Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Gresa Hoti, modelja e njohur shqiptare, po shijon pushimet në Bali të Indonezisë. Temperaturat e ngrohta atje kanë bërë që Gresa të mbushë valixhen për qëndrim disa ditor në një prej vendeve më të bukura mbi tokë. Gresa ka postuar disa fotografi nga pishina, ku shfaqet nudo. Në pah vihet bukuria e saj natyrale dhe trupi i formësuar.
Mëngjesi i sotëm në shtëpinë e Big Brother VIP ka nisur me debat për disa nga banorët. Egla dhe Françeska kanë pasur një tjetër përplasje mes tyre në oborr, teksa kanë marrë vëmendjen disa fjalë me të cilat Françeska ka krahasuar banoren. Egla: Disa njerëzve duhet t’u flasësh vetëm me gjuhën që janë mësuar, të kenë mbi supe, në gjuhën e dhunës.
Ndikuesja irakiane e mediave sociale Om Fahad është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së saj në Bagdad, sipas raporteve të mediave lokale. Sulmi ndodhi në lagjen lindore të kryeqytetit Zayne të premten. Ministria e Brendshme e Irakut konfirmoi në një deklaratë se një “grua e njohur në faqet e rrjeteve sociale” ishte vrarë nga “sulmues të panjohur”. Ai shtoi se një “ekip i specializuar pune” ishte krijuar për të hetuar rrethanat e vdekjes së saj. Fahad, emri i vërtetë i të cilit është Ghufran Saëadi, thuhet se u qëllua në makinën e saj nga një person i vetëm me një…
Dashi Këtë ditë të lindurit e kësaj shenje do të tregohen shumë të zgjuar për sa i përket përfshirjes në një projekt të ri. Ky projekt duket se do t’ju hajë shumë kohë. Nëse jeni ende në kërkim të personit me të cilin do të ndani jetën, yjet do të jenë mjaft favorizues për juve Demi Sot juve do të pranoni aftësitë e bashkëpunëtorëve tuaj duke i vëzhguar me shumë kujdes. Por ajo që duhet të keni parasysh është të mos i ngatërroni gjërat duke i dhënë shumë hapësirë. Nëse po jeton një marrëdhënie në çift, duhet të tregoheni të…
Blogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme. “S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës! Kam qenë partnerja e tij”, tha Sara e ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan”. Kujtojmë se Sara Hoxha dhe reperi i njohur prej muajsh flitet se i kanë dhënë fund romancës mes tyre, prej së cilës kanë edhe një vajzë.
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdites pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në zonat malore dhe përreth tyre, specifikisht zona jugore dhe juglindore. Sipas Meteo Kosova, do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 9 deri në 27 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22 gradë Celsius.
‘Vëllai i Madh’ i ka bërë një surprizë çiftit të vetëm në Shtëpi, Romeos dhe Heidit mbrëmjen e djeshme. Një suitë ku mund të kalonin disa orë relaksuese në qetësi larg banorëve të tjerë, duke kaluar momente romantike me njëri-tjetrin. Mirëpo nuk ka shkuar ashtu siç duhet pasi çifti vetëm kanë debatuar së bashku madje dhe mëngjesin e nisën me ironi ndaj njëri-tjetrit. Pasi dolën prej suitës, çifti bëri ‘paqe’ por u përball me një sërë akuzash teksa shumica e banorëve i janë drejtuar Romeos duke i thënë që ai nuk di të respektojë femrën e tij e kështu me…
Mjeku i Emergjencave të Manastirit dje në orën 18:30 në SPB Manastir ka raportuar se nga një kazino në një hotel në Manastir, pa shenja jete është sjellë tek ta N.K (62), shtetas i Greqisë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit do të dërgohet për obduksion.
Mesdita e sotme në “Big Brother Vip”, duket se i është dedikuar ironive dhe ngacmimeve mes banorëve. Teksa Erjola po merrte rreze dielli në oborr, Meritoni i thotë se po largohet prej tij, duke e ngacmuar. Duke iu përgjigjur, Erjola i tha se ajo nuk i largohet asnjeriu, por po shijon rrezet e diellit dhe nuk do të ndikohet nga fjalët e tij. Meriton: Ky është dallimi që unë tallem me ju, ajo ikën. Erjola: Se di rrezet e diellit më pengojnë që fjalët e tua të depërtojnë te unë, “kiss-kiss”. Meriton: Dy ditë që tallem me ju, ajo ikën.…
Festivali i njohur në SHBA, Coachella po përballet me një gjobë prej 28 mijë dollarësh nga autoritetet përkatëse pasi artistja e njohur e muzikës melankolike, Lana Del Rey ka shkelur një rregull. Performanca e artistes së hitit “Summertime Sadness” zgjati 13 minuta më shumë, duke bërë që për këtë kohëzgjatje të gjobitet festivali nga qyteti i Indio-s. Ndonëse 13 minuta mund të mos duken shumë, ka rregulla strikte që interpretuesit duhet t’u përmbahen kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e performancave të tyre.