Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Efi ka ripostuar në instastory një mesazh, i cili duket tepër domethënës dhe mesa duket reflekton jetën e saj së fundmi. “Nëse më shihni të lumtur, më lini rehat. E meritoj plotësisht!”-thuhet aty. Më tej, në status thuhet se “abonimi i pyetjeve ka mbaruar kur nuk isha mirë”. Me sa duket Efi po shijon një gjendje qetësie dhe rehatie me veten e saj.
Ditën e sotme çifti Luiz dhe Kiara morën dhuratën më të bukur në botë. Vajza e tyre, Luna, erdhi në jetë dhe ky lajm u bë me dije nga vetë çifti nëpërmjet një postimi në Instagram. Urimet e përzemërta kanë qenë të pafundme, si nga personazhe VIP, familjarë, dashamirës të çiftit etj. Një urim pak momente më parë ka ardhur dhe nga produksioni i ‘BBV’ të cilët nëpërmjet një postimi në Instagram shkruajnë: “Mirë se erdhe Luna Mari Ejlli! Shumë urime për Luizin dhe Kiarën nga ‘Big Brother Vip’.” Ajo çfarë u pa në këtë postim dhe ngriti dyshime ishte…
Një lajm i bukur ka ardhur nga këngëtarja ulqinake Hana Cakuli. Ajo është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin e ka ndarë vetë ajo, disa javë pas lindjes përmes një postimi në rrjete sociale. Krah të posalindurës, ajo është shprehur: “Fiona. 2.4.2024. Vajza ime e tretë”. View this post on Instagram
Artistët, Don Xhoni e Butrint Imeri njihen për miqësinë e tyre, ndër vite. Dyshja, së fundmi kanë qenë bashkë në Emiratet e Bashkuara Arabe, prej nga ku Butrinti njoftoi se po e xhiron video klipin e këngës në ardhje E nga shesh xhirimet, Don Xhoni ka publikuar fotografi të tijën e të Butrintit, por kishte edhe diçka për të shtuar – pos imazheve. “Thuni mashallah Allahu i rujt kta djem”, ka shkruar Don Xhoni. Mos dyshja po vijnë në bashkëpunim? Kjo nuk dihet akoma, gjithsesi nisur nga suksesi që kishin me këngën “Corason” (mbi 80 milionë klikime në YouTube), kënga…
Billie Eilish po fillon një turne botëror në mbështetje të albumit të saj të tretë, “Hit Me Hard and Soft”, i cili do të publikohet më 17 maj. Turneu i prodhuar nga Live Nation do të nisë në shtator në Quebec dhe do të vazhdojë në Amerikën e Veriut deri në dhjetor. Në shkurt 2025, Eilish do të godasë Australinë, e ndjekur nga Evropa, Britania e Madhe dhe Irlanda nga prilli deri në fund të korrikut. Biletat do të jenë në dispozicion për parashitje për mbajtësit e kartave American Express më 30 Prill, me parashitje shtesë gjatë gjithë javës. Biletat…
Reperi Getinjo duket se së fundmi i është përkushtuar leximit të librave religjioz mysliman. Një thënie fetare ylli i hitit “Pare” e ka ndarë edhe mbrëmë përmes një storie të Instagramit. “Lehtësimi ju vjen papritur, ashtu siç ju erdhi befas vuajtja. Mos u trishto”, ka shkruar Getinjo. Përndryshe, u bë kohë që kur Getinjo nuk ka sjellë diçka të re në muzikë – por pritjes do t’i vijë fundi së shpejti, pasi që ai dhe Mozzik pritet të publikojnë një album së bashku gjatë këtij viti.
Ditën e sotme erdhi në jetë Luna Ejlli, vajza e Kiarës dhe Luizit. Çifti publikoi një foto të bebushes, duke zbuluar vetëm dorën e saj. Postimi u mbush me komente urimi si dhe mori shumë pëlqime, duke kaluar shifrën e 100 mijë. Ndër urimet, ajo që ra më shumë në sy ishte e Arbana Osmanit, ish-moderatores së ‘Big Brother VIP Albania’. ‘Me jetë të gjatë e të lumtur Luna bashkë me ju’- shkruan Arbana. Mesa duket, raporti mes saj dhe çiftit Ejlli është i mirë dhe nuk ka asnjë hatërmbetje.
Ishte data 18 nëntor e vitit 2023 dhe në Basel kishte festë, pasi Përfaqësuesja e Zvicrës dhe e Kosovës po zbrisnin në fushë ku stadiumi St Jacob Park ishte i stërmbushur me tifozë, kryesisht shqiptarë. Përkundër shumë rasteve të Zvicrës, në fund ndeshja përfundoi baras 1-1, me Muhamet Hysenin që realizoi për t’i dhënë një pikë Dardanëve. Si shumë shqiptarë që kishin marrë rrugën për në Basel, njësoj kishte vepruar edhe Driton Sedaj një 40-vjeçar që jeton në qytetin Biel së bashku me djemtë e tij Luanin 13 vjeç dhe Florianin 10 sosh. Megjithatë 10-vjeçari Floriani një fans i madh…
Vajza 12-vjeçare e Beyoncé dhe Jay-Z, Blue Ivy Carter, ka siguruar punën e saj të parë si aktore në filmin e ardhshëm “Mufasa: The Lion King”. Blue Ivy shoqëroi nënën e saj në skenë në turneun botëror në 2023, duke u shfaqur si një nga kërcimtaret mbështetëse të Beyonce. Tani ajo do të nisë karrierën e saj të aktrimit. Blue Ivy Carter do të jetë zëri i vajzës së Simba dhe Nala, Kiara, në filmin e ri të Disney bazuar në ‘The Lion King’.
Mbi 230 mijë armë pa leje janë në duar të qytetarëve të Kosovës, llogarit Ministria e Punëve të Brendshme në vend. Shprehur ndryshe, çdo i shtati qytetar i Kosovës ka një armë pa leje. Policia thotë se, deri tashti këtë vit, ka konfiskuar 430 armë të tilla. Sipas të dhënave të saj, nga viti 2020 deri më 18 prill të këtij viti, janë ngritur 5.895 raste në gjykata lidhur me veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”. Ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë përpjekje të shtuara për konfiskimin e tyre, duke thënë…