Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Qytetarët e Kosovës nga 1 janari gëzojnë lirinë e lëvizjes, duke mundur të udhëtojnë në 32 shtete pa viza. Më 1 janar, udhëtuan për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët kishin fituar në kuizin e organizuar nga Qeveria e Kosovës. Në faqen e Integrimit Evropian të Kosovës janë publikuar disa pamje kur udhëtarët udhëtojnë pa viza drejt Vjenës. “Fillimi e një ëndrre: Shikoni momentin kur udhëtarët e parë me pasaporta të Kosovës nisen #paviza drejt Vjenës. Një hap i madh në rrugën drejt BE-së dhe aventurave të reja”, shkruan sipër videos së publikuar.
Një vaksinë kundër një virusi të zakonshëm të fëmijërisë mund të ulë shtrimet në spital me më shumë se 80 për qind, ka treguar hulumtimi. Provat e futjes së antitrupave sugjerojnë se mijëra foshnjave mund të kursehen nga udhëtimet në emergjencë me vështirësi në frymëmarrje të shkaktuara nga virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) çdo vit, përcjell klankosova.tv. Nirsevimab tashmë i është dhënë miratimi nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) në Britani, dhe mund të jetë pjesë e një vaksinimi kundër RSV duke filluar dimrin e ardhshëm, shkruan dailymail. Ekspertët sugjerojnë se shpërndarja e tij do…
Pesë persona që ishin në bordin e aeroplanit të rojës bregdetare kanë vdekur, ka raportuar BBC-ja, duke cituar ministrin japonez të Transportit. Transmetuesi shtetëror i Japonisë gjithashtu ka raportuar për rastin, duke thënë se piloti ka shpëtuar, por me lëndime të rënda trupore. Besohet se avioni i rojës bregdetare që po çonte ushqime në zonat e goditura nga tërmeti i së hënës u përplas me avionin e “Japan Airlines” që po ulej në pistë.
CNN e rëndit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve të vitit 2024. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në Facebook, teksa ka shpërndarë edhe artikullin e CNN shprehet se tashmë Shqipëria shihet si një model i zhvillimit të qëndrueshëm, midis bukurive të bregdetit, qendrave historike në Berat e Gjirokastër, kulturës dhe Parkut kombëtar të Vjosës. “2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë”, thekson më tej Rama.
Cristiano Ronaldo e ka gëzuar nënën e tij gjatë festave të fundvitit. Ylli portugez në fakt ia bëri një dhuratë speciale nënës së tij, Maria Dolores Aveiro. Sipas mediumit britanik “Daily Mail”, 38 vjeçari ia bleu asaj një veturë super-luksoze, Porsche Cayenne, e vlefshme 84 mijë euro.
Adri dhe Linda kanë biseduar pas spektaklit me Albën, ku në një moment Adri i ka thënë Albës se e pin cigaren. Duke i dëgjuar Linda është çuditur, mirëpo Alba nuk e ka pranuar se pi cigare.
Muajt e fundit, jeta personale e balerinës Isida Mollaymeri ka qenë mjaft e përfolur. Ishte vetë balerina që konfirmoi lidhjen e dashurisë. E ftuar së fundmi në “Living Room”, balerina zbuloi se do të kemi dasëm këtë vit. Unë çdo vite bëj listë. Kam shumë vite që e bëj këtë gjë. Dhe në fund fare bëj chek, çfarë kam realizuar dhe çfarë jo. Mendoj se është shumë mirë t’i vesh vetes objektiva.
Java e parë e Vitit të Ri nuk fillon me këmbën e djathtë, pasi në Vitin e Ri kemi Venusin në Shigjetar me Saturnin tek Peshqit, që vendos sërish kufizime dhe kufij në dashuri. Më 1 janar Mërkuri dhe Shigjetari, më në fund kthehen në rrugën e duhur, duke zgjidhur dhe duke i dhënë fund vuajtjeve dhe vonesave. Në të njëjtën ditë, Marsi kalon në Bricjap, duke ngjallur disa ose mërzitur të tjerë. Le të shohim se cilat do të jenë shenjat me fat dhe pafat të javës: SHENJAT ME MË SHUMË FAT Bricjapi dhe Demi i dhjetëditëshit të parë…
Faqja e internetit për Informacione për motin, Prishtina Weather, ka bërë të ditur se në natën e Vitit të Ri ka pasur ndotje enorme të ajrit. Sipas matjeve në regjistruara në stacionin e IHMK-së në qendër të qytetit, koncentrimet e grimcave PM10 ishin edhe për shtatë-fish më të larta nga ato normale, deri në 352 ug/m3 që u regjistruan në orën 2, e ato më të imta PM2.5 deri në 291ug/m3.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa nuk e ka ndërmend të ndalet duke ndryshuar pamjen e saj. Pasi solli në trend flokët me ngjyrë qershi, bukuroshja nga Prishtina ka vendosur që tani të kthehet në biondinë. Dua shfaqet me mjaftë stil, ndërsa ngjyra e re e flokëve i shkon tejet shumë fytyrës së saj natyrale. Ndryshe, javë më parë artistja e shumë hiteve ka lyer flokët me ngjyrë qershie duke sjell kështu një trend të ri, teksa nuk ka vonuar shume dhe disa nga fytyrat e njohura për publikun e ndoqën këtë trend./