Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Stilisti i njohur i flokëve Kastriot Lleshi I njohur si Kaci, ka pretendime të mëdha për jetën përfshirë këtu edhe karrierën. Kaci, në një intervistë për Indeksonline, ka shpalosur detaje nga përditshmëria e tij. Ka folur për punën por edhe për planet për të ardhmën. Ajo çka bie në sy, janë planet madhore të tija. Kaci do që pas 30 viteve të bëhet hiç më pak se mbret. Qe për çka e kemi fjalën. Ndiqeni intervistën më poshtë.
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Ganiu ka rrëfyer një histori që thotë se “familja e tij nuk e ka ditur”, dhe bëhet fjalë për periudhën e ditëve të fundit të jetës së vëllait të tij. Ai është shprehur se në atë periudhë ka qenë në depresion të thellë. “Kam rrejt që jam me xhirime, unë kam qenë me një depresion të thellë edhe kam qenë ndoshta edhe i palëvizshëm”, është shprehur ai.
Cardi B po ‘luftonte për jetën’ përpara performancës së saj në mbrëmjen e Vitit të Ri. 31-vjeçarja e cila kohët e fundit është ndarë nga bashkëshorti Offset, shkoi në Majami për një koncert në një hotel, por u tha fansave se ishte ndierë keq. Në një video në Instagram Story, të postuar para koncertit, ajo u tha 169 milionë fansave të saj: “Po luftoj për jetën time. Vërtet po e bëj”. “Unë jam shumë sëmurë dhe s’e kuptoj pse. Kur isha në Nju-Jork dilja me pulovra, gishtat e këmbës jashtë. Isha mirë”.
Kosovarët kudo që gjenden i janë gëzuar liberalizimit të vizave. Një bilboard gjigand ka pushtuar mbrëmë pak pas mesnate (ora lokale) sheshin “Time Square” në New York. Në bilboard janë shfaqur harta dhe flamuri i Republikës së Kosovës. Kjo nuk është hera e parë që shfaqen bilboarde të tilla. Para pak muajsh kjo kompani kishte sponsorizuar nja bilboard falënderues për Policinë e Kosovës.
Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa po kalon një vit të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime “Grammy” duke përfshirë këngën e vitit për “Dance The Night.” Këngëtarja ka reflektuar mbi vitin që lamë pas, duke përfshirë udhëtimin e saj të fundit në Indi. Në një postim në Instagram, Dua shkruajti: “Ndihem shumë me fat që e mbyll vitin tim këtu në Indi. Faleminderit të gjithë njerëzve të mrekullueshëm që na kanë dhënë kaq shumë dashuri, mirësi, mikpritje dhe bujari. Kjo përvojë ka qenë thellësisht domethënëse. Ndihem me fat që jam në dhe brenda magjisë me familjen…
Poseduesit e pasaportave të Kosovës duke filluar nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë drejt Zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtëra. Ambasada gjerman në Prishtinë në një njoftim ka treguar se, udhëtimi pa viza ju mundëson të udhëtoni pa vizë për qëndrime të shkurtra, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm. Ju mund të qëndroni deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore brenda zonës Shengen. Nëse udhëtoni disa…
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane është futur bashkë me Anita Haradinajn në shtëpinë e “Vëllait të Madh”. E derisa i ka përshëndetur, Mane pati edhe një mesazh hyrës për banorët – “Ju jeni kryefjala”, u ka thënë ai pos tjerash ‘nysave’. E ndërkohë Anita e ka ftuar Bledin t’i jap një përqafim, por ky i fundit pati një pyetje paraprakisht. “A po fle Ramushi apo është akoma zgjuar?”, ka pyetur Mane me shaka.
DASHI Dielli sundon 2024 dhe kjo do të thotë garanci për një vit të mbarë që në fillim. Ju pëlqen shumë Dielli. Asaj i pëlqen shumë karakteri juaj spontan, dëshira juaj për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të mos lejuar që mërzia t’ju ndalojë. Gjërat bëhen veçanërisht emocionuese nga 26 maji, kur Jupiteri zë një pozicion të favorshëm. Dhe ajo mban emrin premtues të “planetit të fatit”. Me ndihmën e saj, komunikimi juaj ndërpersonal do të përmirësohet. Do të bëni biznes më të mirë dhe do të jeni të pamposhtur në shitje. Plus, jeta juaj e dashurisë…
Edona sot ka folur me banorët e tjerë se çfarë do të bëjë nëse do të fitojë në Big Brother VIP Kosova 2. Ajo u tha një pjese të banorëve derisa ishin jashtë në oborr se do t’u ndihmojë fshatarëve të saj prej nga e ka prejardhjen ajo nga një fshat i Suharekës, por nuk e ka përmendur emrin. “Krejt katundit nëse fitoj do t’ua rregullojë nevojtoret, me 10 mijë euro ua rregulloj”, ka thënë Edona./
Kjo është dreka e fundit e vitit që sapo lëmë pas, e që gratë e burgosura po e shijojnë. Me të zbardhur dita, gratë e privuar nga liria në Qendrën Korrektuese në Lipjan u angazhuan në përgatitjen e bukës dhe gjërave të tjera që u nevojiten për kremtimin e një fillimi të mbarë të vitit 2024. Ani pse prapa grilave, këtë natë të ndërrimit të moteve, gratë të cilat po vijnë dënimin në Burgun e Lipjanit, përkujdesen që ambienti të duket festiv në natën e Vitit të Ri. Të mallëngjyera për familjarët, por edhe të penduara për veprimet e tyre…