Opinionistja e “Big Brother Vip Albania” Ori Nebiaj, e ftuar në Top Story, tha se arrestimi i Liam Osmanit, pak para hyrjes së tij në shtëpi ishte një “show” nga policia e shtetit.
Sipas saj, policia gjeti momentin dhe vendin e duhur, për të marrë vëmendje dhe për të shtuar ndjekësit në rrjetet sociale.
“U kërkua që të jenë më prezent të gjithë në rrjete sociale dhe morën vëmendjen maksimale. Momenti më i bukur, programi më i shikuar nga gjithë shqiptarët, në dy kanale “live” dhe morën vëmendjen maksimale. Shtojnë disa ‘followers’ në Instagram në Facebook, heqim vëmendje nga diku tjetër”, tha Ori Nebiaj.
Edhe Ferdinand Xhaferaj, nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, e aprovoi, duke thënë se “ i vetmi kriter i qeverisë është Facebook-u”.