Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Të paktën 901 persona u ekzekutuan në Iran vitin e kaluar, duke përfshirë rreth 40 në një javë të vetme në dhjetor, sipas shefit të OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Türk. “Është thellësisht shqetësuese që përsëri shohim një rritje të numrit të njerëzve të dënuar me vdekje në Iran nga viti në vit. Është koha e fundit që Irani të ndalojë këtë valë gjithnjë në rritje të ekzekutimeve”, tha ai. Totali është më i larti i regjistruar në nëntë vjet dhe shënon një rritje prej 6% nga viti 2023, kur u ekzekutuan 853 persona. Shumica e ekzekutimeve ishin…
Vullneti i ka thënë Xuxit dhe Gresës që duke i reaguar kundër Drilonit po ia paketojnë fitoren në finalen e madhe të 24 Janarit. Sipas tij, ai po del si një djalë rezistues nga provokimet e Xuxit, ndaj nuk duhet t’ia ofrojnë këtë. “Jeni tu ja paketu se ai kurrgjë tjetër send nuk ka, kishe ai djali rezistues e që iu rezistom gjërave. Ai nuk kish bazë mos me pas dikë që i reziston”, u shpreh Vullneti. “Ai edhe mos me pas kurrgjë rrin o Vullnet, por ti ke të drejtë plotësisht”, tha Gresa.
Ish-presidenti, Hashim Thaçi është vetdeklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të drejtësisë. Pas ftesës së gjykatëses së procedurës paraprake në konferencën për ecurinë e çështjes më 17 dhjetor, Hashim Thaçi u deklarua lidhur me fajësinë në formë të shkruar më 6 janar 2025. Ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Ndryshe, Më 29 nëntor 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën dhe më pas lëshoi katër fletarrestime dhe një fletëthirrje. Ish-kreu i AKI-së Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj, Fadil Fazliu u arrestuan më 5 dhjetor në…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, ka ndezur spekulime në rrjet pas publikimit të një fotografie të fundit në Instagram. Në këtë imazh, fansat kanë vënë re një detaj të veçantë, duke ngritur dyshime se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël. E veshur ngushtë që thekson siluetën, disa ndjekës shkruanin se barku i saj duket pak më i rrumbullakosur se zakonisht.
Romanca aktorit Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit, nisi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 3″. Ata janë një prej çifteve më të dashura dhe më të komentuara nga publiku. Pas përfundimit të “BBV”, romanca e tyre vazhdoi dhe për pak kohë jashtë, mirëpo ata u ndanë për arsye që asnjëri prej tyre nuk i ndau me publikun. Dyshja nisi të mos ndiqeshin më në rrjete sociale, madje ‘zhdukën’ prej profilit të tyre të gjitha fotot e përbashkëta. Mesa duket ata i kanë dhënë nja shans të dytë njëri-tjetrit, dhe këtë gjë e tregon më së miri veprimi i tyre…
Ditëve të fundit, Kosova ka përjetuar disa dridhje të tokës me magnitudë të vogël, të cilat kanë ngritur pyetje mbi mundësinë e ndonjë rreziku më të madh. Sazan Guri, gjeolog, thotë se këto tërmete të vogla nuk janë shqetësuese. “Me këto tërmete kaq të vogla që ne i quajmë artificiale, që mund të jenë natyrore të tokës, nuk ka vend për shqetësim”. “Nuk mendoj se këto tërmete të vogla janë paralajmërim për diçka më të madhe. Ato nuk tregojnë gjë dhe zakonisht vijnë nga shkaqe njerëzore, si nxjerrja e naftës apo ujit nga toka”, tha ai në emisionin “Kosova Today”.…
Eliminimi i Gjestit ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale. Natën e mbrëmshme pas daljes nga shtëpia ai është filmuar duke thënë fjalinë e famshme të cilën e përdorte gjatë qëndrimit në shtëpi. “Ska puls, u kry çdo sen”, thotë ai teksa buzëqesh
Analizat laboratorike kanë konfirmuar tre rastet e para të gripit të shpendëve në qytetin e Vlorës, njoftoi Shërbimi Veterinar Shtetëror vendor. Drejtuesi i këtij shërbimi, Adila Kojdheli i tha Zërti të Amerikës se tre mostrat e dërguara për analiza nga tre shpendë të egër të gjetur të ngordhur në Plazhin e Vjetër të Vlorës dy ditë më parë rezultuan pozitiv me gripin e shpendëve. Zoti Kojdheli tha se pas shfaqjes së rasteve të para të gripit të shpendëve shërbimi veterinar do të monitoronte një hapësirë prej 10 kilometrash, për të gjurmuar raste të tjera të mundshme. Sipas tij, fermat e…
Dj Pm dhe Sarah Berisha janë ndër çiftet më të dashura për publikun. Ndonëse nuk publikojnë shpesh foto bashkë, kjo ndoshta përshkak të distancës…. A do të ketë dasëm këtë vit nga çifti simpatik, është dilema që po komentohet kaq shumë nga ndjekësit e tyre.
Pas avantazhit që kishte mbrëmë Leo, me të cilin nxorri jashtë Gjestin, publiku u trondit me zgjedhjen. Ndonëse ky i fundit e bëri si pasoj e lojës që iu bë Lelës, nga dy banorët e nominuar mbrëmë. Babai i Leos sot reagoj ashpër në rrjetin social Instagram kundër Oltës, e cila nuk u pajtua me vendimin e Leos. Në postimin më poshtë gjeni të bashkangjitur reagimin e plotë e për të cilin babai i banorit në fjal nuk kursej as ofendimet.