Na Kontaktoni
Popular Posts
Autor: G. R.
Xheneta Fetahu po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Ish-finalistja e Big Bother Vip Kosova, se fundmi ka publikuar disa fotografi ku shfaqet duke pirë kafe në një lokal. Ajo nuk ka treguar se nga kush po shoqërohej, mirëpo përshkimi që ju ka bërë fotografive, ka nxitur dyshime që postimi është bërë me një arsye. “Dashuri e humbur… një kapitull që duhej thënë!”, ka qenë përshkimi që Xheneta bërë imazheve të publikuara. A është ku një mesazh i koduar për Gjestin, apo për dikë tjetër, këtë presim të na tregojë vet Xheneta.
KEDS njofton për punimet në rrjet për ditën e sotme në këto lokacione. Orari sipas rajoneve të Kosovës: Prishtinë Punime të domosdoshme për siguri të sistemit 1. Nga NS 220/35/10(20)[kV] Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Llausha (kodi: 14000013) nga ora 09:00 deri 14:00 Vendet: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Arsyeja: Mirëmbajtje Preventive. 2. Nga NS 35/10[kV] Koliqi do të ndërprehet: Dalja 10kV Grashtic Radashec (kodi: 14016001) nga ora 09:00 deri 14:00 Vendet: Grashtice, Radashec . Arsyeja: Mirëmbajtja Preventive. 3. Nga NS 220/35/10(20)[kV] Podujeva do të ndërprehet: LP 10kV J07 Podujeva 2 (kodi: 14000002) nga ora 10:30 deri 15:00 Vendet: Spitali, Kombinati,Bankosi dhe Sh.f. “Shaban…
Ish-boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, po përjeton një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij. Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ai ka ndarë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të vëllait të tij të madh, Ramiz Krasniqi. “Vëllai im i dashur, shoku im i jetës, figura ime atërore,” shkruan Luan me dhimbje, duke shprehur boshllëkun e thellë që ka lënë pas humbja e Ramizit – një dhimbje që, siç thotë ai, nuk mund të përshkruhet me fjalë. “Ti ishe dhe do të mbetesh gjithmonë një model për mua,” përfundon Luan mesazhin, duke e quajtur…
Reperi i njohur G Bani ka ndarë së fundmi një story në Instagram që ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e tij. Në fotografinë e postuar, ai shfaqi një vajzë por pa zbuluar identitetin e saj. “Jom dashuru prej asaj nate”, ishte mbishkrimi që e shoqëroi postimin e tij, ndërkohë që në sfond ishte kënga “Për Ty” nga Dafina Zeqiri.
Ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë përshkallëzuar ditët e fundit me shkëmbim zjarri, në një tjetër front – atë virtual – ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe Udhëheqësi Suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, kanë zhvilluar një “betejë” të re përmes rrjeteve sociale. Gjatë 24 orëve të fundit, të dy liderët kanë publikuar mesazhe të drejtpërdrejta dhe kërcënuese, duke rritur tonin në retorikën e tyre publike. Trump, përmes platformës së tij Truth Social, deklaroi të martën: “Kontroll i plotë dhe total mbi hapësirën ajrore të Iranit”. Në një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Khameneit, ai shkroi: “Ne e dimë saktësisht se ku…
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj pas një martese disa vjeçare vendosen t’i ndajnë rrugët me njëri tjetrin. Dikur, aktori kishte bërë një tatuazh mjaft të veçantë në trupin e tij dedikuar Xhensilës. Ai kishte shkruar “B – Xh”, që simbolizonte emrat e tyre, Besi dhe Xhensila. Por pas ndarjes duket se Besi ka vendosur ta ndryshojë këtë detaj personal. Ai ka mbuluar shkronjën “Xh” me ngjyrë të zezë, duke fshirë kështu edhe simbolikisht ish-partneren e tij nga trupi.
Transferimi i Florian Wirtz te Liverpool FC raportohet se është një punë e kryer. Por ylli i kampionatit të Gjermanisë nuk është i vetmi që është në qendër të vëmendjes në Angli. E dashura e tij Aaliyah, gjendet pothuajse përherë në stadium për të parë ndeshjet e Wirtzit, shpesh edhe pranë babait të futbollistit, Hans dhe pamja e saj po komentohet nga anglezët. Shumë nga fansat, influenceren po e konsiderojnë si gruan më të bukur në botë. Aaliyah ishte pjesëmarrëse e rregullt në Kampionatin Evropian 2024, ku festoi fitimin e Kupës DFB dhe Bundesligës me të dashurin e saj në…
Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer sulme ajrore në Iran gjatë natës, në ditën e gjashtë të ofensivës së saj të paprecedentë. Sipas një deklarate zyrtare, mbi 50 avionë kanë marrë pjesë në këtë operacion, duke goditur një objekt për prodhimin e centrifugave për uranium në kryeqytetin iranian, Teheran, si dhe disa fabrika armësh në rajone të ndryshme të Iranit, raporton BBC. “U goditën disa objekte për prodhimin e armëve, përfshirë edhe ato që prodhojnë materiale të papërpunuara dhe komponentë për ndërtimin e raketave sipërfaqe-sipërfaqe,” thuhet në njoftim. Ky është një ndër zhvillimet më serioze në përshkallëzimin e tensioneve…
Për ditën e sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat nëpër disa zona të vogla mund të shoqërohen me riga shiu. Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 29gradë Celsius
Policia kontrollon shtëpinë e një 24 vjeçari në Ferizaj, ia sekuestron dy armë Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka kontrolluar shtëpinë e N.M. 24 vjeç në fshatin Greme pas dyshimeve për posedim të paautorizuar të armëve. Atij i janë sekuestruar dy armë zjarri. “Hetimet paraprake kanë konfirmuar përfshirjen me armë zjarri në një video-inçizim të siguruar nga policia.” Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar armës” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.