Moderatori dhe këngëtari i njohur Ardit Gjebrea ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Anila Beko. Ai ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga avioni, duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për të.
“E ku më mirë se në qiell do ta festonim mesnatën e ditëlindjes tënde @anilabeko. Me siguri duhej të ishim më pranë Atit, për të cilin lutesh çdo ditë për të gjithë. Ndërsa ne lutemi sot për ty, që Perëndia të të japë një jetë sa më të gjatë, e plot gëzim! Je bekimi ynë!” – ka shkruar Gjebrea në postimin e tij.
Ky mesazh i ndjerë ka prekur ndjekësit e tij, të cilët kanë komentuar me urime dhe fjalë të bukura për Anilën. Çifti është prej vitesh një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar, duke ruajtur gjithmonë një marrëdhënie të fortë dhe të admiruar nga publiku.
Urimi i veçantë i Gjebreas tregon edhe njëherë lidhjen e tyre të ngushtë dhe vlerësimin e madh që ai ka për bashkëshorten e tij.