Një burrë në Kentucky të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) i fitoi 50.000 dollarë në lotari, tre muaj pasi vajza e tij kishte kapur xhekpotin në vlerë prej 150.438 dollarëve.
Upi ka shkruar se William Fannin vendosi të blinte tiketën e lotarisë “Powerball” diku në rrugë të qytetit, por s’e kishte idenë se sa do të mund t’i fitonte.
Ai ka bërë të ditur se kur e kuptoi se ishte fatlumi, njoftoi familjen.
“I tregova asaj dhe e ftova të ulej. Ishte shume e ngazëllyer”, ka thënë amerikani.
Burri s’tregoi se ku do t’i shpenzojë dollarët e fituar.