Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBVK”, Vivien Thano, ishte e ftuara e puntatës së sotme, në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”. E pyetur nga moderatorja e emisionit, Ester Bylyku nëse mban akoma kontakte me familjarët e ish-it të saj, Getinjos, ajo u shpreh se tani jo më. Pjesë nga intervista: Ester Bylyku: A mban kontakt me familjarët e ish-partnerit? Vivien Thano: Familjarët e afërt tani jo por pas ndarjes I kam mbajtur. Tani, ndoshta është një mesazh, ndoshta është ndonjë koment diçka me kushurinjtë e tij, por jo se është diçka që na dhemb të dyja palëve. Ester Bylyku: As me…
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është bërë apel për vozitësit që të shtojnë kujdesin në komunikacion. Sipas IHMK-së, java e ardhshme pritet të ketë temperatura tipike dimërore. “Ju këshillohet të tregoni kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të përshtatni automjetet me kushtet atmosferike. Java e ardhshme parashihet me temperaturat tipike dimërore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Policia ka raportuar se një burrë në Ferizaj ka raportuar se mbesa e tij është zhdukur dhe se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. “Rr. Bislim Rexhepi, Ferizaj 10.01.2025 – 10:25. Një mashkull kosovar, ka raportuar se mbesa e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
Gjykata Supreme do të dëgjojë këtë të premte argumentet e parashtruara nga palët, lidhur me një ligj që do të ndalonte ose detyronte shitjen e TikTok deri më 19 janar në Shtetet e Bashkuara, në një çështje që vendos përballë të drejtat e lirisë së fjalës dhe shqetësimet për sigurinë kombëtare lidhur me aplikacionin TikTok në pronësi të kompanisë kineze ByteDance. Kongresi i SHBA-së miratoi një legjislacion vitin e kaluar me mbështetje të gjerë nga të dyja partitë, i cili kërkon që kompania kineze ByteDance, pronarja e TikTok, të divestojë nga platforma sociale ose të përballet me ndalim për shkak…
Prej shumë vitesh Rozana Radi preferon që ta mbajë jetën e saj private sa më intime. Zgjedhja duket se është e partnerit të saj, që preferon mos të jetë pjesë e shtypit rozë. Megjithatë, çifti duket se nuk ka vetëm një lidhje të konsoliduar, por e kanë kurorëzuar dashurinë edhe në martesë. Një fakt të tillë e ka thënë vetë këngëtarja gjatë një debati në “Big Brother”. Duke debatuar me Gjestin, Rozana ka shpërthyer duke i thënë “me mua s’guxon ti”. Gjesti, i “shtyrë nga kureshtja”, ka pyetur këngëtaren se përse ai nuk mund të marrë një guxim të…
Stina e verës padyshim se karakteriozet me pemët dhe perimet që sjellë, një ndër ta është edhe shalqiri që ka shumë dobi për organizmin tonë. Ne ju sjellim disa nga të mirat e shalqirit për shëndetin: Lëngu i shalqirit lufton gurët në veshka dhe redukton inflamacionin Gurët në veshka dalin me urinimin dhe lëngu i shalqirit ju ndihmon për një urinim të shpeshtë dhe gjithashtu përbërësit e tij ndihmojën në tretjen dhe zvogëlimin e gurëve. Humbje peshe Citrulina që ndodhet në shalqi mund të ndihmojë në humbjen e peshës dhe fibra e gjetur në lëkurën e tij mund t’ju ndihmojë të…
Vullneti është përplasur me Sarën sërish për finalen dhe çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3. Ai u shpreh se Sara nuk mund të fitoj finalen vetëm pse është e bukur. “Çka po të vjen inati, nuk është konkurs bukurie – s’ka këtu për të bukur. Prime-t janë për të bukura e finalja jo. Shko bëhu e bukur e shkëlqe sonte dhe fito ‘Miss Albania’ kur të dalësh nga këtu”, u shpreh Vullneti. Sara në anën tjetër u shpreh se nuk e mban vetën për të bukur.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram gjendjen alarmante në Los Angeles pas zjarreve masive që kanë përfshirë zonën. Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka përshkruar kushtet e vështira të ajrit në qytet. “Ajri i LA sot: I trashë sa të pritet me thikë dhe mban erë sikur jetojmë brenda një oxhaku,” shkroi 35-vjeçarja, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi ku shfaqej me maskë. Artistja gjithashtu iu drejtua shqetësimeve të ndjekësve për gjendjen e saj dhe të shtëpisë së saj në Los Angeles, duke treguar se është dashur të përballojë…
Një avion i Delta Air Lines me më shumë se 200 persona në bord u evakuua në pistën e asfaltit në aeroportin e Atlantës të premten në mëngjes pasi një problem i motorit shkaktoi një ndërprerje të fluturimit, duke lënë katër persona të lënduar, thanë zyrtarët e linjës ajrore dhe të aeroportit. Pasagjerët u larguan nga Boeing 757 në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta në një mëngjes të pazakontë me dëborë. “Në ngritje, diçka shkoi keq dhe motori mori flakë”, tha James për CNN. “Duhej evakuimi urgjent i avionit.”
Boksieri Drilon Rama u shpall finalisti i parë i këtij edicioni. Sipas rezultateve të votimit të publikut, Rama u vlerësua si më i votuari, duke siguruar kështu kalimin në finale. Megjithatë, vendimi u pasua nga reagime të ashpra brenda shtëpisë së BBVK. Aktorja Gresa Gashi dhe këngëtari Naim Bunjaku, i njohur si Xuxi, shprehën pakënaqësi të hapur dhe dyshime mbi procesin e votimit. “E dinim edhe ai do të fitojë edhe natën e mirë. Ne po dalim”, tha Gresa me një ton të dëshpëruar, duke lënë të kuptohet se ndjen mungesë transparence në këtë edicion. Ndërkohë, Xuxi shkoi më tej…