Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar se ka arrestuar një femër serbe pasi që e njëjta përmes rrugëve alternative ka kaluar ilegalisht kufirin R. Serbisë –R. Kosovës, transmeton Infoline-News.
Sipas PK-së, e njëjta pas kontrollit mjekësor të virusit COVID -19, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,
Ndërsa, ky rast sipas policisë po vazhdon të hetohet.
Ky është raporti i Policisë së Kosovës:
Mitrovicë 08.05.2020-19:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Serbisë , pasi që e njëjta përmes rrugëve alternative ka kaluar ilegalisht kufirin R. Serbisë –R. Kosovës. E njëjta pas kontrollit mjekësor të virusit COVID -19, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet