Autor: G. R.

Beatrix Ramosaj ka kohë që është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është në Florida dhe ka publikuar disa fotografi nga një pompë derivatesh. E veshur me të zeza dhe me buzëqeshjen rrezatuese, ajo duket më bukur se kurrë.

Read More

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha të mërkurën se Irani po mbronte veten kundër sulmeve të paligjshme dhe “të çmendura” të Izraelit dhe asaj që ai e quajti “terrorizëm shtetëror”. Ai shtoi se vetëmbrojtja e Iranit ishte e natyrshme, ligjore dhe legjitime, shkruan Reuters. Duke folur para anëtarëve të Partisë së tij në pushtet, AK në parlament, Erdogan tha gjithashtu se Izraeli kishte sulmuar fqinjin e Turqisë, Iranin, pa pritur përfundimin e bisedimeve bërthamore midis Uashingtonit dhe Teheranit, duke shtuar se Ankaraja dëshironte të shihte çështjet të zgjidheshin përmes diplomacisë. Ai deklaroi se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një…

Read More

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të përmbahen nga çdo formë ndihme ushtarake direkte për Izraelin – madje edhe nga deklaratat spekulative në këtë drejtim. Deklarata u bë nga zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Ryabkov, për agjencinë ruse Interfax. “Shtetet e Bashkuara janë vazhdimisht në epiqendër të të gjitha proceseve. Të thuash se nuk janë përfshirë më herët dhe do të përfshihen tani – mendoj se kjo do të ishte e pasaktë”, deklaroi ai. Ai paralajmëroi ashpër kundër çdo ideje për përfshirje direkte ushtarake amerikane. “Është tjetër gjë çfarë ata konsiderojnë për sa i përket ndihmës…

Read More

Aktorja Gresa Pallaska është detyruar të ndërpresë xhirimet e projektit të saj të ri filmik për shkak të një viroze që e çoi në spital. Lajmin e bëri të ditur vetë përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet në shtrat me serum në dorë. “Bash kur nuk duhet, vjen. E unë i them mirësevjen. Jo se e du, po s’kom zgjidhje tjetër,” shkroi ajo me ironi. Në një moment aspak të përshtatshëm, aktorja është detyruar të ndërpresë angazhimet për shkak të një viroze, që e ka çuar drejt hospitalizimit.

Read More

Arta Fonda, një nënë nga Prishtina, ka zbuluar një padrejtësi që i është bërë nga institucionet e drejtësisë në Maqedonisë së Veriut. Sipas saj, para dy vjetësh gjykata e ndau nga dy fëmijët e saj, atëbotë 2 dhe 4 vjeç, dhe nga ajo kohë po kërkon të drejtën për të jetuar bashkë me fëmijë. “Ndonëse kam dëshmuar në çdo proces gjyqësor se jam një nënë me aftësi të plota, me dashuri të pakufishme dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme, fëmijët e mi më janë marrë padrejtësisht nga një sistem që shpesh vendos më shumë për interesa se për drejtësi. Sistem qe u…

Read More

Pesë qytetarët shqiptarë që ishin evakuuar nga Izraeli kanë mbërritur “shëndoshë e mirë” në Athinë, njoftoi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), përmes ambasadave të saj, ka ndjekur me vëmendje çdo hap të evakuimit të pesë shtetasve shqiptarë nga Izraeli. Ata mbërritën shëndoshë e mirë në Athinë, në orët e para të mëngjesit,” thuhet në njoftimin zyrtar. Po ashtu, Hasani bëri të ditur se tre prej tyre kanë vazhduar udhëtimin dhe tashmë gjenden në Tiranë. Një tjetër shtetas shqiptar do të kthehet në Shqipëri sonte në mbrëmje,…

Read More

Që nga përplasjet e tij me fituesin e “BBVA4”, Gjesti, Vserlo vazhdon të reagojë ashpër në rrjet. Së fundmi, ai ngriti dyshime se shikimet e këngëve të Gjestit janë të blera, duke publikuar një lajm se disa këngë të tij janë fshirë nga Youtube, pasi dyshohet se janë hakuar projektet muzikore. Në një postim ironik në InstaStory, Vserlo shkroi se “Youtube detekton shikimet e blera dhe i bllokon”, duke paralajmëruar artistët të mos blejnë më klikime. Pak ditë më parë, ai krahasoi shikueshmërinë e këngëve të Gjestit dhe Eglit me ato të Miley Cyrus dhe Beyonces, duke akuzuar se klikimet…

Read More

Kur bëhet fjalë për shëndetin afatgjatë, mjekja Amy Shah thotë se nuk është fanse e dietave. Ajo mbështet një qasje praktike ndaj të ushqyerit, bazuar në shkencë dhe atë që hamë çdo ditë. Shah dha disa këshilla për mënyrën se si e përdor ushqimin si një mjet për përqendrim më të mirë, më shumë energji dhe një humor më të qëndrueshëm, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv. Ja çfarë ha ajo rregullisht dhe pse: Kivi për gjumë dhe tretje më të mirë Një nga rutinat e saj të mbrëmjes përfshin – kivin. Jo vetëm sepse është freskues, por sepse, siç thotë ajo,…

Read More

Një përplasje e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e Gjykatës në Suharekë, ku një person ka sulmuar një tjetër me mjet të fortë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se të dy personat e përfshirë në incident ishin pjesëmarrës në një seancë gjyqësore. “Sot, më datë 18.06.2025, në orët e paradites, ndërsa ishit duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë. Të dy palët ishin të përfshira në një seancë gjyqësore. Policia është në vendngjarje…

Read More