Olivia Vinson, një grua 34-vjeçare nga Australia, ka thyer rekordin botëror për numrin më të madh të ngjitjeve (pull-ups) të kryera nga një grua brenda 24 orëve, duke arritur plot 7079 ngjitje.

Kjo shifër e jashtëzakonshme është pothuajse dyfishi i rekordit të mëparshëm, i vendosur në vitin 2021 nga Paula Gorlo me 4081 ngjitje.
Pas një periudhe trajnimi tre mujore, Vinson u detyrua ta ndërpresë përkohësisht përgatitjen për shkak të një dëmtimi në tendonin e bishtit. Por pas rikuperimit, ajo u rikthye dhe arriti të realizojë një mesatare prej pesë ngjitjesh në minutë, për 24 orë rresht.
Vinson u shpreh se kjo arritje i ka hapur një perspektivë të re mbi kufijtë personalë dhe fuqinë e vullnetit njerëzor.