zbuluar një tendencë e re dhe tërheqëse në tregun e medias televizive në Kosovë: “Big Brother Albania” po arrin tashmë suksese të mëdha në tërheqjen e audiencës kosovare, duke lënë në hije edicionin lokal, “Big Brother Kosova”. Sigurisht…
Sean “Diddy” Combs do të mungojë në natën më të madhe në muzikë. Sean nuk do të marrë pjesë në Grammy 2024 – pavarësisht se është nominuar – mes pretendimeve se ai ka sulmuar se*sualisht disa gra, mund të konfirmojë Page Six. Combs është nominuar për albumin më të mirë progresiv R&B për projektin e tij të fundit, “The Love Album: Off the Grid”. Shfaqja e çmimeve është planifikuar të zhvillohet në Crypto.com Arena në Los Angeles më 4 shkurt. Problemet ligjore të Combs erdhën në krye në fund të vitit 2023 kur shumë gra e akuzuan atë për përdh*nim…
Këngëtari i njohur kosovar Yll Limani ka vendosur që ta sfidojë veten edhe në skijim. Në videon e publikuar në Instagram shihet se ai rrëzohet disa herë. Këtë e ka marr mjaftë me sportivitet duke sjellë momente qesharake për fansat. “Miremengjes… I lindur per kete sport, thoni cka t’doni… vec deri t’msohna ”, shkroi krahas postimit. View this post on Instagram
Në orët e para të mesnatës së 13 janarit ka rënë tërmet në Lushnjë, Shqipëri. Sipas mediave lokale, si pasojë ka ndërruar jetë një 18 vjeçar. Daniel Rika, nga fshati Çinar humbi jetën në përpjekje për të dalë nga banesa. Familjarët e të ndjerit shprehen se i riu nga paniku u rrëzua në momentin që tentoi të dilte jashtë banesës dhe pësoi atak kardiak. Ai mësohet se kishte probleme shëndetësore. “Ka qenë pak i sëmurë, ra tërmeti e ëma e zgjoi nga gjumi për të dalë jashtë, i ka rënë infarkt. Pas tërmetit e kanë ngritur djalin se ra tërmet dhe…
Mëngjesin e sotëm, banorët e Big Brother VIP Kosova, Edona dhe Blerando kanë përqeshur Bucin. Ai ishte i veshur me kostum banjoje, ndërsa Edona e komentonte se ai ka barkë të madh, e me atë veshje po i duket edhe më i madh. Ndërsa Blerando i thoshte se mos ta qeshi atë. E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Nga martesa te muaji i mjaltit, kuletat tona ndikohen gjithnjë për shkak të ndryshimeve. Jeni kuriozë të dini më shumë për epokën ku do të harxhoni më shumë para? Nëse keni planifikuar se me të kaluar të 20-at do të keni më shumë mundësi për të bërë para, gjërat mund t’ju dalin jashtë parashikimeve. Sipas një studimi të kryer nga kompania ClearScore, në moshë 31-vjeçare njerëzit shpenzojnë më shumë. Për studimin e tyre ata intervistuan 3000 njerëz, ku një pjesë e mirë e tyre kishte shpenzuar më shumë para në këtë moshë. Pse ndodh kështu? Në këtë moshë, shumica e…