Author: G. R.

Gjesti, një prej artistëve më në zë për momentin, të hënën  u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”. Në një nominim kokë-me-kokë me Drilonin, Gjesti mori më shumë vota nga publiku për të ndërprerë garën e tij në këtë show. Por, pa u bërë 24 orë nga dalja e tij, Gjesti ka bërë rikthim në sojin e këtij spektakli, kësaj radhe në atë të Shqipërisë. Gjesti mbrëmë u prezantua si banori më i ri i “Big Brother VIP Albania” dhe kjo gjë shokoi të gjithë përcjellësit e këtij reality-show.

Read More

Sot do të kemi mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale lëvizin nga -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 7-12 gradë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Read More

Ka shkuar në 126 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që goditi ultësirat e Himalajeve mëngjesin e së martës, kanë bërë të ditur autoritetet kineze. Ndërkohë, të paktën 188 të tjerë janë të lënduar, raporton BBC. Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuar. Tërmetet janë të zakonshëm në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike, por tërmeti i së martës është një nga më vdekjeprurësit e Kinës në vitet e fundit.

Read More

Pika kufitare në Vërmicë është e vetmja pikë kufitare në të cilën aktualisht pritjet shkojnë nga 10 deri në 15 minuta dhe ka një kolonë rreth 60 metërshe, për dallim nga dita e djeshme kur pritjet në pikën kufitare në Merdare shkonin deri në 4 orë për të dalë nga Kosova e deri në 60 minuta te Dheu i Bardhë. Në këto pika kufitare pritjet si për të hyrë ashtu edhe për dalë nga Kosova nuk zgjasim më shumë se 3 deri në 5 minuta e këtë e tregon tabela e përditësuar pas orës 15:00 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim…

Read More

Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother VIP Kosova do të mbetet një natë e paharruar. Lidhur me atë që ka ndodhur mbrëmë, ka reaguar prezantuesi Alauadin Hamiti i cili tha se dyshja në ballafaqim, pra Gjesti-Drilon, nuk quhen humbës, pasi siç thotë ai, të dy dolën fitues – jo vetëm në lojë, por edhe në zemrat e publikut. Më tutje, ai thotë se Big Brother është më shumë sesa një garë – është një eksperiencë që sfidon banorët dhe sjell emocione të papritura, duke i bërë ata të lidhen me publikun në mënyrë unike. Më poshtë reagimi i plotë i…

Read More

Meta po braktis përdorimin e verifikimit të fakteve të palëve të treta në Facebook dhe Instagram dhe do ta zëvendësojë atë me “shënime të komunitetit” (të ngjashëm me atë të platformës X). Në një video të postuar nga kompania të martën, shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg tha se “është koha të rikthejmë lirinë e shprehjes së lirë”. Joel Kaplan, i cili mban postin e kreut të çështjeve globale të Metës, shprehet se “Shumë përmbajtje të padëmshme censurohen, shpesh herë është penguar shprehja e lirë”. Postimi i kompanisë tha se do të “zhbënte zvarritjen e misionit” të rregullave dhe politikave – duke theksuar…

Read More

Meka, qyteti më i shenjtë i Islamit, është goditur nga kushte ekstreme të motit. Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë lagje të tëra të përmbytura nga shiu i rëndë. Si pasojë raportohet se janë formuar zinxhirë njerëzorë për të shpëtuar fëmijët që ishin bllokuar nga përmbytjet në lagjen Al-Awali, në juglindje të Mekës. Në një tjetër video, një burrë është parë duke shkuar në ndihmë të një shoferi dorëzuesi, i cili ishte përmbysur nga uji i përmbytjeve dhe po luftonte të ngrihej.  

Read More

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e një aksidenti të rëndë që ndodhi mesnatën e së hënës në rrugën “Wesley Clark” në Prizren. Në video shihet qartë përplasja e tri veturave, duke shkaktuar lëndime trupore për katër persona dhe dëme të mëdha materiale. Sipas zëdhënësit të Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi, aksidenti ndodhi rreth orës 00:28.   “Bëhet fjalë për një aksident me lëndime dhe dëme materiale. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Stacioni Policor në Prizren”, tha ai. Gashi shtoi se personat e lënduar janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin kur automjetet përplasen me…

Read More