Të shumëta janë aktivitetet që po anulohen për shkak të përhapjes së koronavirusit në mbarë botën, shkruan infoline-news.
E një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi edhe me një koncert të Taynës, i cili ishte paraparë të mbahej sot në Norvegji, por që u anulua.
Në këtë koncert parashihej të merrnin pjesë edhe Shkurte Gashi, Robert Berisha dhe Labinot Gashi.
“Anulohet eventi nesër. Shihemi herën tjetër. Më falni dhe qëndroni të qetë”, ka shkruar Tayna.