Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Këtë fillim vit bujë të madhe në mediat rozë bëri një lëvizje e Xhulit dhe të dashurit të s Mirëpo, duket se mes tyre po ri ndezët mundësia për të qenë bashkë sërish. Duke hulumtuar në profilet e tyre shohim se Xhuli po e ndjek në Instagram Gertin ndërsa i njëjti akoma nuk e ka bërë këtë veprim.
Futbollisti i Bayer Leverkusenit dhe Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është votuar si “lojtari më i vlefshëm” për vitin 2024. Ai mposhti kundërshtarët, si: Kevin Fiala (hokey), Lara Heini (Hokey), Alina Muller (Hokey), Lia Ëalti (Futbolliste) dhe Manuel Zehnder (Hendboll). Lojtari shqiptar nuk ishte në ceremoni, por u inkuadrua “online” dhe falënderoi të gjithë. Ai tha fjalë të mëdha, duke thënë poashtu se nuk është fans i çmimeve individuale. “Dua t’i falënderoj të gjithë: ekipin tim, stafin, trajnerët e mi. Për të qenë i sinqertë nuk jam fans i madh i një çmimi individual. Sepse siç e thashë: suksesi…
Moderatorja e influencerja e njohur, Kiara Tito, ka befasuar ndjekësit me një gjest romantik dhe të veçantë. Ajo ka vendosur që t’i personalizojë tabelat e veturës së saj, duke vendosur emrin e bashkëshortit, këngëtarit Luiz Ejlli, shkruan Indeksonline. Në Instagram ka publikuar pamje të veturës së saj ku shkruaj emri “LUIZ”. Kujtojmë që çifti u bë i dashur për publikun pas pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother Vip Albania” dhe ende vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Është finalizuar operacioni policor i koduar “Bastet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Nga ky operacion u sekuestruan dy aparate celular dhe një shumë parash të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.M, 32 vjeç, pronari i lokalit si dhe M.M, 32 vjeç, kushurinjë me njëri-tjetrin
Gjermania po përballet me kushte të ashpra të motit dimëror, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në transportin ajror. Reshjet e dendura të dëborës dhe shiut kanë prekur veçanërisht fluturimet në vend, duke shkaktuar vonesa dhe anulime në disa aeroporte. Aeroporti i Frankfurtit anuloi 120 fluturime nga 1090 të planifikuara të dielën, për shkak të borës që mbuloi pistat. Po ashtu, aeroporti i Mynihut ka pasur kufizime, duke mbajtur vetëm një pistë në funksion.
Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka bërë të ditur se nesër do të zbulohet data e finales së këtij edicioni të spektaklit. Ky njoftim ka rritur kuriozitetin e publikut dhe të ndjekësve të programit, të cilët janë të etur të mësojnë se kur do të përfundojë gara emocionuese mes konkurrentëve VIP. Data e finales pritet të shpallet gjatë një prej episodeve të ardhshme të spektaklit.
Duket se aktorja e këngëtarja e njohur, Zendaya vendosi t’i tregojë botës se është fejuar me Tom Hollandin. Kjo pasi paraqitja e saj në “Golden Globes 2025” mori vëmendje mediatike. Ajo u shfaq me një unazë diamanti në gishtin e fejesës, teksa fansat filluan të spekulonin për një fejesë të mundshme të aktores. Zendaya, e nominuar për performancën më të mirë nga një aktore femër në një film muzikor ose komedi, mori pjesë në ceremoninë e çmimeve me një fustan magjepsës të personalizuar ngjyrë portokalli nga Louis Vuitton dhe këpucë në ngjyrë dhe teksturë të ngjashme
Lara Gut-Behrami është shpallur “Sporistja e vitit” në Zvicër nga “Sports Awards”. Kjo është hera e tretë që nusja e Kosovës, pra e ish-futbollistit të njohur shqiptar, Valon Behrami shpallet më e mira në Zvicër. Viti 2024 ishte i jashtëzakonshëm për Lara Gut-Behramin, e cila fitoi në tetë gara të Kupës së Botës. Ajo është numri një i Super-G. Në moshën 33-vjeçare, Lara Gut-Behrami është në formën më të mirë të mundshme.
Angelina Jolie shkëlqeu në tapetin e kuq të “Golden Globes”-it mbrëmjen e së dielës ku ishte në shoqërinë e vajzës së saj 19-vjeçare Zahara Jolie-Pitt. Të dyja kishin veshur veshje të Alexander McQueen. Aktorja shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan prej argjendi dhe rrjetë të zezë, me një desinj gjysmë transparent. Kur u pyet nga një gazetar i Variety-t nëse veshja e saj ishte e rehatshme, ajo thjesht u përgjigj: “Më shumë nga sa mendoni”. Zahara kishte veshur një fustan prej 9,900 dollarësh McQueen me lule qershie për të festuar momentin e madh të nënës së saj, raporton…
Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i frymëmarrjes, i identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV). Ky zhvillim ka mbushur spitalet, ka nxitur masa urgjente dhe ka ngjallur shqetësime te publiku për një shpërthim të ngjashëm me pandeminë e Covid-19. Lidhur me këtë rast ka reaguar dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë teksa e cilëson situatën si diçka jo emergjente. “Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka cilësuar situatën si një emergjencë globale shëndetësore, por rritja e rasteve ka shtyrë autoritetet të forcojnë sistemet e monitorimit. Sipas Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit, nëse një…